TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Maj 2024, 18:25

Dy fjalë për “luftën”, për ata me shall të kuq dhe hipokritët me kollare që hanë “djathtas” e ju qan zemra majtas

Shkruar nga Myslim Murrizi

Dy fjalë për “luftën”, për ata me shall të

Njëlloj ndjej neveri e përçmim, edhe për çdo hipokrit me kollare apo me shall të kuq, që pas 8 dhjetorit 1990, e deri më sot, përkulet para atyre që vranë 8 mijë shqiptarë, e internuan, torturuan burgosën e dënuan, qindra mijëra të pafajshëm.

Meqenëse më çanë trapin disa komentues “parimor” spurdhjak FB që i ka tredhur nga trute e kokës komunizmi dhe akoma besojnë përrallat e “luftës heroike” të komunistave ose kanë frikë se mos ju nxjerr dikush qënien ish spiune sigurimi, po e postoj një sqarim me detaje dhe po publikoj dokumentat origjinale të marrë në arkivën e ish PPSH dhe komitetit qëndror të PSH sot arkiva e Shtetit

Librat dhe përrallat e debilëve apo servilëve të politikës edhe pas vitit 1990 janë një turp për çdo palaço enverist psiqik në shpirt që mund të hiqet edhe si mender i djatht apo antikomunist leshi, dhe janë letra për të fshirë menderen para fakteve historike dhe dokumentave që vetë partia komuniste ka arkivuar por që për popullin dhe për këlyshët e saj tregonte një histori mashtrimi me luftën, trimat dhe numrin e dëshmoreve.

Më kanë “humbur” dëshmorët e rrethit tim!!!

Dy fjalë për “luftën”, për “28 mijë dëshmorët”, për ata me shall të kuq dhe hipokritet me kollare që hanë “djathtas” e ju qan zemra majtas.

Them “djathtas” por në fakt në Shqipëri e gjithë politika pothuajse vjen nga e majta dhe PPSH.

Ata që nuk vijnë nga ajo tufë apo nuk kanë dalë nga ajo derë, shihen akoma si “armiq” e luftohen njëlloj politikisht, si deri në vitin 1990, por mungon pushkatimi fizik dhe internimi.

Së pari, unë nuk i përkas atij soji që krekosen para kamerave duke na thënë se ndjehen krenare pse janë bijë komunistësh.

Me sinqeritet e them, që ndjehem shumë krenar që nuk jam i lindur nga prindër komunistë.

Si njeri i lirë, si qytetarë dhe si demokratë, nuk ndjehem kurrë me “faj”, pse nuk kam patur babanë apo nënën komuniste, përkundrazi shumë i lumtur dhe i çlirët.

Më duket se vazhdon akoma një farë “krenarie” nga pasardhësit e komunistëve, se i kam parë jo rrallë kohët e fundit të mburren pse janë bijë komunistësh.

Dhe mendojnë akoma për pjesën tjetër që nuk e kanë këtë “fat”, se janë “armiq”, “ kulak” e të deklasuar me biografi të “keqe”.

Nisur nga faktet e pa kundërshtueshme, zyrtarë të historisë reale, jo të historisë së “partizanëve trima”.

Rezultojnë të vrarë në Shqipëri gjatë viteve të luftës pra 1939-29 nëntor 1944 gjithsej: 314 italianë dhe 123 gjermanë.

Këto shifra të konfirmuara edhe nga vetë ambasadat e shteteve Italiane dhe Gjermane.

Nëse dikush ka shifra të tjera, por jo nga ato të kinostudios ku një “partizan” tek filmi prita (sulo i shanikos), vrau njëminj gjerman, le t’i nxjerrë.

Nisur dhe nga libri i rrallë dhe i shkëlqyer i mikut tim z Erald Kapri “Sekretet e luftës”, doja të thoja dy fjalë, për të gjithë ato me shall të kuq, apo me kollare, që nxitojnë tek varrezat, çdo 5 maj, apo 28-29 nëntor, sipas kohës, me kurora në dorë.

Disa, se ua do puna e disa se me atë kurorë mbajnë vendin e punës.

Nuk kam asgjë me të ndjerët që realisht askush nuk e di ekzakt se sa kanë qenë?

Flas për ato që janë vrarë, pa vrarë asnjë shqiptarë.

Se për sojin e vrasësëve mercenarë e kriminelë që vranë e pushkatuan shqiptarë për karrigen e tyre nga viti 1941, dhe deri në vitin 1991, ndjej neveri e përbuzje.

Njëlloj ndjej neveri e përçmim, edhe për çdo hipokrit me kollare apo me shall të kuq, që pas 8 dhjetorit 1990, e deri më sot, përkulet para atyre që vranë 8 mijë shqiptarë, e internuan, torturuan burgosën e dënuan, qindra mijëra të pafajshëm.

Se deri më 8 dhjetor duhej të merrje “vizë”, për të vënë kurorë.

Shifrat flasin më shumë se qindra filma, e mijëra gënjeshtra e pallavra të thëna deri më sot.

Pra 314 italianë dhe 123 gjermanë bëjnë gjithsej 437 "armiq".

Këta 437 “armiq” na i paskan vrarë 28000 mijë partizanët tanë “trima”????

Po i bie që një "armik" të ketë vrarë 70 partizanë???

Po në histori na kanë thënë ndryshe????

Po këta paskan qene spurdhiakë jo trima.

Apo ja kanë futur kot me numrin????

Unë mendoj që aq “trima” sa kanë qenë partizanët tanë, patjetër që çdo partizan i ka vrarë të paktën dy armiq.

Flas për “partizanë” normal, se po të kenë qenë si “Sulo” i filmit Prita, duhet të kishin shuar të gjithë Gjermaninë!!!

Kështuqë ne duhet të kemi gjithsej 219 dëshmorë.

Po 27781 të tjerët ku në të semës i gjetën????

Shqipëria në 1944 ka qenë rreth 1 milion banorë, pra i bie që për çdo 36 banorë të ketë një dëshmore.

A mundet të jetë e vërtetë kjo shifër????

Shqipëria sot ka 5200 qendra votimi. I bie që për çdo qendër votimi të jenë vrarë 5.6 partizanë.

Sikur nuk dalin llogaritë??

Nejse, për rrethet e tjera që kanë qenë me partishmëri të lartë un nuk kam të drejtë të flas.

Por rrethi i Lushnjes ka 228 qendra votimi, dhe sipas kësaj llogarie duhet të ketë 1227 dëshmore.

A mi gjeni dot emrat????

Ftoj çdo qytetar të gjejë emrat e 5.6 dëshmorëve të qendrës së tij të votimit.

Ftoj çdo hipokrit, me shall të kuq apo kollare, të mos na shesë me hipokrizinë, si realitet.

Boll më me mashtrime ordinere.

Ju tregoni shqiptarëve që nuk janë si ju, e nuk ngjajnë me ju, të vërtetën e “luftës”.

dy fjalë për “luftën” myslym murrizi

Lini një Përgjigje