
In the terrible disaster, 62 others were seriously injured and maimed, two of whom never got back on their feet...
The Tragedy on the Mountain with Potholes! Thus, the serious event of February 6, 1981, where 11 military pedagogues and students lost their lives, during a winter training on the snowy mountain above Dajt, has already been recorded not only in the memory of the military. In its post-World War II history, the Albanian army has memorized this as the most serious event, with the largest number of victims and injured.

While decades have passed since then, public opinion has always spoken with reservations about the catastrophe that occurred during that demonstration, in very difficult weather and terrain conditions. In fact, at the time it happened, the official authorities categorically banned the broadcasting of the news in the media of the time. For years, the event was shrouded in a kind of mystery and in no case, during the communist period, was there any official ceremony held for it, except for the annual meeting of the victims' families at the scene and the commemoration of their contemporaries in the premises of the Military Academy. Only after the '90s, the victims of the Mali me Gropat avalanche were declared "Martyrs of the Homeland" and the survivors were decorated with various medals. “Pamlet” brings a complete profile of what was experienced on that cold February day among the students of the Officers' College, suddenly struck by a powerful avalanche that swallowed about 150 of them in just a few seconds. The event unfolds, moment by moment, in the narrative of four witnesses, who were more than just such among the main protagonists of the exemplary organization, which made it possible to limit the victims and consequences of that extraordinary catastrophe to the maximum extent possible…
Bashkim Lika: The first avalanche took away more than half of the convoy
The man who recounts the first moments of that surprise attack is one of the former physical training teachers, who that day led the march of the two sub-units. He was right in the center of the avalanche and saw with his own eyes the whole “thing”, as he says “that swept away, in the blink of an eye, almost the entire long column of students climbing Micek”. As he retells the event, Bashkim Lika cannot contain the pain and from time to time he cries out as if from an internal injury, which is precisely related to the unexpected tragedy of that frosty beginning of February. His story begins with the chronology of that mountaineering demonstration on the snow-laden peaks...
“Ishte mëngjesi i 6 shkurtit i vitit 1981. Ishte një ditë e ftohtë dhe me erë të rrëmbyeshme. Me 12 toga, që kishin në përbërjen e tyre 204 studentë, atë ditë do të përpunonim ngjitjen malore me elementë të alpinizmit, në një terren të thyer dhe me trashësi të madhe bore. Nisja ishte e zakonshme, si në të gjitha ditët e tjera. Kolonën e marshimit e udhëhiqte, si gjithnjë në të tilla stërvitje, pedagogu i talentuar Mark Mici, i cili me trupin e lehtë dhe kondicionin e lartë fizik, printe gjithë optimizëm dhe energji. Për çdo rast nevoje, ishin 15 pushkatarë të vendosur 5 në krye të kolonës, 5 në mes dhe 5 të tjerë në fund të saj. Ata garantonin jetën e shokëve nga çdo e papritur gjatë marshimit. Kështu veprohej gjithnjë në demonstrime që bënim jashtë fushimit e sidomos gjatë stërvitjeve në lartësi dhe në pyje, ku edhe gjatë verës nuk ka jetë. Na kishte ndodhur jo rrallë përballja me kafshë të egërsuara, maje edhe me arinj të uritur. Gjithsesi, vështirësive të kësaj natyre ua kishim marrë dorën dhe u paraprinim me masa sigurie të veçanta...
Kur kreu i kolonës arriti në majën “Tre pemët e vetmuara”, siç e kishim koduar në hartat tona topografike, na rrëshqiti nën këmbë me një shpejtësi të jashtëzakonshme e tërë faqja e malit, mbështjellë me një trashësi të madhe dëbore. Ishte një goditje e beftë dhe e fuqishme, që ushtoi me një gjëmim shurdhues dhe rrëmbeu me vete sa hap e mbyll sytë gati gjysmën e kolonës. Për pak sekonda shokët humbën nën trashësinë e dëborës. Sakaq, ai mal i madh dëbore rrëshqiste e rrëshqiste me shpejtësinë e rrufesë shpatit të thepisur. Panik dhe ulërima, thirrje dhe krisma vijuan për pak çaste. Ata që mundën të dalin nga masivet e bardha të borës bërtisnin e kërkonin ndihmë, për të shpëtuar shokët e mbetur në rrënojat e ortekut, që aty për aty kishte gëlltitur gjysmën e efektivit...”
