
The structured criminal group falsified property documents and appropriated around 688 thousand square meters of state land in the Shijak–Kepi i Rodonit area...
The Special Prosecution Office Against Corruption and Organized Crime (SPAK) has completed its investigations and sent eight people for trial, accused of being part of a well-organized criminal scheme for the forgery of documents and the alienation of state property on the coast of Durrës.
According to SPAK, the structured criminal group was led by Aleksandër Laho, also known by the nickname "Rumi", and Vullnet Muça, who allegedly devised and directed the mechanism of property acquisition through forged documents. Agron Bejdolli, Vlash Brahja, Artur Isaku, Mikel Zaho, Ermira Avdyli and Urim Agasi have also been sent to trial, each with various charges related to fraud, forgery of documents and participation in a structured criminal group.
Investigations have revealed that the criminal scheme had been operating for years and aimed at acquiring state-owned or unclaimed lands from former owners in the Shijak–Kepi i Rodonit area. According to the indictment, members of the group forged Land Acquisition Acts (AMTP), cadastral documents and property registers, then registering them in the State Cadastral Agency system with the help of employees involved in the scheme.
SPAK says that in this way the group has illegally acquired at least 687,798 square meters of land in one of the most coveted areas of the Albanian coast. Part of these properties were then sold to investors and third parties.
According to the prosecution, ASHK lawyers Artur Isaku and Mikel Zaho manipulated the electronic property registration system by inserting forged documents and legalizing the registration of properties. Meanwhile, former archive specialist Ermira Avdyli is accused of having assisted in the extraction and return to the archive of documents that were then forged.
The prosecution emphasizes that key evidence was also obtained from communications on the encrypted SkyECC platform, which, according to it, document the leading role of Aleksandër Laho and Vullnet Muça in organizing and financing criminal activity.
At the request of SPAK, the Special Court has imposed preventive seizure on real estate with a total area of 687,798 square meters. According to the prosecution's calculations, their value amounts to approximately 16.89 million euros.
SPAK announces that investigations continue in a separate proceeding to identify other accomplices and uncover other possible criminal episodes.
Të gjithë të pandehurit përfitojnë nga prezumimi i pafajësisë derisa fajësia e tyre të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Njoftimi i plotë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.235/1 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve:
-Aleksandër Laho, alias Rumi, i dënuar më parë, hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e paekzekutuar, akuzuar për veprat penale:
“Mashtrim”, me shumë se një herë, me pasoja të rënda, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 143 paragrafi 2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal.
“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal me persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë i Kodit Penal.
-Vullnet Muça, alias Vullnet Kondi dhe Vullnet Muharremi, i padënuar më parë, hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, që nga data 2.10.2025, akuzuar për veprat penale:
“Mashtrim”, me shumë se një herë, me pasoja të rënda, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143 paragrafi 2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal me persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë i Kodit Penal.
-Agron Bejdolli, i padënuar më parë, hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e paekzekutuar, i akuzuar për veprat penale:“Mashtrim”, me shumë se një herë, me pasoja të rënda, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143 paragrafi 2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal me persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
-Vlash Brahja, i padënua më parë, i hetuar nën masën e sigurimit “Arrest në burg” deri në datën 04.2026, dhe në vijim nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, akuzuar për veprat penale:
“Mashtrim”, me shumë se një herë, me pasoja të rënda, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143 paragrafi 2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal me persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
-Artur Isaku, i padenuar më parë, i hetuar në gjendje të lire, akuzuar se ka kryer veprat penale të:
“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal nga persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
-Mikel Zaho, i padënuar më parë, i hetuar në gjendje të lire, akuzuar se ka kryer veprat penale të:
“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal nga persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet,
“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
-Ermira Avdyli, hetuar me masën e sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit” që nga data 1.10.2025, e ekzekutuar, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, akuzuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi që e ka për detyrë të lëshojnë dokumentet, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 i Kodit Penal.
-Urim Agasi, i padënuar më parë, hetuar në gjendje të lirë, akuzuar për veprat penale të “Mashtrim”, me shume se një herë, me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143 paragrafi 2 dhe 3, të Kodit Penal.
