
Bazuar në vendimin e Bordit të Transparencës, një litër naftë do të shitet me 206 lekë për litër, nga 202 që ishte 3 ditë më parë, ndërsa benzina do të tregtohet me 181 lekë për litër nga 176 që ishte në vendimin e fundit të bordit.
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja për tregtimin e karburanteve, ndërsa nga ora 14:00 e ditës së shtunë, do të ketë një rritje me 4 lekë për litër për naftën dhe 5 lekë për litër për benzinën.
Kështu bazuar në vendimin e Bordit të Transparencës, një litër naftë do të shitet me 206 lekë për litër, nga 202 që ishte 3 ditë më parë, ndërsa benzina do të tregtohet me 181 lekë për litër nga 176 që ishte në vendimin e fundit të bordit.
Kjo është rritja e dytë brenda 72 orësh që Bordi i bën çmimeve të karburanteve në vend. Në vendimin e 22 prillit, u vendos rritja e parë me 5 lekë për naftën, ndërkohë që ditën e sotme (25 prill) u vendos një tjetër rritje me 4 lekë. Në total në 72 orë, çmimi i naftës në Shqipëri është rritur me 9 lekë për litër.
Shqipëria renditet ndër vendet me çmimet më të larta për karburantet, duke u krahasuar me vende të tilla si Gjermania apo Zvicra. Sipas ekspertëve kjo ndodh për shkak të taksimit të lartë që Qeveria ka vendosur për karburantet.
Njoftimi
Bordi i Transparencës në datë 26 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 ekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Lini një Përgjigje