TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Mars 2025, 10:09

SPAK dhe bëmat e krye-gardistit për 12 vite në SHISH; ankthi i Ermal Onuzit kur i kujtojnë vrasjen e kolegut në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
SPAK dhe bëmat e krye-gardistit për 12 vite në SHISH; ankthi i
Ermal Onuzi /

Për çdo rast që kishte prova e gjurmë bashkëpunimi, hiqej nga raportet e personave nën hetim, dhe nuk arrestohej e nuk procedohej nga policia dhe prokuroria e Durrësit, sepse kishte përhapur mashtrimin, sikur ishte nip i një biznesmeni të fuqishëm...

Drejtuesi i Gardës së Republikës, Ermal Sali Onuzi, nuk duhet të jetë as zyrtar i thjeshtë në administratë, sepse është subjekt i ligjit të dekriminalizimit e atij anti-mafie, por i lënë prej 20 vitesh jashtë goditjes nga drejtësia, megjithëse gjatë detyrave në agjencitë e sigurisë, është skeduar dhe hetuar 18 herë për lidhje me krimin.

Gjatë 12 viteve në SHISH, krye-gardisti Ermal Onuzi, vazhdoi lidhjet me krimin, duke pasur liri veprimi e mburojë nga ish-drejtesit e SHISH, Bahri Shaqiri, Visho Ajazi- Lika e Helidon Bendo, për shkak të mashtrimit, se gjoja është nip i një biznesmeni të fuqishëm

Sipas infromacioneve nga policia dhe prokuroria e Durrësit, Ermal Onuzi, ka qenë i përfshirë në aktivitet kriminale të bandave dhe disa bizneseve të Durrësit në vitet 2010-2020, me objekt trafik droge e armësh, kontrabandë karburantesh e makinash, kalim me dokumente false të personave në kërkim dhe pastrim parash në ndërtime e biznese turizmi.

Si oficer i SHISH me zonë veprimi dhe Durrësin, Ermal Onuzi, kishte detyrë të gjurmonte veprimtarinë kriminale, ndërsa ai u bë pjesë e mbështetjes dhe fshehjes së tyre.

Ai ishte pjesë e trafikut të 613 kg. kokainë, të kapur në shkurt 2018 në kontejnerët e kompanisë “Arbi Garden” të bananeve të Arbër Çekaj, por nuk u fut në dosjen hetimore.

Emri i ish-oficerit të SHISH, Ermal Onuzi, aktualisht drejtor i Gardës, figuron te 5 raporte të DEA në vitet 2012-2021, si pjesë e trafikut të kokainës që bënin Trifon Murataj e Ben Qimja me kompaninë “Bana King”; në trafikun e kokainës që bënte kompania “Alba Exotic Fruit” e Eduart Dautit nga Vlora dhe në trafikun e 137 kg. kokainë futur nga Gentian Malindi në shtator 2019.

Por emri i Ermal Onuzit, doli i përfshirë dhe në trafiqet e grupeve të Shijakut dhe te laboratori i drogës në Has; në 7 raste kontrabandë karburantesh, në 4 raste kontrabandë makinash, në 10 raste kalimi personash në kërkim me pasaporta false nga Porti i Durrësit dhe në 3 raste trafikim armësh e minash me telekomandë, përveç kontrabandës se skrapit.

Për çdo rast që kishte prova e gjurmë bashkëpunimi, emri i tij hiqej nga raportet e personave nën hetim, dhe nuk arrestohej e nuk procedohej nga policia dhe prokuroria e Durrësit, sepse kishte përhapur mashtrimin, sikur ishte nip i një biznesmeni të fuqishëm.

Përfshirjen në veprimtari kriminale, Ermal Onuzi e vazhdoi dhe në periudhën mars 2023- janar 2024, kur ishte Drejtor Operacionesh Anti-trafik e Anti-kontrabandë te kompani private e sigurisë “S2 Secure Albania” në Portin e Durrësit.

Emri i kreut të Gardës, është dhe në dosjen personale në SHISH, për bashkëpunim me krimin, dhe i transferuar 9 herë në sektorë të ndryshëm brenda të SHISH, por ish-drejtorët e Bahri Shaqiri, Visho Ajazi e Helidon Bendo nuk e larguan nga puna dhe nuk e kallëzuan penalisht.

Emri i tij, është përmendur dhe në muajin mars 2012 nga Prokuroria e Durrësit, në raportin hetimor nr. 211/2 për vrasjen e Zv/drejtorit të SHISH të degës së Durrësit; i cili u gjend i djegur brenda makinës më 24 tetor 2011 te Currilat.

Ai po gjurmonte një rrjet kontrabande karburantesh, droge e amësh në Portin e Durrësit, ku sipas hetimit paraprak nga policia e prokuroria Durrës dhe nga vetë SHISH, rezultoi se ishte i përfshirë dhe ish-oficeri i SHISH, Ermal Onuzi, prej 7 muajsh Drejtor i Gardës së Republikës.

Nuk dihet, se përse pas 4 vitesh hetime, policia, prokuroria dhe vetë SHISH që është niveli sipëror i gjurmimit e zbulimit të krimeve, i vunë kapak bashkërisht, dosjes së vrasjes të shefit të SHISH-Durrës; por dihet, që sa herë Ermal Onuzit i përmendet emri dhe vrasja e kolegut Isa Çopa, atë e mbërthen ankthi e nervozohet./Pamfleti

ermal onuzi ankthi i kryegardistit vrasja e kolegut isa çopa

Lini një Përgjigje