
Raportimi që në orët e para pa kontekst krijon përshtypjen se njerëzit nuk dalin në votime. Rasti klasik kur krijon konfuzion duke thënë "të vërtetën"...
Në listat e votimit ka 3. 6 milionë zgjedhës!
Në Shqipëri banojnë 2.8 milionë banorë!
Në Shqipëri janë përafërisht 2.2 milionë votues!
Kur raportohet përqindja e pjesëmarrjes ajo i referohet listës së votuesve që përfshin edhe shqiptarët që janë jashtë.
Nëse deri më tani kanë marrë pjesë 30% do të thotë se kanë marrë pjesë afërsisht `1 milionë votues.
Nëse kjo përqindja do t’i referojnë votuesve që janë në Shqipëri, pjesëmarrja deri në këtë orë do të ishte afër 50%
Raportimi që në orët e para pa kontekst krijon përshtypjen se njerëzit nuk dalin në votime. Rasti klasik kur krijon konfuzion duke thënë "të vërtetën".
Nëse shifrat krahasohen me zgjedhjet e kaluara, raportimi merr më shumë kuptim.
Është e habitshme se pse raportimi i shifrës së pjesëmarrjes në çdo zgjedhje nuk kontekstualizohet me faktin që në Shqipëri ka më shumë votues se banorë.
Lini një Përgjigje