Skema
Hetimi ka provuar se të pandehurit Vullnet Muça dhe Aleksandër Laho kanë krijuar dhe drejtuar një strukturë të mirëfilltë kriminale, ku bashkëpunimi i mbi tre personave shërbente për kryerjen e disa krimeve kundër pasurisë etj. Pjesë e këtij grupi te strukturuar kriminal rezultojnë të jenë edhe shtetasit, Agron Bejdolli, Vlash Brahja, Mikel Zaho, Artur Isaku si dhe persona të tjerë të paidentifikuar nga hetimi. Falë këtij bashkëpunimi të posaçëm, të pandehurit kanë bërë të mundur që të falsifikojnë masivisht dokumente të pronësisë së paluajtshme, t’i regjistrojnë ato në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës duke përvetësuar qindra mijëra metra tokë në zonat e bregdetit. Aktiviteti kriminal është shtrirë në vite dhe është mbështetur nga zyrtarë të ndryshëm, të cilët kanë patur si detyre hartimin e dokumenteve të pronësisë dhe me tej regjistrimin në AKSH.
Sipas hetimit, të pandehurit Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça kanë ideuar dhe materializuar skemën kriminale të tjetërsimit të pronave shtetërore ose të papretenduara nga ish pronarët, të cilat ndodheshin në zonën bregdetare të rrethit Durrës. Këta persona e kanë zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal në zonën Shijak-Kepi i Rodonit. Për të arritur qëllim e tyre, tjetërsimin e pronave përmes falsifikimit të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), duke shfrytëzuar njohjet dhe influencën e tyre në këtë zonë, kanë arritur të identifikojnë familjet bujqësore, kryefamiljarët e të cilave ishin në moshë të madhe, me nivel arsimor të ulët dhe në gjendje të vështirë ekonomike. AMTP-të e tyre do t’i shfrytëzonin për të tjetërsuar pronat shtetërore.
Për këtë qëllim ata kanë bashkëpunuar me punonjës të Agjencisë së Shtetërore të Kadastrës Durrës, në sektorët e regjistrimit dhe të arkivës të cilët u kanë siguruar atyre informacion mbi pasuritë që ishin në pronësi të shtetit dhe të pa ndara nga komisioni i ndarjes së tokës në fshat si dhe t’ju vendosnin në dispozicion dokumentet AMTP, të personave që kishin identifikuar më parë, origjinalet e të cilëve ndodheshin në arkivën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës. Pasi i kanë falsifikuar AMTP-të, kanë prodhuar dokumente të tjera tërësisht të falsifikuara, si të prodhuara nga Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, të cilat kanë arritur t’i integrojnë në arkivën e regjistrimit të pasurive, nëpërmjet punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës. Ata kanë bashkëpunuar në këtë aktivitet edhe me persona të tjerë me precedentë penal në fushën e falsifikimit në qytetin e Tiranës. Roli i Aleksandër Lahos dhe Vullnet Muçës si ideatorë dhe financues të aktivietit kriminal del qartë në të gjitha bisedat që këta shtetas kanë zhvilluar midis tyre në platformën SkyECC.
Sipas hetimit, i pandehuri Agron Bejdolli ka shërbyer si koordinator dhe ekzekutues i aktivitetit kriminal. Ai siguronte prokurat e posaçme, mbante kontakt me noterët, kryente aplikimet në sportelet e ish- Z.V.Rr.P.P Durrës dhe në disa raste bënte edhe tërheqjen e parave nga llogaritë bankare të “shitësve” .Ai merrte urdhëra nga të pandehurit Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça lidhur me veprimet që do të kryente për çdo pasuri të falsifikuar.
I pandehuri Vlash Brahja rezulton i përfshirë në katër episode konkrete, përfshirë shitjen e një pasurie dhe veprime në zyrën e regjistrimit të pasurive, ndërsa babai i tij ka angazhuar avokat për të kërkuar përmes procesit gjyqësor, pronësinë e një pasurie rreth 110 ha, transkriptimi i të cilës ishte falsifikuar me urdhër të Aleksandër Lahos.
Të pandehurit Mikel Zaho dhe Artur Isaku, në cilësinë e juristëve kanë regjistruar në sistemin elektronik të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës dhe kanë prodhuar kartela të falsifikuara për të gjitha pasurite e lartëpermendura. Këta të pandehur për shkak të funksionit të tyre si juristë në ASHK, kanë manipuluar veprimet në sistemin elektronik duke integruar pasuritë, dokumentet e të cilave janë tërësisht të falsifikuara, në aplikimet për pasuri të ligjshme. Këta persona nëpërmjet veprimeve të tyre të kundërligjshme, kanë ndihmuar të pandehurit Aleksander Laho, Vullnet Muça dhe Agron Bejdolli të legalizonin regjistrimin e pronave, dokumentet e të cilave ishin të falsifikuara si dhe t’i tjetërsonin përmes shitjes.
I pandehuri Artur Isaku ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me anetarët e grupit të strukturuar kriminal dhe kjo provohet nga te dhenat e perftuara nga SKYECC, deklarimet e J. Me. etj, kqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit të telefonit të Agron Bejdolli etj.
