TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Prill 2025, 11:53

Injoranca e Belerit nuk e ndal dot projektin e Arbërisë klasike!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Injoranca e Belerit nuk e ndal dot projektin e Arbërisë klasike!

Greqia tani po shkon drejt një krize të përgjithshme ekonomiko-politike.

Çështja Beleri nuk i bën dot asgjë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por në të njëjtën kohë u tregon shqiptarëve drejtpërsëdrejti se cila është qeveria greke. Ja, ajo është: e keni dëgjuar injorancën Beleri kur flet? E pra, ai është misionar i qeverisë greke. Domethënë qeveria greke është ende në Shekullin e XIX. Një turp historik për të, është ky akt i saj.

Por, në fakt, grekët kanë kohë që janë kështu. Vërtiten kot dhe kanë frikë se mos vijë edhe pavarësia e Çamërisë. Janë pushtues të saj, prandaj.

Por Çamëria dhe vetë popullsia shqiptare e saj, do ta marrë të drejtën.

Greqia tani po shkon drejt një krize të përgjithshme ekonomiko-politike. Por ne shqiptarët duhet të jemi të informuar se tokat e Arbërisë dhe të arbrit shkojnë nga Janina e deri në Prevezë.

Shenjat janë që shqiptarët e Greqisë po presin historinë e tyre shqiptare, por Shqipëria ende nuk e ka një qeveri patriotike shqiptare që të ketë synimin për të shkuar drejt Arbërisë klasike, e cila u gjymtua nga fuqitë e mëdha.

Por ne jemi të sigurt se atje do shkojë shqiptaria, kjo tani nuk ka më dyshim. Historia tani e një kohën e Arbërisë dhe fuqinë qiellore të gjuhës shqipe. Njeh edhe dy shtetet shqiptare në Gadishullin Ilirik. Prandaj kuptohet se Çështja Shqiptare do të shkojë tek historia e saj e Arbërisë klasike.

Por pyetja është kjo: a e di politika amerikane që Arbëria klasike e mbretëreshës së famshme Teuta ka qenë një superfuqi?

Sigurisht që e di. Kurse shqiptarët po presin rigrupimin e tyre, sepse tani është e provuar se vetëm arbrit e kanë frenuar sllavizmin që të mos dyndej plotësisht në Evropë.

Po politika amerikane?

Prisni dhe shikoni me vëmendje rigrupimin territorial dhe etnik të Arbërisë klasike.

Historia kthehet gjithmonë tek e vërteta, kur popujt e kërkojnë me forcë të drejtën e tyre historike.

Lini një Përgjigje