
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një biznesi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza” ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
"Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje