TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia2026-01-22 17:00:00

From call centers to fast food: the KFC-Pizza Hut dossier, the Georgian network, Amant Josifi and the transactions with Fatmir Zymberi

Shkruar nga Pamfleti
From call centers to fast food: the KFC-Pizza Hut dossier, the Georgian network,
Illustrative photo

KFC Albania changes ownership in October 2025, moving from TP Investment Limited, an offshore company mentioned in an international dossier for mafia networks and criminal call center activity, to Fatmir Zymberi's KAN shpk, at a time when the activity had a turnover of around 14 million euros per year and a profit of over 1 million euros, without any data being investigated on the purchase price or method of payment, while the question that remains is what verifications were made by the buyer regarding the origin of the money of this business that he was taking ownership of...

The indictment filed by the Bamberg General Prosecutor's Office and the Bavarian Central Cybercrime Office against Mikheil B. for financial damage amounting to 230 million euros definitively shifts Albania from the role of a peripheral country on the map of international financial crime and establishes it as an operational territory where money extorted from European citizens was produced, circulated and then recycled through the fraudulent call center industry linked to the Milton Group.

The German dossier describes an organized, stable structure over time, with a division of roles where call centers functioned as fraud production lines, with trained operators, standardized scripts, and measurable financial objectives, while Albania clearly appears as an operational base with offices, massive staff, cash flows, and de facto protection that has allowed these structures to operate for years.

In this criminal architecture, one of the key figures that repeatedly appears is Amant Josifi, declared internationally wanted and currently sheltered in Dubai, who turns out to have controlled call-center structures in Tirana and to have served as a connecting link between local operations and the international network of Milton Group. International investigations and investigative materials describe Josifi not simply as an administrator, but as a fraud boss with political access, a fact that explains why these activities have operated openly, with hundreds of employees and armored offices, without being bothered by local authorities until the coordinated international strikes of recent years.

Global Fast Food Albania u krijua në vitin 2015 nga DADU shpk, kompani në pronësi të Alban Alikonit, mashtruesi i skemës së karburanteve GULF, një emër i njohur publikisht dhe i lidhur prej vitesh me një nga aferat më të rënda financiare në tregun shqiptar. Pas kësaj faze fillestare, kompania nisi një qarkullim pronësie që nuk kërkon shumë shpjegime për t’u kuptuar, fillimisht kaloi te Global Fast Food Holding Limited, më pas te Tiandzi Limited dhe në korrik 2024 përfundoi te TP Investment Limited, një kompani offshore e regjistruar në Ras Al Khaimah International Corporate Centre në Emiratet e Bashkuara Arabe, juridiksion që përdoret gjerësisht për fshehjen e pronarëve.

Këto lëvizje nuk lidhen me zgjerim, investime apo ristrukturim, por krijojnë një distancë të qëllimshme mes aktivitetit që zhvillohet çdo ditë në Shqipëri dhe njerëzve që marrin vendimet dhe kontrollojnë paratë, duke hequr nga vemendja kush fshihet realisht pas kompanisë dhe nga vjen kapitali që e mban atë në këmbë.

TP Investment Limited rezulton e regjistruar në një juridiksion që ofron privatësi të plotë, mungesë raportimi fiskal dhe fshehje të pronësisë. Pronarja zyrtare e kësaj kompanie është Lela Gelkhvidze, shtetase gjeorgjiane me adresë në Tbilisi, emër që shfaqet në dokumente si aksionere formale, por që përputhet me një model të njohur të përdorimit të administratorëve nominalë në skema të pastrimit të parave. Në të njëjtin kontekst shfaqen edhe shtetas të tjerë gjeorgjianë të lidhur me dosje të ndryshme ndërkombëtare mashtrimi.

Një figurë qendrore në këtë rrjet është Revaz Saakadze, shtetas gjeorgjian me vendbanim në Tiranë, i përshkruar në disa raporte si ideator i skemave mashtruese me forex në Europë dhe ortak i Amant Josifit në aktivitetin e call-centerave. Saakadze rezulton gjithashtu ortak me Aleksandër Josifin, babanë e Amant Josifit, në kompaninë e ndërtimit Balkan Investment Group, e dyshuar për pastrim parash. Për të kamufluar lidhjet, aksionerët shfaqen përmes kompanive CONSTRUCTION 21 dhe NEW STANDARD, një tjetër model tipik i fragmentimit të pronësisë për të shmangur përgjegjësinë direkte.