Njeriu që e ka parë nga afër goditjen e parë, kujton ndërkaq edhe çastet kur përballej vetë me vdekjen: “Më rrëmbeu vala e parë dhe nuk dija ku më çonte nëpër rrokullimë. U përplasa diku, mesa dukej në trungun e një peme dhe më mbuloi sërish një masiv i madh bore. Isha mpirë i tëri dhe kur bëra të lëviz paksa, majat e gishtave më prekën në fytyrën e njërit prej shokëve të tjerë, që rënkonte me dhimbje mbi trupin tim. Mblodha për një çast veten dhe u përpoqa të dal mbi masivin e borës. Këtë provë kishte filluar të bënte edhe studenti që kishte rënë mbi mua. Dhe ashtu, të goditur e të gjakosur mundëm të çohemi në këmbë. Mblodha për një çast veten dhe hodha vështrimin përqark, kur ç’të shikoja, trupa të gjymtuar, pajisje e orendi të shpërndara poshtë e lartë dhe shokë që bërtisnin e bërtisnin. Kishte ndodhur hataja e vërtetë, po aty për aty askush nuk mundte të bënte një bilanc të plotë. Kush kishte humbur, kush ishte gjymtuar, sa kishin vdekur, sa të tjerë prisnin me shpresë nën rrënojat e bardha të ortekut. Ndërkaq, në komandë, në qendër të fushimit ishte dhënë kushtrimi dhe pritej nga momenti në moment të vinin shokët e tjerë, për të kërkuar të humburit dhe për të transportuar të gjymtuarit. Në krye të këtij reagimi u gjend menjëherë ushtaraku i shtabit të përgjithshëm, Bashkim Topçiu, që atë ditë kishte ardhur për të inspektuar demonstrimet stërvitore në kushtet e vështira të motit dhe terrenit. Pastaj, të gjithë që nga komanda e shkollës, repartet e tjera e deri te punonjësit civilë...”
“Orteku i dytë ishte më i fuqishëm dhe më tragjik”
“Orteku i dytë ishte edhe më i tmerrshëm e tragjik. Tashmë, te vendi i ngjarjes ishte grumbulluar gati tërë efektivi i shkollës, për të ndihmuar të dëmtuarit dhe për të kërkuar trupat e shokëve nën rrënojat e dëborës. Afërsisht, pas dy orësh nga orteku i parë, goditi furishëm dhe në mënyrë të papritur i dyti, që shkaktoi edhe më shumë viktima...”. Kështu e niste përmbledhtas rrëfimin e tij Petrit Murzaku, njeriu që është gjendur në vendin e ngjarjes fill pas dhënies së sinjalit të kushtrimit, pastaj i rikthehej me detaje “gjëmës”, siç thotë ai, që ka parë me sy...
