Berisha e Meta, me sulmin që kanë nxitur ndaj tyre po shpallin kushtet për këtë ‘deal’. Ku e panegociueshme duket është që në komisionin e ri të reformës, të jenë njerëzit besnik të tyre. Për të bërë më pas me Edi Ramën pazarin e ndryshimit të ligjeve dhe institucioneve të drejtësisë. Për ta vënë SPAK nën ‘kllapë’…
Kur Adriana Kalaja, poshtë dritares së Sali Berishës, sulmoi direkt Gazment Bardhin se nuk ‘prek’ Altin Dumanin, ishte vetëm fillimi i një lufte të re.
Sipas të gjitha gjasave nuk ka mundësi që Kalaja, e cila duket e lidhur fort me grupin e Berishës, të flasë jashtë linjës.
Ndërkohë, këto ditë situata po thellohet.
Njerëz që në opinion, përkatësisht në emisionet televizive, mbrojnë Sali Berishën dhe Ilir Metën, kanë nisur një sulm frontal ndaj dy eksponentëve më të rëndësishëm të grupit të Bashës që sot ka kaluar me Rithemelimin.
Ata janë Gazment Bardhi dhe Ervin Saljanji.
Sulmi që nisi mbrëmë, ishte mjaft i fortë dhe shkatërrues. Opinionistë si Arjan Çani apo Ylli Manjani, sulmuan Bardhin e Saljanjin si persona ose të lidhur me mazhorancën, ose peng të saj.
Duket se i gjithë ky sulm ka një objektiv të qartë. “Foltorja e thellë”, përkatësisht njerëzit e afërt të Sali Berishës dhe Ilir Metës duan të mbajnë kontrollin e Komisionit të Reformës së re në Drejtësi.
Një mekanizëm, që në ditët në vijim, Berisha e Meta do ta kërkojnë edhe më me ngulm. Po pse? Sepse ai është një tribunë, nga ku ata mund të nisin atë që kanë humbur. Një mundësi negociimi me ndërkombëtarët për fatin e tyre, familjeve, e mbi të gjitha pasurive të tyre, që nga dita në ditë mund të sekuestrohen.
E për të arritur këtë, nuk është aspak çudi që të shohim një afrim edhe më të madh me Ramën, për të mikluar axhendën e tij, por edhe të tyren. Siç është “armëpushimi” tashmë i gjatë me Edi Ramën, dhe devijimi i shënjestrës politike tek Veliaj apo njerëz të tjerë që konsiderohen si me pushtet në mazhorancë.
Por edhe kjo ka moderimin e vet, pasi si Sali Berisha, ashtu edhe Ilir Meta, po përpiqen të gjejnë kanale komunikimi me Taulant Ballën. Ministri i Brendshëm i sotëm, është i vetmi nga socialistët që ka mbajtur këtë post, dhe që nuk është sulmuar nga opozita. Kjo tregon se pipzat janë lidhur, dhe askujt nuk i intereson që të mbyllin të gjitha dyert, sidomos pas asaj të SPAK.
Bardhi, është fakt, që ka mbajtur deri tani një kontakt me ndërkombëtarët, kontakte të cilat i ka deri në një farë mase edhe Saljanji. Me këtë kartë ata duan që të jenë në listat e sigurta të Rithemelimit në zgjedhjet e ardhshme. Por Berisha e Meta, me sulmin që kanë nxitur ndaj tyre po shpallin kushtet për këtë ‘deal’. Ku e panegociueshme duket është që në komisionin e ri të reformës, të jenë njerëzit besnik të tyre. Për të bërë më pas me Edi Ramën pazarin e ndryshimit të ligjeve dhe institucioneve të drejtësisë. Për ta vënë SPAK nën ‘kllapë’./Pamfleti
Lini një Përgjigje