Shikoni Ilir Beqjan e Olta Xhaçkën, Ilir Metën e Sali Berishën, Olsi Ramën e Engjëll Agaçin, cilindo kriminel milioner që SPAK-u ka në “gërshërë” të drejtësisë, si po lëshojnë shtat edhe mbi shtratin e vdekjes...
Drejtësia është për të shkulur korrupsionin nga rrënjët, apo për t’i krasitur degët, që trungu të trashet e nën hijen e tij, skena e përplasjeve teatrale të ketë hije për të gjithë?!
Në qoshen ku janë rehatuar e porositur të rrinë urtë prokurorët e gjykatësit, të gjithë tuten e luten, në skajin që pozojnë pushtetarët, të gjithë luten e tuten.
Altin Dumani i lutet Amerikës na ndihmo, pasi mafia është më fortë dhe më e pasur se ne.
Edhe Edi Rama, i vizatuar nga Elisa Spiropali si Fanti Spathi që futet kudo me shpatën e dollarëve, nuk ngjan më me atë kalorësin krenar, por edhe ky ka filluar të lutet, na shpëto Amerikë, pasi çmenduria e turmave të zemëruara, mund të marrë përpara edhe pasuritë tona, edhe predikimet tuaja!
Presidiumi ku rrinë 4 Klanet Mafioze, kishte urdhëruar që SPAK-u të ndërrojë fe, sapo të largohej ambasadorja Yuri Kim.
Vetë Babloku, e mori nga kisha baptiste dhe e rrethoi me ligje anti-SPAK në xhaminë e Fatmir Xhafajt.
Aty, në sy të Sali Berishës dhe Ilir Metës që këndojnë sure në dërrasë të varrit, Babloku na e bëri “synet” Altinin me “biçakun” e Rexhepit të Taip Erdoganit.
Në një hajat prej gastareje, ca gangsterë të veshur me rroba klerikësh, i dhuruan një apartament, vetëm për ta zhveshur nga Yuri Kim-izmi e kapistallur me vrug vjeshte, që bereqetin t’ja prish gjithmonë sëmundja.
Kimikisht, këta kanë kimizuar kinezërinë klimaterike, nën klishenë klinike “Pasuritë shkojnë tek hajdutët, pasi ata komandojnë kohën”!
Mukoza në mitrën e mafies nuk ka ardhur me shterpësi.
Pra këtej nuk bëhet gjë, pasi këta s’bëjnë asgjë për të shëndoshur sistemin, mitrën e kastës, se ashtu, e acaruar u funksionon më mirë.
Edhe ca degë të krasitura nga trungu i mafies, pasi u morën nëpër duar nga FBI dhe DEA, nisën të lëshojnë bulëza.
Ja, shikoni Ilir Beqjan e Olta Xhaçkën, Ilir Metën e Sali Berishën, Olsi Ramën e Engjëll Agaçin, cilindo kriminel milioner që SPAK-u ka nëpër “gërshërë” të drejtësisë, si po lëshojnë shtat edhe mbi shtratin e vdekjes.
Emra me pasuri përrallash përbri, ka në çdo zyrë shteti, në çdo furrik fshati e qyteti, në çdo histori rreziku dhe risku.
Riti i rishfaqjes së mafiozëve të njëjtë, me rishitje rentash renegate, ka bërë që përfitimet prej atyre peshqve të vegjël që bëjnë nga dy-tre vjet burg, të shkojnë prapë atje ku mafies globale i intereson.
Ku tjetër veçse tek statistikat e propaganda që vizatohen nga piktori, si ura lidhëse mes distiluesve të diplomacisë dhe fasadave të fantazmave.
Këto hije na ndjekin kudo.
Fajësojnë viktimat pse i shohin me frikë kur vjedhin e vrasin në liri.
Fanti Spathi futet edhe në atentatet e gazetarëve, avokatëve, në kapelen e McGonigalit, “çantën” e Yuri Kimit e dosjen e çdo krimi.
Meqë edhe fshati ynë ka sy, askush të mos pretendojë se e fsheh “ilaçin” magjik të kryemafiozit të Ballkanit, që edhe Altin Dumanin na e ka zhveshur publikisht nga amerikanizmi.
Nuk guxon t’i prekë as vëlla Olsin, as Engjëllin që fluturon në hapësirat e mafies, as “gjarpërinjtë” që SPAK-u vetëm i ka zbutur, pasi kur dalin nga aty, nuk shkojnë në burg e sekuestro, por në zyra shteti e plantacione pasurish.
Meqë kemi vetëm heshtje për skandalet qeveritare nga ambasada amerikane, fshatarët tashmë të zëmëruar pyesin, more si hyri Fanti Spathi mes Altin Dumanit dhe Yuri Kim?!
Po, ka ndodhur.
Deri sot, Edi Rana ka lëngun që e mban të gjallë lëngatën.
Në doni dollarë, ejani merrini, në doni dru, vi unë e ju gjej./Pamfleti
Lini një Përgjigje