“Lajmin, për që kishte ndodhur me togat që bënin ngjitjen malore, e mora vesh në godinat e fushimit. Menjëherë komunikova me komandantin e shkollës, Rustem Peçin, i cili në tronditje e sipër bëri organizimin e parë për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga orteku i borës. Për te vendi i ngjarjes u nis rrufeshëm toga e gatishmërisë, e drejtuar nga Vasil Nathanaili, bashkë me ne, një grup kuadrosh të shtabit të shkollës që ato çaste ishim të angazhuar me detyra të tjera. Vetëm në pak çaste u gjenda aty, ku kolona ishe kacafytur me përbindëshin e bardhë dhe u tronditëm nga pamjet rrëqethëse e zërat lemeritës të studentëve, që nga plagët e shumta dhe dhimbja për shokët e vdekur, ishin pushtuar nga një gjendje ankthi dhe përjetonin një dramë të jashtëzakonshme. Njeriu që kishte udhëhequr marshimin, pedagogu i talentuar dhe shumë energjik, Mark Mici, kishte pësuar goditje psikike dhe lëvizte kuturu mbi relievin e përgjakur, duke bërtitur me fjalë e thirrje të pakuptimta: “Ishin shokët...” “Humbën shokët...”, “Na ra mali mbi krye...”. E mbërtheva për supesh për ta përmendur dhe urdhërova dy-tre nga ushtarët e togës së gatishmërisë për ta çuar në fushim. Po Marku edhe në ikje vazhdonte të njëjtin ritual: “Ishin shokët...Humbën shokët...”. Pasi ndava grupet e studentëve dhe pedagogëve për të kontrolluar në hapësirën ku orteku ishte përplasur së fundi dhe kishte gëlltitur në thellësi të tij trupat e pesë studentëve që ende nuk ishin gjetur, fillova të gërmoj pranë trungut të një lisi, ku dalloheshin gjurmë gjaku dhe një palë dorashka të zeza që kishin mbetur mbi sipërfaqe. Gati në gjysmë metri thellësi, duart më prekën trupin e studentit Besnik Shehu dhe fillova ta nxjerr me kujdes. E dallova që në vështrimin e parë, ndërsa i bëja frymëmarrje artificiale. Ai ishte njëri nga studentët e njohur në mjediset e pedagogëve jo vetëm për rezultate të shkëlqyera në mësime, por edhe për emrin e mirë që kishte bërë në ekipin e futbollit të shkollës dhe në grupin polifonik të Ansamblit Artistik të Ushtrisë, ku kishte spikatur, sidomos me interpretimin e këngës “Birbilenjtë trembëdhjetë...” Bëra ç ‘është e mundur për ta risjellë në jetë, po zemra e tij me sa dukej kishte pushuar së rrahuri. Pak më tej, gjeta trupin e copëtuar të studentit Aleko Gjoni. Vazhduan gati dy orë gërmimet në dëborë. Me grupin tonë ishte bashkuar ndërkohë edhe pjesa e komanduesve dhe pedagogëve të tjerë, që kishin ndërprerë stërvitjen në terren dhe kishin mbërritur aty me një frymë. Ndër ta, më kujtohet Dushan Shameti, Nikollaq Bero, Çlirim Pulaj, Luftar Guri, Myzafer Kambo, Abaz Cipi, Sali Gjokutaj e dhjetëra të tjerë, që për çaste të tëra, me lot në sy, kërkonin trupat e studentëve të fundosur nga orteku. Tre të parët do të kishin fatin e keq që, gjatë këtij operacioni për të shpëtuar shokët, do të mbeteshin edhe vetë, duke u bërë pishtarë të humanizmit dhe solidaritetit njerëzor...”
