TAGS-AT E JAVËS

Kosova2026-05-16 13:00:00

Tensione në Akërni/ Mbi 100 protestues kundër ndërhyrjeve në pyllin e mbrojtur, shembin rrethimin e firmës

Shkruar nga Pamfleti
Tensione në Akërni/ Mbi 100 protestues kundër ndërhyrjeve
Foto nga protesta në Vlorë

Tensionet janë rritur në zonën e Hidrovorit të Akërnisë, ku mbi 100 protestues, aktivistë të shoqërisë civile dhe banorë lokalë janë mbledhur për të kundërshtuar punimet që po kryhen brenda pyllit të mbrojtur.

Një protestë është zhvilluar në zonën e Hidrovorit të Akërnisë, ku dhjetëra banorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dalë kundër punimeve që po kryhen brenda pyllit të mbrojtur.

Të mbledhur në hyrje të zonës, protestuesit kundërshtuan ndërhyrjet në territorin që konsiderohet pasuri natyrore dhe kërkuan pezullimin e menjëhershëm të projektit. Gjatë protestës, ata hoqën edhe rrethimin e vendosur nga kompania që po kryen punimet.

Banorët shprehen se çdo ndërhyrje në këtë zonë duhet të bëhet vetëm pas konsultimit publik dhe në përputhje me ligjin për mbrojtjen e mjedisit. Sipas tyre, mungesa e transparencës ka shtuar shqetësimet për dëmtimin e ekosistemit të pyllit.

Ndërkohë, në terren kanë qenë të pranishme edhe forcat e policisë, të cilat kanë monitoruar situatën gjatë zhvillimit të protestës.

proteste vlore banoret

Lini një Përgjigje