Kjo grua e ardhur nga hiçi, që në historinë e Shqipërisë do të përmendet si ministrja e arsimit që i bënte masazh këmbësh kryeministrit të saj në hollin e një hoteli, në një nga shtetet evropiane, është gati të bëjë çdo lloj shkelje, mjafton që të meritojë siç duhet emrin "shërbëtore". Dhe jo pa arsye!
Me rezolute a pa rezolutë antikorrupsion, me apo pa të drejta të shkelura, nuk ka turp më të madh për Shqipërinë moderne që, ndërsa në sallën e Parlamentit, ata që vetëquhen të zgjedhur, zihen me njëri-tjetrin, njeriu që thotë fjalën e fundit, quhet Lindita Nikolla. Nuk ka turp më të madh që fati i arenës ligjvënëse shqiptare është në dorë të një prej figurave më të dyshimta që Edi Rama ka nxjerrë nga llumi i vet politik.
Lindita Nikolla dha dje një spektakël të shpifur. Fundja si të gjitha spektaklet publike që ka dhënë në karrierën e vet.
Herë duke u fshehur pas rregullores e herë me fuqinë e shkopit, edhe në këto seanca të fundit plenare ajo ka ndaluar thënien e çdo të vërtete të këtij vendi që bie ndesh me interesin e Bablokut.
Shërbëtorja besnike, masazhatorja e preferuar e këmbëve të Edi Ramës ka humbur çdo lidhje me realitetin. Ndërkohë që toka po i rrëshqet çdo ditë e më shumë kësaj qeverie, ndërsa Edi Rama po riciklon të vjetrit me shpresën se kështu do të mbulojë diellin me shoshë, figura e Lindita Nikollës të përzien rropullitë.
Kjo grua e ardhur nga hiçi, që në historinë e Shqipërisë do të përmendet si ministrja e arsimit që i bënte masazh këmbësh kryeministrit të saj në hollin e një hoteli, në një nga shtetet evropiane, është gati të bëjë çdo lloj shkelje, mjafton që të meritojë siç duhet emrin "shërbëtore". Dhe jo pa arsye.
Lindita është një nga kokat që Edi Rama e caktoi kryetare të Kuvendit për ta shpëtuar nga burgu. Ajo është në të njëjtin rresht me ca të tjerë ministra që Rama i la mënjanë, jo se i do, jo se nuk ua ruan dosjet në sirtar, por sepse mund t'i shtrydhë edhe pak, përpara se edhe ata ti bashkohen skuadrës së qeveritarëve të burgut.
Një kosto fort e lartë për Sulltanin me konkubinat e Haremit të vet.
Firmëtarja e dështimit të reformës së arsimit të lartë në Shqipëri, e larguar nga protestat e studentëve, e larë me salcë domatesh dhe të bardhë veze, ajo që firmosi paralizimin për shumë vjet të sistemit shtetëror universitar, guxon e vendos rregull fjale, pret e jep sipas qejfit të drejtën për të denoncuar. Fsheh ata që janë bëtë gati për burg e bën moralisten nga maja e një karrigeje prej të cilës do të rrëzohet shumë shpejt.
Kurrë e shquar për zgjuarsi, por fort e preferuar për Sulltanin shqiptar për disa aftësi ekstra në përdorimin e duarve, amorfe, pa formë dhe jetë, Lindita Nikolla dirigjon çdo aferë që hyn e del nga Kuvendi i Shqipërisë.
Korridoreve të Parlamentit përflitet se Kryetares ia kanë zënë kokën edhe me një aferë të mundshme seksuale, aty brenda në Kuvend. Gjë që e ka zhytur deri në fyt me këtë pushtet duke mos i lënë më asnjë shpresë mbijetese. Kjo do të justifikonte shume sjellje të ministres dështake, autores së rrënimit të reformës arsimore në arsimit. Por sigurisht nuk justifikon asnjë shkelje ligji të kryer më sot, e aq më pak e shpëton nga fundi i paralajmëruar.
Lindita është vetëm një turp i kësaj qeverie. Një turp që pafytyrësisht del e flet majë një karrigeje që duhet ta kishte liruar me kohë./Pamfleti
Lini një Përgjigje