Deri këtu rrëfimi i njeriut që ka drejtuar katedrën e përgatitjes fizike, vjen i plotë e me po atë vlagë që është përjetuar para 25 vitesh. Për atë që ka ndodhur më tej, Petrit Murzaku e ka të vështirë ta zbardhë e shtjellojë. Për të ka dëgjuar çfarë i kanë thënë të tjerët, pasi për vete, siç thotë, ka qenë nën dëborë. “Ndërkohë që po bënim një bilanc të asaj që kishte ndodhur, ia befi orteku i dytë, shton Petriti. I befasishëm, tronditës dhe me një zhurmë të llahtarshme, na ra mbi krye sa hap e mbyll sytë. Më rrëmbeu masivi i borës dhe nuk dija ku më çonte me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Ndjeja që përplasesha hera herës me gurë e pemë dhe vazhdoja të rrëshqitja pa u orientuar se çfarë po ndodhte. Për çaste të tëra kështu, derisa orteku mbi mua do të përplasej furishëm në honin e rrugës, ku fillonte një masiv i dendur pemësh. U përmenda për një moment dhe pashë që isha ende gjallë. Në zgavrën ku kisha mbetur, provova të zgjas njërën dorë dhe të mundohem për t’u çuar, po sasia e borës mbi trup më zhyti më thellë. U përpoqa sërish të orientohem dhe vazhdova të gërryej mbi masivin e bardhë që më zinte frymën dhe më rëndonte pa masë. Munda të nxjerr jashtë vetëm dy gishtat e njërës dorë dhe kjo kishte mjaftuar që,të tjerët, të mbijetuar fatmirësisht nga kjo gjëmë e madhe, të më nxirrnin nga thonjtë e vdekjes me të cilën bashkëjetova për minuta të tëra nën dëborë. Ndërsa mora disi veten, pashë se më kishte mbetur brenda njëra nga çizmet. Duke kërkuar për të, shokët, fare rastësisht, gjetën nën trashësinë e dëborës trupin e një studenti që ishte në grahmat e fundit. E nxorën menjëherë dhe si e përmendën, e nisëm për në spital. E deshi fati që edhe ai të mbijetojë. Kur kuroheshim bashkë në Spitalin Ushtarak, më thoshte shpesh me shaka se jetën e kishte dhuratë nga çizmja ime...
Orteku i dytë na mori kështu jetën e gjashtë shokëve, mes të cilëve tri pedagogë, dhe gjymtoi mbi gjashtëdhjetë të tjerë, dy prej të cilëve ishin Përparim Veliu nga Saranda dhe Luan Muça nga Peshkopia, që mbetën për tërë jetën të paralizuar.
Ismet Syla: Ndihma e shokëve shpëtoi nga vdekja jetën e 100 studentëve
“Po të kishte ndodhur në një komunitet tjetër, goditja e fuqishme e ortekut të shkurtit 1981, padyshim do të kishte një kosto shumë herë më të dhimbshme. Të nxjerrësh nga thellësitë e borës trupat e 100 njerëzve të goditur befasisht e të traumatizuar përtej dhimbjes njerëzore, në kushtet kërcënuese të një situate dramatike, është një sfidë e jashtëzakonshme, që ditën ta bëjnë shkëlqyeshëm shokët që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar studentët e fundosur nga orteku...”. Më shumë se një reflektim ndaj asaj që ka përjetuar duke qenë në qendër të katastrofës natyrore, kolonel Ismet Syla ia ka edukuar këtë vetes si një bindje që deri tash, siç thotë ai, nuk mund t’ia vërë njeri në dyshim. Më tej, njeriu që ka mundur të mbijetojë për 20 minuta nën dëborë, i gjymtuar e pa ndjenja, e adreson mirënjohjen e parë ndaj komandantit të tij të batalionit, Dushan Shameti, i cili mundi ta nxjerrë nga thonjtë e vdekjes me shumë mund e sakrifica. “Po nuk mundi të shpëtonte për vete, kujton Ismeti. Ndërsa rendte për të shpëtuar një shok tjetër, rrëzë një shkëmbi, e përpiu orteku i dytë, dhe...Ndodhi kështu edhe me profesor Çlirimin, Nikollaqin si dhe me shumë nga studentët e tjerë, që flijuan jetën e tyre në emër të dashurisë dhe solidaritetit për shokët. Ishte ky humanizëm që u ngrit si një ortek i madh përballë ortekëve të dëborës dhe frenoi tragjedinë e mëtejshme. Ne, dëshmitarët e asaj ngjarjeje të rëndë, njëherazi me tronditjen dhe dhimbjen e madhe, patëm rastin të shikojmë edhe shkëlqimin e kësaj ndjenje fisnike, që për mjediset dhe komunitetin e ushtarakëve është mjaft domethënëse dhe e domosdoshme...”
