Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Stenaldo, ishte i ftuar në “Fan Club”, ku foli për herë të parë për ish-partneren e tij, duke ndarë detaje nga marrëdhënia e tyre.
Ai tregoi se lidhja kishte zgjatur rreth 7-8 muaj dhe se një nga vështirësitë kryesore ishte distanca, pasi jetonin në qytete të ndryshme. Sipas tij, megjithatë, ajo mbetet një nga përvojat më të bukura në jetën e tij.
“Është bukur të dashurosh. Lidhja ime ka qenë e gjatë, rreth 7-8 muaj. Ne ishim larg, por ajo ishte një vajzë shumë e bukur. Është një nga historitë më të bukura në jetën time, por jo e vetmja. Udhëtonim me tren për t’u takuar, sepse jetonim në qytete të ndryshme”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës, Stenaldo u pyet edhe për marrëdhënien me vëllain e tij. Ai theksoi se disa çështje mbeten personale dhe nuk preferon t’i ndajë publikisht, por shtoi se një takim mes tyre pritet të ndodhë së shpejti.
“Ka gjëra në jetën e gjithsecilit që janë të dhimbshme dhe duhet të mbeten private. Me Xhoelin do takohemi shumë shpejt dhe dua të kem një bisedë të gjatë me të”, tha ai.
Lini një Përgjigje