TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Maj 2024, 12:17

Lajmi kobshëm i vetë-sakrifikimit!

Shkruar nga Edmond Stojku

Lajmi kobshëm i vetë-sakrifikimit!

Zgjohuni njerëz!!!! Shikoni dëgjoni dhe kuptoni se çfarë po ndodh rreth jush sepse një ditë do ju përpijë të gjithëve sepse ktë model keni zgjedhur, prandaj ju paralajmëroj kujdesi për familjen, shoqërinë fillon nga kuptimi i ngjarjeve të këtij lloji për të bërë të mundur parandalimin e rrezikut final ku ne të gjithë si shoqëri kemi nisur në rrugëtimin e kobshëm symbyllur drejt greminave morale psikike e sociale...

Sot përjetuam një dhimbje të madhe nga lajmi kobshëm i vetë-sakrifikimit të një nëne sëbashku me tre fëmijët e saj të mitur (ëngjëj) duke u vetëmbytur në lumin e paqtë të Bunës?!!! 

Dhuna në familje është një problem i rëndë në shoqërinë shqiptare, dhe ndikon negativisht në jetën e fëmijëve tanë.

Le të hedhim një vështrim më të hollësishëm mbi këtë çështje:

Çfarë është dhuna në familje?

Dhuna në familje është një formë ekstreme e agresionit dhe përdorimit të forcës fizike për të lënduar, abuzuar, dëmtuar ose shkatërruar.

Ajo mund të përfshijë sulmin fizik, emocional, seksual, apo edhe vrasjen dhe në ktë rast, vetëvrasjen e shumëfishtë??!!! 

Në kontekstin e familjes, kjo ndodh ndër individët e një familjeje, ku një anëtar i familjes ushtron dhunë ndaj tjetrit dhe kjo ndodh rëndom në Shqipëri.

Format e dhunës në familje:

Dhuna fizike: Përfshin goditje, tërheqje të flokëve, përdorim të armëve, etj.

Dhuna emocionale: Përfshin fyerje, kërcënime, izolim emocional, etj.

Dhuna seksuale: Përfshin përdhunimin, abuzimin seksual,edhe ndërmjet bashkëshortëve mbështetur në logjikën arkaike të shrehjes ( paketa në tavolinë e gruaja në krevat s'pyeten)apo dhe detyrimin për t’u përfshirë në sjellje të papëlqyeshme.

Neglizhimi: Moskujdesja për nevojat themelore të fëmijëve, si ushqimi, veshja, edukimi, etj.

Ndikimi i dhunës në fëmijët:

Fëmijët që rriten në ambiente të dhunshme përjetojnë stres të madh dhe ndikim negativ në shëndetin emocional dhe fizik me pasoja të frikshme në të ardhmen e tyre në shoqëri!

Ata mund të zhvillojnë ankth, depresion, probleme të sjelljes, dhe ndikim të keq në performancën shkollore si dhe mundësinë perfekte për ti kthyer kta fëmijë në përbindësha social ashtu siç edhe janë trajtuar!

Dhuna në familje ndikon në formimin e personalitetit të fëmijëve dhe mund të ndikojë në marrëdhëniet e tyre të ardhshme, të cilat preferojnë të jenë problematike për shoqërinë dhe vetë individin.

Përpjekjet për të luftuar dhunën në familje:

Organizatat, institucionet lokale dhe ndërkombëtare, si UNICEF, punojnë për të ndërgjegjësuar shoqërinë dhe për të ndihmuar fëmijët që janë viktimat e dhunës por vetë shoqëria shqiptare rri indiferente dhe shteti as merr mundimin ta trajtojë si çështje, të dorës së parë?!

Programet edukative dhe trajnimet për prindërit dhe mësuesit janë thelbësore për të ndryshuar sjelljet dhe për të parandaluar dhunën në familje.

Ndërgjegjësimi i fëmijëve dhe të rinjve për të raportuar dhunën duhet të jetë norma ditore sociale. 

Si mundet sot, kjo ditë si në aspektin moral social mediatik e shtetëror të konsiderohet normale, dhe mediat ta paraqesin si një aksident të rëndomtë me titra poshtë lajmeve palaço të (rëndësishme ) ditore, kush bëri çfarë dhe dikush ishte diku apo dhe lajme rozë si psh Ajo i tha atij

Sot kjo ditë funebre me 4 viktima të dhunës barbare mesjetare duhet të shpallej ditë Zije kombëtare dhe tv e famshme shqiptare duhet të transmetonin muzikë funebre.

Jeta normale duhet të kish ndaluar së marruri frymë të paktën për një çast..

Zgjohuni njerëz!!!! Shikoni dëgjoni dhe kuptoni se çfarë po ndodh rreth jush sepse një ditë do ju përpijë të gjithëve sepse ktë model keni zgjedhur, prandaj ju paralajmëroj kujdesi për familjen, shoqërinë fillon nga kuptimi i ngjarjeve të këtij lloji për të bërë të mundur parandalimin e rrezikut final ku ne të gjithë si shoqëri kemi nisur në rrugëtimin e kobshëm symbyllur drejt greminave morale psikike e sociale...

Zoti i martë ëngjëjt e sotëm në gjirin e tij

Lini një Përgjigje