Ushtaraku i lartë, që në këtë retrospektivë ka dëshirë të reflektojë më shumë, sesa të tjerrë fillin e kujtimeve, është munduar t’i bëjë pjesë të qenies së tij mesazhet e asaj qëndrese shembullore. Kjo e ka bërë më me integritet e më të lidhur shpirtërisht me detyrën dhe profesionin. Duke qenë një nga komanduesit kryesorë të trupave elitare të ushtrisë, ka vite që udhëheq drejtpërdrejtë në këtë rajon stërvitjen dimërore të efektivave komando. Dhe në çdo rast, startin e saj e nis pikërisht te obelisku i shokëve të rënë. “Aty sikur çmallem me ta”, përmbyll ushtaraku që ka provuar se si mund të jetosh mbi 20 minuta nën dëborë.
“Kadri Hazbiu urdhëroi që ngjarja mos të bëhej e ditur për median”
“Asgjë për televizorin dhe gazetat. Kështu është porosia e udhëheqjes. Tani për tani do të merremi vetëm me pasojat e ngjarjes…” Ishte ky reagimi i parë i ministrit të Mbrojtjes, Kadri Hazbiu, ndërsa komunikonte me vartësit më të afërt dhe drejtuesit kryesorë të Akademisë Ushtarake në zyrën e tij, vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë. Nga sa i kujtohet nga kjo, Fuat Çelikut, njërit nga kuadrot kryesorë të dikasterit, që në atë periudhë kryente detyrën e kryeredaktorit të gazetës “Luftëtari”, organit qendror të Forcave të Armatosura, veçon dialogun e drejtpërdrejtë që pati me kreun e mbrojtjes dhe porositë e fundit të tij. “Pasi i raportova Kadri Hazbiut për masat që kishim marrë rreth pasqyrimit në gazetën e ushtrisë të ngjarjes së Fekenit, nxora mbi tavolinë shkrimin që kishim bërë me një brigadë speciale shtypi enkas për të dhe ia zgjata. Ndërsa vuri syzet dhe filloi t’i lexojë një nga një ato pesë faqe, ku gazetarët sillnin një raport të zgjeruar drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes, ra zilja e telefonit dhe komunikoi aty për aty me dikë, që me sa dallohej, nga mënyra se si i përgjigjej, ishte dikush më me përgjegjësi se ai. Për një çast në zyrë ra heshtja, të cilën diku e theu vetë ai, duke u kthyer mendueshëm dhe me një dilemë që i lexohej lehtas në fytyrë: “Asgjë nuk do të shkruajmë për ngjarjen në gazetë. Tani për tani do të merremi vetëm me pasojat e saj. Vëmendjen kryesore do ta kemi te Spitali Ushtarak, ku kurohen të plagosurit. Sa për viktimat, do të ngremë një komision të veçantë, ku do të integrohen edhe shokët e pushtetit lokal. Trupat e tyre do t’i transportojmë natën për te familjet. Besoj se është e qartë…” Me kaq sa thoshte, edhe pse me tonin e eprorit, ministri të linte të kuptoje se, urdhri vinte shumë më lart se ai. Gjithsesi, ne duhej të kthenim mbrapsht tërë atë punë që kishim organizuar, për ta pasqyruar sa më mirë në media ngjarjen që kishte ndodhur me studentët e Shkollës së Bashkuar. Në shpjegimet e mëtejshme, edhe pse jo drejtpërdrejtë, këtë qëndrim e lidhte me zbatimin e një porosie të ardhur nga lart, siç thoshte, duke nënkuptuar Komitetin Qendror, i cili e shihte të udhës të heshte për ngjarjen, “për të mos cënuar gjendjen moralo-politike të ushtrisë dhe emrin e mirë që kishte ajo në popull.” Vetëm pak çaste m’u desh të rrija pas kësaj në zyrë me ministrin dhe dola duke nxituar për në redaksi, për të filluar sa më shpejtë përgatitjen e një gazete tjetër për të nesërmen, kuptohet pa ngjarjen që kishte tronditur opinionin dhe kishte sjellë aq dhimbje në dhjetëra familje, të cilat kishin humbur djemtë e tyre…Rrugës mendoja se si do të ballafaqohesha me gazetarët që kisha nisur nëpër suferinë dhe kishin sjellë ato materiale të ndjeshme e të bukura. Si mund t’u thosha se, për partinë, për Komitetin Qendror, tragjedia e Fekenit nuk ka ndodhur. Si mund të përbuzja punën e tyre aq pasiononte dhe të përgjegjshme. Në pak çaste e kapërcyem edhe këtë ngërç dhe filluam e përgatitëm një numër tjetër gazete, ku thoshim shumë gjëra, por që nuk vumë asnjë rresht për tragjedinë më të madhe që përjetonte atë ditë Ushtria Shqiptare që pas Luftës së Dytë Botërore”.