Edhe i pandehuri Mikel Zaho ishte ne kontakt të drejpërdrejtë me anëtarët e grupit të strukturuar kriminal te drejtuar nga të pandehurit Aleksander Laho dhe Vullnet Muça, bazuar kjo ne te dhënat e përftuara nga aplikacioni SKY ECC, këqyrjet e telefonave dhe deklarimet e J.M. etj.
Hetimi ka vërtetuar përtej çdo dyshimi se kanë qenë juristët Mikel Zaho dhe Artur Isaku, punonjësit që kane lënë gjurmë digjitale të kryerjes së veprimeve të paligjshme me pasuritë objekt të hetimit. Këta persona përmes veprimeve të tyre të kundërligjshme kanë ndihmuar të pandehurit Aleksander Laho, Vullnet Muça dhe Agron Bejdolli të legalizonin regjistrimin e pronave dokumentet e të cilave ishin të falsifikuara dhe që ligjërisht kishin pronë shtetërore.
Të pandehurit Mikel Zaho dhe Artur Isaku kanë vepruar në kundërshtim me nenin 7 dhe nenin 72, pika të ligjit 33 të vitit 2012, “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” (ndryshuar me ligjin nr. 9/2016, datë 11.2.2016).
MODUS OPERANDI
Sipas akuzës “modus operandi” i grupit përfshinte; falsifikimin pjesor të AMTP-ve duke shtuar një osë më shumë parcela bujqësore në dokument, veprim që ndiqej me futjen dorazi në ish-Z.V.Rr.P.P të dokumenteve tërësisht të falsifikuar, si shkresë percjellëse e falsifikuar e bërë sikur eshte prodhuar nga Komisioni i Tokës në Këshillin e Qarkut Durrës, kur kryetar ka qenë Genci Alizoti, “i inicuar”, nga akti i verifikimit të së njejtës periudhe, i falsifikuar.
Janë siguruar çertifikata për vërtetim pronësie, disa prej të cilave të vulosura dhe të nënshkruara me vulë origjinale, disa vetëm me vulë origjinale dhe disa të tjera me vulë dhe nënshkrim të falsifikuar. Janë prodhuar harta treguese të regjistrimit tërësisht të falsifikuara si pjesë integrale e Çertifikatave për Vërtetim Pronësie. Në vijim është prodhuar një referencë tërësisht e falsifikuar, te cilave u kanë vendosur numra fiktivë, shpesh herë të dubluar me numra të referencave të rregullta. Në këto referenca pasqyrohen dokumente sikur është urdhëruar rivlerësim i pasurisë, dokument që në të gjitha rastet ka rezultuar i falsifikuar si në vulën e njomë ashtu edhe në nënshkrim të regjistruesit dhe i janë bashkëngjitur kopje të çertifikatave të pasurisë dhe kopje e hartave treguese të regjistrimit. Kjo gjë është bërë për të justifikuar veprimet që pasojnë dhe që finalizohet me shitjen e pasurisë duke regjistruar një referencë të re, brenda të cilës janë dokumentet e falsifikuar të përmendur më sipër dhe i vetmi dokument origjinal është kontrata e shitjes se pasurisë. Janë bërë ndërhyrje në fletët e volumit të zonave kadastrale duke zhdukur fletët origjinale ku kanë qenë të regjistruara pasuri të llojit “Rruge”, “Pyll” dhe “Pa frut”, dhe zëvendësuar ato me fletë të reja në të cilat janë pasqyruar pasuri të llojit “Arë”, me siperfaqe që variojnë nga 10.000 m2 deri në 34.000 m2, të cilat ndodhen në zonën bregdetare të fshatit Lalëz, Bizë dhe Shetaj të Rethit Durrës.
Një mënyrë tjetër që personat nën hetim kanë përdorur për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme është falsifikimi i regjistrave të viteve 1929-1951, të cilët administrohen në arkivën e ish- Z.V.Rr.P.P-ve, si dhe dokumenteve mbështetës që administrohen në arkivën e Zyrës së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Durrës. Mekanizimi i përdorur në këtë rast eshtë sigurimi i regjistrave të titulluar, “Radhorë për Transkriptimet” të viteve 1929-1957 nga një person me akses në arkivat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës i identifikuarvetëm me emrin Mozi, duke e korruptuar atë dhe punonjës të arkivës së ish-Z.V.Rr.P.P-ve. Në vijim kanë kryer fshirjen pjesërisht ose tërresisht të shkrimeve që ndodheshin në fletët e fundit të regjistrit ose në fletë brenda tij të konsideruara të përshtatshme për falsifikim dhe në vazhdim kanë kryer rishkrimin e një transkriptimi të ri, duke i kaluar pronat në emrin personave të besuar të tyre, të cilët do të ishin “trashëgimtarët” e pasurisë së falsifikuar. Në fazën tjetër, dokumentet e falsifikuar i përdornin për të aplikuar pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për njohje, kompensim, kthim fizik ose ngrinin padi civile në gjykatë për njohje pronësie dhe detyrimi i ish- Z.V.Rr.P.P ose ASHK-se për regjistrim të pronës.
