
20-vjeçari Ervis Brasha, i arrestuar në Kamëm nga policia pasi u gjet i veshur me një uniformë policie ka deklaruar se e ka fiksim këtë uniformë dhe pasioni për policinë e ka bërë që të ketë kontakte me shumë oficerë.
Mësohet se 20-vjeçari ka punuar për 4 muaj si punonjës i Policisë Bashkiake në Tiranë dhe më pas ishte larguar dhe kishte aplikuar në Akademinë e Sigurisë. I riu nuk u shpall fitues pasi ka ngelur npasi ka ngelur në testin psikologjik.
Ai po hetohet nëse është përfshirë në ndonjë paligjshmëri, por deri më tani nuk ka pasur denoncime ndaj të riut.
Pasi u ndalua në Kamëz, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara, 1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra përkatës, uniformë e Policisë së Shtetit, 16 stema dhe grada të ndryshme, si dhe 3 kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.
Edhe për këto materiale të sekuestruara, ai deklaroi se ishte i apasionuar pas Policisë së Shtetit ndaj edhe i mbante në shtëpi.
Lini një Përgjigje