Mehmet Shehu: Lamtumirë pëllumbat e paqes!
Mehmet Shehu ishte i pari që mbërriti në Spitalin Ushtarak, kur sapo ishin sistemuar aty të plagosurit dhe trupat e viktimave, kujton njëri nga ish-oficerët e lartë të zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, që ka ndjekur nga afër kryeministrin gjatë asaj vizite jo të zakontë. Ndërsa u kthehet atyre çasteve, vazhdon: “Ai i takoi vetë një nga një të gjithë të plagosurit, i garantoi për përkujdesjen e veçantë të shtetit, për kurimin e tyre dhe u uroi shërim të shpejtë. Pastaj u fut në dhomën ku ishin trupat e pajetë të studentëve dhe oficerëve që kishin vdekur nën ortekun e borës. Ndaloi përballë çdonjërit me grushtin lart, në shenjë nderimi. Si mbaroi këtë ritual, ndaloi te dera, u kthye edhe një herë me fytyrën e përlotur nga trupat e rreshtuar të martirëve, ngriti sërish grushtin lart dhe mërmëriti me një zë ngashërues: “Lamtumirë pëllumbat e paqes! “Pas kësaj, për disa çaste të tëra Mehmet Shehu drejtoi një takim në drejtorinë e spitalit, ku ishin të pranishëm të gjitha autoritetet shtetërore dhe, si dha porositë e rastit për përballimin e situatës, u largua bashkë me grupin që e shoqëronte...”
Meanwhile, that same night, witnesses recall, the Military Hospital was visited by almost the entire Politburo and the Council of Ministers. The involvement of state structures had begun as soon as the event was reported. The first to arrive at the scene of the tragedy, just half an hour after it, was the Chief of General Staff, Veli Llaka, by means of a difficult helicopter flight. The group of doctors who would deal with the first emergency had also gone with him. The head of the army would take charge of the situation immediately, first evacuating the wounded and the bodies of the victims, then he would work to shake the traumatized personnel from their confinement. Veli Llaka was also the responsible authority who was closely monitoring the situation at the Military Hospital. Under his orders, that same night all the fallen would be provided with the officer's ceremonial uniform and around midnight their transportation to their families would begin. Such was the order. Meanwhile, the funeral ceremonies would also be held without much fanfare and with special care so that the public and the enemy of the class would not find out about the disaster that had occurred in one of the most powerful bastions of the regime, which was the officers' academy at the time. And so it was done. The eleven professors and students martyred by the February 6 catastrophe would be escorted to their final resting place the next day, under the weight of the pain of their families and friends and with the honor of their comrades, without any special official ceremony. A kind of silence about the event would be imposed for years. For them, only a commemorative plaque from their comrades at the scene of the incident and a spontaneous meeting of their families on anniversaries in the academy premises. By 2003, the state would return to this history and declare the martyrs of February 6 "Martyrs of the Homeland".../ Pamphlet
The fallen declared "Martyrs of the Homeland"
Dushan Shameti, battalion commander
Çlirim Pulaj, staff officer
Nikollaq Bero, lecturer
Besnik Shehu, student
Ilir Gramatikoi, student
Bujar Ago, student
Aleko Gjoni, student
Qemal Lika, student
Bilbil Pashai, student
Nexhip Çoba, student
Pëllumb Rrapo, student
Lini një Përgjigje