
Shqipëria e përtej horizontit të 2029-ës…
Pusht-shteti i zgjatur në kohështrirje dhe i rrënjëzuar në çdo hallkë funksionale të një shoqërie, e cila rreket prej 33 vitesh të demokratizohet dhe jo të demon-kratizohet si deri më tash, e pengon ose e ngadalëson shtet-bërjen si dhe oksigjenimin e tij me ide e praktika të reja më frutdhënëse në këtë proces të shtebërjes….
Duke ndjekur me kërshëri çfarë ndodhi në Asamblenë e Rilindjes në Durrës, dhe pas fjalimit “dritë e jetëdhënës të KM”, njëkohësisht edhe KP, mu rikujtua parulla e Kongresit të PPSH-së: “Tu qepemi kodrave e maleve dhe ti bëjmë ato pjellore si edhe fushat”…..
I përfunduam nga 23.06.2013 deri më sot ato 100 fshatrat turistikë, të propaganduara aq shumë e gjoja të mirëplanifikuara kryesisht në zonat fushore e kodrinore dhe tash do të intensifikojmë e jetësojmë platformën e turizmit malor e atë të aventurës…..
Sa mundësi ka sot industria turistike dhe sa mundësi do të ofrojë ajo në të ardhmen e afërt, për punësimin si dhe mbrothësimin e qëndrueshëm të Shqipërisë së këndej Drinit?!?!
Në 3D është e kollajshme të propagandohet diçka, por në realitetin 1D është mjaft sfiduese realizimi dhe funksionalizimi i asaj çka propagandohet..…
Nëse vetëm industria turistike do të ishte e mjaftë për të punësuar, ushqyer e mbrothësuar popullatën do mjaftonte të shihnim atë çka ndodh në Kroaci, vendin me vijën bregdetare më të gjatë në Detin Adriatik, me ishuj të shumtë, me një turizëm të mirëorganizuar që në kohën e RSF të Jugosllavisë së para 1990, vend i BE…..
Rinia dhe të mirëkualifikuarit aty vijojnë të largohen, sepse zhvillimi i vendit kurrë nuk mundet të jetë një-direksional, vetëm turistik….
Turizmi kërkon thuktazi harmonizimin me zhvillimin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore dhe jo vetëm të asaj tajarore/ajrore. Sa po vihet në efiçiencë Aeroporti i Kukësit?!
Në Spanjë ka ende Aeroporte e qytete fantazmë, për shkak të mos harmonizimit shumëdireksional të zhvillimit të industrisë turistike dhe ku, në një vend që thith aq shumë turistë gjithëvjetor, një vend me tre ditë diell më shumë se Shqipëria.
Mbështetja e zhvillimit të Industrisë Turistike kërkon një zhvillim intensiv të Bujqësisë dhe të Blegtorisë.
Turisti nuk vjen të ushqehet me produktet e importuara, sepse ato i ka në vendin nga vjen….Ai vjen se do të shijojë ato çka toka jonë prodhon si dhe mishin e produktet e tjera si qumësht, gjalpë, gjizë e djathë, të cilat blegtoria jonë u ofron.
Tash që kemi edhe NE “Akademi për barinjtë”, pritshmëria e turistëve për këto produkte është sigurisht edhe më e madhe.
Po me burimet njerëzore, të cilat do të menaxhojnë dhe do të shërbejnë në Industrinë Turistike ku jemi?!….
Ato nuk përgatiten me 3D apo 5D, por me në realitetin arsimor profesional 1D…..
Të ëndërrosh dhe të propogandosh diçka është njëra faqe e monedhës, POR ti realizosh ato është faqja tjetër e saj.
Vetëm duke qenë realistë, transparentë e bashkëpunues me të gjithë të interesuarit në zhvillimin e Industrisë Turistike, zgjohen shpresat për një Shqipëri reale të Prospertë, me mundësi punësimi e mbrothësimi në Atë-Dheun ku “u ka lerë koka” të atyre, që vijojnë të largohen prej saj si dhe tu ofrosh sadopak shpresë atyre të cilët janë thejqafuar udhëve të Botës, se një ditë ata do të mundet të rikthehen në vatrat e tyre amtare……
Me shuplakërrahësit e forumeve partiake, ekzekutive e parlamentare jemi të tejngopur nga “eunukllëku” i tyre ideor dhe debator…..
SHQIPËRIA është dhe do të mbetet e jona, e “Il poppolo Albanese”, i cili duhet patjetër të zgjohet nga gjumi letargjik, nëse ende e quan veten shqiptar dhe ti largohet për të mirën e tij dhe të vendit, delezimit e patronazhizmit të tashëm partiak.
Sa për opozitën e sotme, “ajo ka hallet e vulës së saj të humbur”, si dhe ruajtjen e karrigeve në Parla-pa-ment për titullarët e saj, dhe për sa kohë të vijojë kështu pak shpresë e mundësi i ofron vetes dhe popullit opozitar të lënë mënjanë prej kohësh prej saj.
Një opozitë e cila dakordësohet me mos ndryshimin e Kodit Zgjedhor, për t’i dhënë peshën dhe forcën e duhur, mekanizmit të vetëm ndryshues të një shoqërie demokratike sikundër është VOTA, tregon qartazi se ajo e ka mbyllur ciklin e saj socio-politik.
Opozita duhet të ringrihet dhe të riorganizohet, që horizontet e pas 2029-ës të kenë në skenë kryesisht forca të reja politike, të drejtuara nga individë jo “lugë ngrënës së çorbës së prishur” të këtyre 33 viteve Demon-Kraci të modelit klepto-korruptiv “Made in Albanistan”.
Sfida për pozicionimin e KM apo të disa Ministrave në vendet e para pas vendeve të listës së mbyllur, nuk përbën ndonjë risi sepse u provua në zgjedhjet e 2021 në Durrës.
Lista e një pjese të atyre të cilët u propozuan në forumet drejtuese të Rilindjes/ish-PS të 12.06.1991, më risjell ndërmend disa syresh të pas fitores së 23.06.2013, të cilët as vëndodhjen e Selisë së PS nuk e dinin kur u bënë deputetë apo u promovuan në strukturat drejtuese të saj a të ekzekutivit, dhe jo më të kishin kontribuar në sfidat ndërvite të saja, përfshirë edhe në zgjedhjet parlamentare të asaj kohe.
Together forever and ever!
Lini një Përgjigje