Mekanizmi i pastrimit të parave funksiononte në disa nivele njëkohësisht. Paratë e zhvatura nga viktimat europiane nuk transferoheshin si shuma të mëdha që do të ngrinin alarme bankare, por fragmentoheshin në pagesa të vogla për shërbime fiktive, kontrata marketingu, konsulence apo furnizimesh, të gjitha të justifikuara në letër si shpenzime normale të një zinxhiri fast-food. Një pjesë e kapitalit shfaqej si xhiro ditore nga shitjet, një tjetër si pagesa qirash apo investime për hapje pikash të reja, duke e humbur gradualisht identitetin kriminal të parasë. 

Sipas burimeve, motorristat e delivery-t merrnin para cash në një adresë të njohur në zonën e Laprakës, adresë që përdorej si zyrë operative nga Amant Josifi, Olsi Rama dhe grupi Milton, dhe më pas ktheheshin në pikat e shërbimit ku i hidhnin këto para në arka si xhiro ditore, duke i kaluar nga dora në dorë nga cash i pastër rrugësh në të ardhura formalisht të regjistruara, në një skemë të thjeshtë dhe të përsëritur pastrimi parash.

Hapi pasues ishte nxjerrja e këtij kapitali jashtë Shqipërisë përmes strukturave offshore në Ras Al Khaimah dhe British Virgin Islands, juridiksione që lejojnë qarkullimin e miliona eurove pa transparencë dhe pa bilance të rregullta, duke thyer çdo zinxhir gjurmueshmërie financiare. Fast-food-i shërbente si fazë tranzitore, ndërsa kapitali përfundonte në sektorë të tjerë si ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ku paraja bëhej praktikisht e padallueshme nga kapitali i ligjshëm.

Nga TP Investment te KAN shpk e biznesmenit kosovar Fatmir Zymber; një blerje pa detaje financiare

Në tetor 2025 ndodh një zhvillim që kërkon vëmendje të veçantë. KAN shpk, grup rajonal me seli në Kosovë dhe në pronësi të Fatmir Zymberit, investitorit kosovar te 'Prishtina Mall' shpall zyrtarisht marrjen e pronësisë së rrjetit KFC në Shqipëri, duke blerë Global Fast Food Albania nga TP Investment Limited. Në momentin e blerjes, kompania operonte 13 restorante, 11 KFC dhe 2 Pizza Hut, kishte xhiro vjetore për vitin 2024 rreth 1.44 miliardë lekë dhe fitim neto rreth 141 milionë lekë.

Megjithatë, për këtë transaksion nuk ekziston asnjë informacion publik mbi çmimin e blerjes, mënyrën e pagesës apo burimin e fondeve. Nuk ka deklarim për kredi bankare, rritje kapitali apo financim nga fitime të akumuluara. Kalimi nga një strukturë offshore në pronësi rajonale ndodh pa asnjë shpjegim financiar, pavarësisht se bëhet fjalë për një aset me qarkullim të lartë cash dhe me histori pronësie të lidhur me juridiksione offshore dhe individë të përfshirë në dosje penale ndërkombëtare.

Me të dhënat publike nuk ekzistojnë prova që implikojnë drejtpërdrejt Fatmir Zymberin në aktivitet kriminal, por mungesa totale e hetimit mbi një transaksion me vlerë të pritshme disa miliona euro, konteksti penal i pronësisë së mëparshme dhe mungesa e çdo reagimi nga organet ligjzbatuese krijojnë një interes të fortë publik për sqarim.

Pyetjet që lindin janë të thjeshta dhe legjitime:

Sa u pagua për Global Fast Food Albania dhe në çfarë forme u krye pagesa?

Cilat institucione e verifikuan transaksionin dhe çfarë kontrollesh u kryen për origjinën e kapitalit?

This case builds a complete picture where call centers produce criminal capital, fast food normalizes and absorbs it, offshores erase traces of ownership, while political connections and the lack of control guarantee time and calm of operation. Albania, in this story, does not appear as a victim, but as a territory where this architecture was built, tested and tolerated for years. The German indictment has closed the phase of suspicion and opened the phase of responsibility, a responsibility that does not stop at call centers, but goes all the way to the financial laundromats that make the money from fraud look like a business success. /Pamphlet

 

 

kfc kfc albania fatmir zymberi call cent milton group amant josifi

Lini një Përgjigje