
Cumraku teksa bën rezistencë, kërcënon se do të qëllojë.
Është identifikuar njëri prej personave të armatosur që dyshohet se ndodhen brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për 24-vjeçarin Julian Cumraku, i cili vijon të kërcënojë forcat e policisë se do të hapë zjarr ndaj tyre.
24-vjeçari dyshohet të jetë i lidhur me sulmet terroriste, ku dëgjohet se ka bërë thirrje fetaje.
Aksioni policor ka nisur që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh.
Dyshohet se aty janë strehuar dy persona të armatosur, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.
Për shkak të situatës së krijuar, Policia e Pukës ka kërkuar asistencën e forcave speciale RENEA, të cilat ndodhen në terren për të mbështetur operacionin.
Zona e thellë dhe mungesa e valëve telefonike po vështirësojnë marrjen e informacionit në kohë reale, ndërsa kontrolli i policisë po vijon me kujdes maksimal.
Nuk ka ende të dhëna të tjera mbi gjendjen brenda banesës.
Lini një Përgjigje