Në fund skema e ngritur finalizohej me tjetërsimin e pronës duke e shitur te investitorë të interesuar për investim në zonat bregdetare të Rrethit Durrës.
Hetimi i këtij procedimi penal ka provuar se përmes këtij mekanizmi kriminal të pandehurit Aleksandër Laho, Vullnet Muça, Agron Bejdolli dhe Vlash Brahja, duke paraqitur fakte të rreme dhe fshehur fakte të vërteta në dokumentet e regjistrimit dhe më tej dhe të tjetërsimit të pasurive të paluajtshme, kanë bërë të mundur që të përfitojnë drejtpërdrejt sipërfaqe të mëdha toke me pronar shtet. Falë kësaj skeme kriminale, shteti është zhveshur në mënyrë të paligjshme nga pronësia e të paktën 687,798 (gjashtëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tetë) metra katrorë sipërfaqe toke, që gjendet në një zonë begdetare të preferuar. Të pandehurit kanë arritur që një pjesë të këtyre pronave të përfituara në mënyrë të paligjshme t’i tjetërsojnë duke i shitur tek persona të tretë. Hetimi ka provuar se vepra penale e mashtrimit është kryer më shumë se një herë dhe ndaj të pandehurit duhet të përgjigjen penalisht sipas nenit 143 paragrafi i dytë i Kodit Penal. Gjithashtu, hetimi ka provuar se pasojat e ardhura nga aktiviteti kriminal i katër të pandehurve janë shumë të rënda dhe ndaj ata duhet të mbajnë përgjegjësi penale edhe për veprën penale të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
Investigations show that the defendants Aleksandër Laho and Vullnet Muharremi are suspected of being the main beneficiaries of the criminal activity carried out and the actual owners of the assets registered with forged documents. The sale of assets registered with forged documents, in some cases, was done in violation of the trust of (fictitious) persons who became the owners of the assets and in some cases, it was done in collaboration with relatives of the owners of the assets.
Defendant Ermira Avdyli, former archive specialist at the former Durrës Regional Police Headquarters, collaborated with defendant Agron Bejdolli to verify various archive documents and to remove from the archive and reinsert into the archive, references that the investigation has proven beyond any doubt that the documents were falsified.
It has been proven that through this criminal mechanism, the defendant, Urim Agasi, by presenting false facts and concealing true facts, has made it possible to benefit from the proceeds of the sale of 5 real estate properties with a total land area of 72,000 square meters of land, which was registered with forged documents and which was actually state property. Likewise, this defendant is also implicated in the transactions carried out in relation to the property with no. 67 which is located in the village of Shetaj - Durrës. The defendant Urim Agasi has committed the criminal offense of fraud more than once and therefore the defendant must be held criminally liable under Article 143, paragraph two of the Criminal Code. In addition, the investigation has proven that the consequences resulting from the criminal activity of the defendant Urim Agasi are serious and he must also be held criminally liable for the criminal offense provided for by Article 143/3 of the Criminal Code.
At the request of the Special Prosecution Office, the Special Court of First Instance for Corruption and Organized Crime has determined the measure of property insurance for the preventive seizure of several immovable land properties with a total area of 687,798 (six hundred eighty-seven thousand seven hundred ninety-eight) square meters.
The investigations continue within the framework of a separate proceeding with the aim of identifying other criminal facts and discovering accomplices in the commission of criminal offenses.
In addition to the request for trial of the above-mentioned defendants, the Special Prosecution Office has also filed a request for the partial dismissal of the criminal case against the person under investigation, Vullnet Muça alias Vullnet Kondi, for the criminal offenses "Active corruption of persons exercising public functions" and "Active corruption of a witness, expert or translator", committed in collaboration, as provided for in Articles 244 and 312 of the Criminal Code.
The value of the immovable properties seized in this criminal proceeding, referring to the price of similar contracts in the mentioned area, is approximately 16,890,000 Euros.
Çdo zyrë shteti në shqipëri,është e korruptua,hajdute,fallsifikatore,dhe e degraduar.Problemi është kush ti zbulojë dhe ti dënojë ? Gjykatat,gjyqtarët dhe sistemi i drejtësisë janë më të degraduar se ata.