Të mjerët sheikë dhe të “varfrit” milionerë, po zhgërryhen si derrat nëpër baltovinat e 51 partive, kush të shkojë në Parlament e kush në burg, se vetëm këto 2 shanse kanë sot.
2 shtresat e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve, sheikët dhe milionerët, kohët e fundit, i ka zënë konfuzioni i bollëkut e po ecin në udhën e përmbysjes së suksesshme nëpër anekset plot anekdoda të planetit privat të varfanjakëve.
Të gjorët këta, edhe pse shumë të fortë ekonomikisht, sa ngushtë ndihen, shkruhet gjithandej në gazetat anonime të rrjeteve sociale!
Por Viktimat, si gjithmonë, nuk janë në një mëndje.
Disa i shajnë deri në 7 brezni e kërkojnë t’u kthehet gjëja e vjedhur, disa ndjejnë dhembshuri kur i shikojnë të buzëqeshin me sforcim sa në zyrat e SPAK-ut, sa në listat e çuditshme të kandidatëve për deputetë.
Po, të mjerët sheikë dhe të “varfërit” milionerë, po zhgërryhen si derrat nëpër baltovinat e 51 partive, kush të shkojë në Parlament e kush në burg, se vetëm këto 2 shanse kanë sot.
Absurdi është institucionalizuar deri në statutet e partive.
Gjysma e Sheikëve, të mjerët ata, janë projektuar të shkojnë në Qeverinë e Burgut, gjysma e milionerëve, të varfërit ata, janë në listën e Altin Dumanit si lojtarë stoli për ndeshjen me mafien.
Babloku, si trajneri i surprizave, në shumicën e listave të sigurta, ka aktivizuar ca sheikë të mjerë e ca varfanjakë milionerë, Saliu i mrekullive, në shumicën e vendeve të sigurisë, ka besnikë sheikë, e milionerë të varfër.
Këta të fundit, milionerët, nëpër dokumente dalin varfanjakë, se dihet pasuritë i kanë shpërndarë nëpër farefis e shoqëri.
Po pse atëherë nuk vepron SPAK-u, se emër për emër, milioner vetë, e me njolla të mëdha, janë shumica?!
Përgjigja, është në majë të gishtave që shtypin gërmat pa droje mbi tastierë.
Edhe në institucionin e drejtësisë, nuk gjen emër që nuk është ose sheik i mjerë, ose milioner i varfër.
Varfëria profesionale edhe justifikohet, pasi gjithandej, ndryshimi ende mbetet iluzion dhe kasta nuk izolohet kaq lehtë në këtë stinë të kancerit të dhunshëm mbi trupin e shoqërisë.
Skeçet në sallat e drejtësisë, ku sheikët e mjerë dhe milionerët e varfër të fshatit tonë, i deklarojnë sipas qitapit të partisë pasuritë, i thonë troç, ik pi*dhu logjikës e eja këtu politikës, janë kaq të shpeshta, sa zor të ketë spektatorë, nëse SPAK-u nuk i mbush qelitë e burgut me gjithë këta që kanë vjedhur gjithça u ka parë syri e kapur dora.
Lini një Përgjigje