TAGS-AT E JAVËS

Editorial 4 Qershor 2024, 16:08

“Shuplaka” e dytë amerikane për Edi Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
“Shuplaka” e dytë amerikane për Edi Ramën!
Rama-Wisner

Sipas ambasadorit, duhet stabilitet, parashikueshmëri, luftë kundër korrupsionit, angazhim dhe përkushtim ndaj tij...

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot një tjetër shuplakë të fortë nga amerikanët. E para ju dha pak ditë më parë lidhur me komisionin e famshëm antikorrupsion, pasi SHBA ja bëri të qartë se nuk e pëlqen nxitimin dhe po ashtu nuk duhet të preket reforma në drejtësi.

Por sot goditja ka qenë më e fortë dhe më e drejtpërdrejtë. I ngarkuari me punë i SHBA, David Wisner ishte i ftuar në një podkast të revistës ‘Monitor’, ku dha mesazhe shumë të forta.

Duke u ndalur te situata ekonomike në vend, ai dha alarmin mbi nivelin e korrupsionit dhe kaosin me taksat dhe stabilitetin ekonomik. Sipas tij, bizneset amerikane e kanë shumë të vështirë të investojnë në Shqipëri sepse përballen me probleme të shumta.

Mendoj se stabiliteti, parashikueshmëria, veçanërisht në taksa dhe mjedisin rregullator, janë absolutisht kritike. Do të jem i sinqertë, sa herë që një biznes amerikan vjen dhe flet me ne, këto pika janë në krye të listës. Çështjet e pronësisë së tokës, natyrisht, janë masive. Sepse duhet të dish se ajo që është nën këmbët e tua do të jetë e jotja edhe nesër, dhe se nuk po qëndron mbi një pikëpyetje.

Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Përparimi që është bërë në reformën e drejtësisë dhe, sigurisht duhet bërë më shumë për të ulur korrupsionin, është absolutisht kritik për bizneset amerikane. E dëgjoj këtë gjatë gjithë kohës. Bizneset duan të dinë se do të trajtohen drejtësisht”, tha ai.

Sipas ambasadorit, duhet stabilitet, parashikueshmëri, luftë kundër korrupsionit, angazhim dhe përkushtim ndaj tij. Nga deklarata e tij kuptohet se pavarësisht se drejtësia po ecën, sërish vendi ynë mbetet një vend kaotik për botën.

Dhënia e një mundësie të drejtë për bizneset amerikane. Kjo është ajo që ata duan. Nuk ka nevojë për asgjë të veçantë për ne. Por nëse e dimë që mund të konkurrojmë, do të konkurrojmë. Mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptojmë se zgjidhja e disa çështjeve të pronësisë së tokës do të jetë me rëndësi kritike. Dhe, natyrisht, të gjitha përpjekjet që qeveria po bën për të mbajtur të rinjtë shqiptarë këtu do të jenë absolutisht thelbësore, sepse në një ekonomi të dijes, siç është Europa, dhe është e ardhmja e saj, të kesh të rinj të motivuar, të jashtëzakonshëm, do të jetë absolutisht thelbësore”, tha ai.

Mesazhet e Wisner duhet të jenë një kambanë alarmi për qeverinë. Po ashtu tregojnë dhe një lloj ndryshimi kursi. Deri më tani, Wisner ka qenë i tërhequr. Madje një reagim që pati ambasada kur Rama propozoi komisionin antikorrupsion ngjalli habi. Mirëpo deklarata u korrigjua më pas dhe duket se amerikanët po ja bëjnë të qartë Ramës se vendi është i mbytur në korrupsion dhe paligjshmëri. /Pamfleti

Lini një Përgjigje