TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Korrik 2025, 14:25

Pas Thethit, vjen Valbona dhe Shiroka, Shqipëria e ‘Xanun’ del në shitje nga Rama

Shkruar nga Basir Çollaku

Pas Thethit vjen Valbona, Vlora, Saranda, Velipoja, Shiroka, çdo parcelë e lakmuar ende e pashitur nga Rama. Shpërdorimin e detyrës së KM publikisht, ku shihet se po ndodh shpesh, duhet ta konstatojë e hetojë SPAK.

Pas Thethit, vjen Valbona dhe Shiroka, Shqipëria e ‘Xanun’ del
Edi Rama në Theth

Gënjeshtrat e Ramës nuk njohin orar as vend. Thethianët nuk janë nga Thethi thotë gjatësia e tij. Ndërsa para kamerave kanë folur me dhjetëra banorë vendas të prekur nga sulmi qeveritar. Ai që po fsheh projektin e ortakëve në këtë histori është KM. Teksa thekson se nuk paskan prerë njeri në besë. Ajo çka e derdh si shpesh herë teprimin është përpjekja e Ramës për të personalizuar gjithçka.

Policia do na hetojë e gjejë kriminelët e fshehur në Theth. Cila polici?! Ajo që drejtonte kallashnikovin gati për qitje banorëve. Pastaj hetimi bëhet pas një kallëzimi dhe atë e drejton prokuroria. Ndaj sulmoi magjistraten Elsa Gjeli se kërkon terren të lirë për të ndërtuar alibinë sipas oreksit të tij. "Malësorët e rinj" nga Austria apo Arabia për tu dhënë pasaportën e maleve në Dukagjin e më pas në Valbonë i ka gjetur KM ndaj po vrapon të bëjë biznes e lajë borxhe. Sigurisht Kuvendi i malësorëve dhe mbështetja e priftërinjve të zonës nuk i ka shkuar për shtat të bëjë debat edhe klerin katolik. Ndonëse u çmend e tha të marroftë Zoti. Zoti di mirë se kush do japë hesap. Dhe ai nuk merr leje ndërtimi nga Rama.

As ka lobingje me koncesione e miliona dollarë për ti ndërruar mendjen. Siç thotë populli kur qenit i vjen ngordhja pshurr në derë të xhamisë. Zbarkimi sot në Vlorë gjoja për sekuestrim e bllokim duke kapërcyer e shkelur sërish ligjin është një sforcim për të thënë se nuk e kam vetëm me veriun. E kush sekuestron?! Gjykata? Kush kërkon sekuestro? Prokuroria. Atëherë KM me veprimet e thëna publikisht tregon se nuk llogarit asnjërën.! Është edhe prokuror edhe gjykatës?! Do bllokojë pallatet si në Tiranë shumëkatëshet pa leje të cilat më pas i pajisi me leje! Apo ndërtuesit ndryshuan sjellje natën?! Po si nuk e paska vënë re pallatin askush para zgjedhjeve?! Madje nuk dihej nëse në Bashkinë e Tiranës do të kishim zgjedhje tani apo pas dy vitesh! Përse kur të gjithë përcaktimet ligjore thonë ndryshe! Po e kanos diku Veliaj?! Jo jo. Më mirë kërkon të qëndrojë vetë kryebashkiak pasi një palë zgjedhje të vjedhura ende pa ikur masakra e 11 majit është tepër. Tropoja e Tirana me 10 e 5 muaj pa titullar të zgjedhur dëshmojnë shumë ligjshkelës duke përfshirë edhe Kryeministrin.

Por harresa i duhet të kontrollojë e të vendosë vetë për gjithçka. Duhet të dëshmojë dhunë për të mos reaguar askush kur tu ndajnë parcelat ortakëve të prenotuar. Pas Thethit vjen Valbona, Vlora, Saranda, Velipoja, Shiroka, çdo parcelë e lakmuar ende e pashitur nga Rama. Shpërdorimin e detyrës së KM publikisht, ku shihet se po ndodh shpesh, duhet ta konstatojë e hetojë SPAK. Por ata ngjajnë se janë pak të zënë. Për të shpëtuar nga i kapuri duhet me emergjencë një Kuvend Kombëtar dhe reagim kombëtar ekstrem jo fort demokratik por autoritar në proporcion me sojin e batërdisë së krijuar. Kuvend, jo ai gjoja i votuari sigurisht.

theth rama

Lini një Përgjigje