TAGS-AT E JAVËS

Politike2026-06-22 19:50:00

Nga kufizimi i mandatit të kryeministrit, te qeveria teknike, protestuesit me kërkesa të reja: Largimi i Ramës, kusht kyç

Shkruar nga Pamfleti

Nga kufizimi i mandatit të kryeministrit, te qeveria teknike, protestuesit

Protestuesit listojnë kërkesat e reja: Asnjë kryeministër mbi dy mandate

Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë bërë publike kërkesat e tyre të reja, të cilat u lexuan nga Dritan Goxhaj gjatë tubimit të zhvilluar në Tiranë.

Në emër të pjesëmarrësve, Goxhaj paraqiti një listë me kërkesa që, sipas organizatorëve, synojnë hapjen e një procesi të ri politik dhe institucional në vend.

Kërkesa e parë ishte dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkuan gjithashtu krijimin e një qeverie teknike me mandat njëvjeçar, e cila do të kishte si objektiv menaxhimin e tranzicionit politik dhe përgatitjen e reformave të nevojshme.

Mes kërkesave të tjera u përfshinë ndryshimet kushtetuese dhe rishikimi i Kodit Zgjedhor, me argumentin se sistemi aktual ka nevojë për reforma që garantojnë përfaqësim më të drejtë dhe transparencë më të madhe në proceset zgjedhore.

Protestuesit kërkuan gjithashtu kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, duke e konsideruar këtë si një masë për të shmangur përqendrimin e pushtetit në duart e një individi.

Një tjetër kërkesë ishte shfuqizimi i të ashtuquajturës “Paketë e Maleve”, ndërsa në fund u kërkua hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe institucioneve të shtetit.

Lista e plotë e kërkesave të protestuesve:

-Dorëheqja e panegocieshme e kryeministrit Edi Rama;
-Krijimi i një qeverie teknike me mandat 1-vjeçar;
-Ndryshime kushtetuese;
-Ndryshimi i Kodit Zgjedhor;
-Kufizimi i mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate;

-Anulimin e ndryshimeve për Zonat e Mbrojtura
-Shfuqizimi i Paketës së Maleve;
-Hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit.

protesta kerkesat

10 Komente

  1. T
    Tony

    Ky bisht kali qe gezohet e mburret kur tregon bemat e ushtrise Ruse ne Ukraine me diket se punon per sllavet. Ju lutem mbajeni sa me larg. Shikoni videot e tij ne retrospektive e do bindeni. Ka ca dite qe ka filluar ta dredhe. Mos is ndani dylbine.

    1. L
      Labi

      Ky Dritani ne nje emision deklsroj pse mos te mbrojme Iranin pasi musliman si ne jane.Mund ta gjeni ne ytube.

      1. T
        Tiranë

        Eshte mekate te devijoj protesta. Goxha eshte bolshevik. Mos lejoni tu manipulojnë bolshevike. Ku jane njerëzit e shkencës, artit e kulturës? Ku jane gazetaret patriot qe nuk u prijne protestuesve?! Ka 23 dite qe protestuesit mbushin rrugët me protesta, pse nuk u dalin ne ndihme patriotet e vertet. Apo, do te lejoni ramitet e salehet dhe klshet e tyre joshqiptar te sundojnë e te përçajnë kete vend e kete popull? Kujt po i frigoheni? Sllavomaqedones Ëi da Nikolles?

        1. Ky eshte nje ushtarak. Me vepra dhe korrekt.

          1. O
            Oksidenti

            Qenkan leshu kermat e ridhjerjes, njesoj si kryeidhjeri duke shpikur agjent iranian, rus, sllav e lloj lloj halesh.

            1. B
              Babloku

              Po ku e kan gjet kete filo ajatollahin we me te vertet per ti dhene narratives se rames mbeshtetje se eshte irani ne kete Mes. Ngrihet gjith dynjaja ne protest kunder kastes politike te vendit per ta zevendesuar me agjente te iranit

              1. x
                xhexhe

                Turp te keni per insinuata te pa baza.Une nuk e njoh personalisht,por e di se kur Kosova kishte nevoje u radhit ne UCK,babai i tij burre trim dhe i ndershem,po keshtu edhe familjaret tjere. Ai nuk po kerkon te zgjidhet ,thjesht po parashtron kerkesa.Lind pyetja a jane te drejta.Per keto tipa llafazane e vegla te sistemit nuk jane. Vazhdoni djem rrugen,sot na duhen patriote ,te ndershem,te pa perlyer me karriket e pushtetit. Kujdes mos u percani ne kerkesat e juaja dhe kujdes ne zgjedhjen e qeverise teknike,te jene te pa perlyer dhe te pa dyshuar per abuzime.Ne radhe te pare te ndershem,pastaj me mire edhe te mencur

                1. C
                  Carlo

                  Erdhen komentuesit e Tema edhe ktu Per ju te gjith ata qe sjan me Ramen jan bolshevik dhe agjent te huaj Ore morrracak po çfar ka ber ky palloshi qe tja japim voten prap, jo vetem ky por te gjirh duhet te japin llogari per demin qe i kan ber këtij populli Kush ka gabuar duhet te marri ate denim qe i takon

                  1. d
                    doktori i shurres se hysniut ne paris

                    o carlo edi cfar ka bere palloshi per 7 vjetet e fundit qe populli i jep voten, i ka ndrruar faqen vendit nga Kandahar ne nje vend qe shikon nje ndryshim te jashzakonshem , ne qytete, aeroporte, rruge me mire se Greqia, e merr pashaporten si njeri , cdo familje ka tani nga dy makina, mos harro jane ne qarkullim 1 miljon e 200 mij auto vetura me nje popullsi active per te ngar makinen sa numri i makinave, numri i llogarive bankare eshte 4 fishuar po ashtu dhe i kursimeve, nuk po flas per rrogat qe jane sa te italise, te gjithe ata qe ankohen jana ata qe se kan votuar kurre, sepse nuk u pelqen rregulli, dmth te paguash dritat, ujin, taxat, sigurimet shoqerore duke futur dhe doganieret qe tani e kane shume te veshtir te bejne korrupsion, sepse i Gjati njerzit nuk i rregullon dot por po rregullon sistemin, njesoj si ne perendim, kur ta marresh vesh ti do kesh perfunduar tek ejatullahet e salehes dhe albinovicit

                    1. A
                      Altin Prifti

                      I ka leshuar Rama gjithe bythlepiresit patronazhiste, qe te sulmojne Dritan Goxhaj,se na qenka me Iranin. Ai eshte patriot, sepse ka luftuar me UÇK dhe ka rrezikuar jeten per kombin shqiptar. Rama dhe kasta e tij e qelbur, jane armiqte e shqiptareve. Ata kane bere gjithçka qe te shpopullojne Shqiperine. Te zhvasin pronat më me vlere qe ka vendi dhe t'ua shesin armiqve te Shqiperise tokat e saj. Te vjedhin gjithe parate e shtetit shqiptar nepermjet PPP. Te marrin pronat e shqiptareve dhe t'ia japin vetes se tyre nepermjet ligjit te investitoreve strategjike. Ajo qe thote Dritan Goxhaj eshte mëse e vertete. SHBA dhe IZRAELI po bejne gjenocid ne Gaza. Kjo gje nuk mund te fshihet!!!!

                      Lini një Përgjigje