
Një opozitë që mban si lider të vetmin komunist të mbetur në politikë në Europën Lindore. Me një retorikë dhe leksik të vjetëruar “antikomunist” pas 35 vjetësh, me demagogji komuniste si komunisti- antikomunist që tërheq zvarrë shqiptarët...
Edi Rama, ka 12 vjet në pushtet, me një qeveri skandale pas skandalesh te llahtarshme për korrupsion, dhe ka të sigurt mandatin e katërt dhe të pestë.
Pse ndodh kjo?
Kjo ndodh se përballë Ramës është një opozitë e konsumuar, e diskretituar, e korruptuar deri në fyt kur ka qenë në pushtet dhe vazhdon përfiton prej pushtetit te opozitës.
Një opozitë që mban si lider të vetmin komunist të mbetur në politikë në Europën Lindore. Me një retorikë dhe leksik të vjetëruar “antikomunist” pas 35 vjetësh, me demagogji komuniste si komunisti-antikomunist që tërheq zvarrë shqiptarët si litari i lënë jashtë komunist.
Njeri i akuzuar për korrupsion të lartë dhe minim të demokracisë nga State Department USA dhe Foreign Office England. Këtë nuk ka nevojë të na e thotë as Amerika dhe as Anglia, se e dinë shqiptarët më mirë. 1996, njeriu dhe partia që hapi rrugën e masakrës së zgjedhjeve. 1997, hapjen e depove të armëve, ku si rezultat u vranë 3000 shqiptarët dhe pasojat vazhdojnë dhe sot. Furnizimin e makinerisë vrastare të Millosheviçit me naftë, kur thyente embargon e OKB. Shpërthimin e Gërdecit, të biznesit të Zenit të babit, ku u vranë 26 qytetarë dhe miliona dollarë shkatërrime. Të vrarët para kryeministrisë së 21 Janarit.

Akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv janë si gjyqi i kafeve të Nexhmije Hoxhës.
Sali Berisha dhe shpura e tij e palaçove pa dinjtet dhe integritet, si vemje të një kufome politike për të siguruar një vend në Parlament, ka rezultuar në një neveri dhe urrejte për këtë opozitë që janë katandisur si vullnetarët e Enverit më 1991 nga enveristi i fundit Sali Ram Berisha.
Kjo është drama e shoqërisë shqiptare sot që do t'i lejojë Edi Ramës, një sundim të gjatë në pushtet.
Lini një Përgjigje