Të ç ‘ nderuar komunistë kudo që jeni e në çdo parti ku ju kanë shpërndarë,
A ka mundësi të mos na hapni më barkun e të mos na çani me trapin me mashtrime ordinere more të pa fytyrë!!!!!!!
Pse të mos jetë data 6-7 maj?
Pse të mos jetë data 9 maj që është edhe si dita e fitores së aleatëve dhe kapitullimi i Gjermanisë së Hitlerit.
Kush e caktoi datën 5 maj si Ditën e Dëshmorëve?
Pse n ë34 vjet mender demokraci respektohet si date përkujtimore një datë fallco e caktuar nga krimineli Enver hoxha dhe zagarët e tufës së tij vrastare?
Shqiptaret e parë që janë vrarë nga italianët janë Hamdi Dollani e Mujo Ulqinaku qysh në prill të vitit 1939, atëherë pse duhet 5 maj që u vra Qemal Stafa?
Apo pse Qemali ishte komunist dhe anëtare i partisë komuniste ndërsa Hamdiu dhe Mujo jo se në 1939 nuk e kishin krijuar partin komuniste jugosllavët?
Dhe kur vazhdoj të shoh akoma disa fundërrina me shall të kuq në qafe që shkojnë si “ veteran” lufte tek varrezat e disa qelbësira gazetar që shkruajnë për këta fundërrina me vjen t’iu pështyj në surrat.
Që të kesh qenë pjesë e ushtrisë partizane në lufte nga 8 nëntori 1941 deri ne 29 nëntor 1944, minimalja duhet të kesh qenë 16 vjeç në atë kohë e që sot duhet të jesh nga 96 vjeç deri në 99 vjeç.
Çdo pjesëmarrës në varreza dje që është nga 95 vjeç e poshtë, jo vetëm që nuk është veteran lufte por është një mashtrues fundërrinë, ordiner dhe fëlliqësirë i ndyrë komunist palaço.
Turp për çdo fëlliqësirë historian që akoma nuk guxon të thotë një fjale për mashtrimin hipokrit 80 vjeçar të numrit mashtrues të 28 mijë “dëshmorëve”, kur me dokumente të arshivës së vet PPSH janë rreth 1200 për të cilët shpreh respekt e mirënjohje si për çdo shqiptarë që ka dhënë jetën për Shqipërinë e që nuk ka lyer duart me gjak shqiptari.
Një sqarim për çdo mashtrues enverist që dërdëllis si historian por në fakt kanë qysh në 1945 që lehin si zagar për heronj imagjinare, dhe mashtrojnë si plehra për numrin e dëshmorëve.
Ftoj çdo spiun sigurimi dhe çdo këlysh të bllokqenëve të dalin nëpër studio me dokumenta konkrete siç janë këto dokumenta të marrë me arkivën e Shtetit ish arkiva e partisë komuniste, dhe jo të vazhdojnë të lehin si qen të hardisur duke mashtruar edhe sot 33 vjet pas rrëzimit të këtij sistemi bastard.
Fajin kryesor për mos rishikimin e historisë reale dhe bazuar në fakte konkrete e ka PD që në 13 vjet qeverisje nuk u mor asnjëherë seriozisht me këtë mashtrim ordiner por gjoja po bënte betejë për datën se kur ka ikur Gjermani i fundin nga Shqipëria me 28 apo 29 nëntor 1944.
Kjo nuk ka ndodhur sepse edhe ne PD ka pasur në 33 vjet plot komuniste, ish spiunë sigurimi dhe pinjollë të ish familjeve të regjimit që kurrë nuk guxuan tu tregojnë shqiptareve historinë reale.
Nga shteti italian dhe gjerman janë të konfirmuar që nga 7 prilli 1939 deri me 1 dhjetor 1944 janë vrarë dhe kanë vdekur gjithsej edhe nga sëmundjet 314 Italian dhe 123 gjerman.
Nga vetë partia komuniste në vitin 1946 pranohet që janë vrarë në lufte 1141 por nga mbledhja sipas tabelës dalin 1173 dëshmorë për të cilët nuk ka shqiptarë që nuk shpreh respekt e mirënjohje.
Në përpjekje për të mashtruar me numrin mistik 28 000 dëshmorë shihni brigadën Nr XXIV qe ka gjithsej 1000 partizan dhe thuhet që ka 1100 dëshmorë.
Nga kjo arkiva e partisë komuniste shihet se në 1944 kane qenë gjithsej rreth 20000 partizanë, atëherë ku dalin 28000 dëshmorë???
Nuk ka me turp për një popull qe ushqehet me mashtrime ordinere e që dhe sot ju thuhet fëmijëve nëpër shkolla se kemi patur 8000 dëshmorë më shumë se çkemi patur luftëtarë, pra partizanë.
Nuk ka më turp që si dëshmore llogariten vetëm këta ish komunistët dhe numërimi ose njohja e tyre fillon pas 5 majit 1942 kur vetë komunistët spiunuan për të vrarë Qemal Stafën kur në fakt lufta zyrtarisht ka filluar 3 vjet përpara qysh me 7 prill 1939 dhe aq sa njihet është vrarë i pari në Durrës Mujo Ulqinaku por ngaqë nuk ishte komunist se nuk ishte krijuar partia komuniste nuk e llogarisin si dëshmorë.
Po e mbyll edhe me një fakt tjetër që data e çlirimit te Skraparit është 5 shtator 1942 ndërsa Gjermani ka hyr në Shqipëri në qershor 1943, pra Skrapari është çliruar para se te hynte Gjermani.
Të ç ‘ nderuar komunistë kudo që jeni e në çdo parti ku ju kanë shpërndarë,
A ka mundësi të mos na hapni më barkun e të mos na çani me trapin me mashtrime ordinere more të pa fytyrë!!!!!!!
Lini një Përgjigje