TAGS-AT E JAVËS

Politike2026-06-22 22:33:00

“Qeveria po përçan dhe bullizon protestuesit”, Dashamir Shehi radhit fitoret e tubimit

Shkruar nga Pamfleti
“Qeveria po përçan dhe bullizon protestuesit”, Dashamir
Ish-deputeti Dashamir Shehi

Ish-deputeti Dashamir Shehi ka vlerësuar me nota pozitive protestën qytetare që po zhvillohet prej 23 ditësh në Tiranë. Shehi u shpreh se qeveria po përpiqet të përçajë protestuesit, duke e lidhur me njerëz dhe rryma të caktuara, por ajo sipas tij mbetet pozitive.

Ai shtoi se pozitivja e  kësaj proteste është fakti që njerëzit arritën të thyejnë frikën, duke refuzuar 2 partitë e mëdha.

“E shikoj pozitivisht gjithë protestën, është protesta e parë që nuk e bëjnë partitë. E kam parë shumë pozitive që pas shumë viteve po del një gjë e re, qytetarë me një ide ndryshe, që duan të çajnë mes dy partive. Kjo është e reja e kësaj proteste. Ka pasur masivizim të madh nga kjo dëshirë të rikthehet një gjë e re. Aty mund të ketë shumë rryma, por realiteti është që qeveria po mundohet t’i përçajë, t’i bullizojë protestuesit. Gjithmonë në një protestë aq të madhe ka njerëz që mendojnë në forma të ndryshme. Rezultati është pozitiv, njerëzit thyejnë frikën. Këto janë fitore, e mediatizuan, e ndërkombëtarizuan”, tha Shehi në emisionin Now në Euronews Albania.

shehi protesta

Lini një Përgjigje