Pas kolonizimit të Soros dhe McGonigal, Edi Rama ka krijuar Manastirin e Burgut ku ngujohen burrat dhe gratë bashkë.
Olta Xhaçka, Monika Kryemadhi dhe Frida Krifca, janë 3 femrat e para që do të nisin shlyerjen e mëkateve, jo si të penduara të drejtësisë, por si besimtare të partisë, në rrugën e gjatë të sakrificave e përulësisë para Perëndorit të Surrelit, që të paktën, pasuritë t’ua bekojë Don Dumani.
Do të lënë pas dritat verbuese të qeverisë dhe do të bëhen murgesha në qelitë e Murgjëve që do po popullohet më shpejt se Shteti që Babloku i ka falur Baba Mondit.
Këto kohë, burgu nuk është vetëm për burra, po edhe për gra.
Madje mafia jo vetëm ka falur tokë për shtet brenda shtetit, por si rrjedhojë e procesit të kolonizimit të Aleks Sorosit dhe Charles McGonigal, dy figura të frikshme të këtij shekulli, pas betejave të ashpra, Edi Rama ka krijuar edhe Manastirin e çuditshëm, ku ngujohen edhe burra, edhe gra.
Andej nga qelitë e Murgjve të PS-së, ku Ilir Beqja ka lënë mjekër e Ilir Meta lexon libra psikoanalitik, ka gjallëri brenda mureve ku askush nuk e di se për kë luten, për Edi Ramën apo Sali Berishën.
Vetëm në Qeverinë e hajdutëve ka heshtje.
Kjo treshe, e para skuadër nga gratë e shthurura të universitetit të shkencave sorosiane, po bëhet gati të lërë Qeverinë e lëmuar si pasqyrë xhepi e Edi Ramës, e po shkon në izolim të përhershëm.
Por jetën e deritashme e kaluan mirë.
Sa ishin jashtë mureve të haurit të Altin Dumanit, kërcenin përmbi bilance të falsifikuara, me elegancën e balerinave të operës dhe baletit, duke bërë pirueta nëpër shifrat e buxhetit dhe donacioneve të huaja, duke i avulluar fondet si mëngjeset brymën e territ.
Nuk i mbanë më gjatë Babloku jo, se ka hallet e veta i shkreti.
Pastaj, këto 3 heroina të hajdutërisë shoqërore, nuk po shkojnë në burg si gjitare gjigante që gëlltitën me grykësinë e përbindshave të detit, por si gjithë murgjit e tjerë, lehtë- lehtë, në majë të gishtave, pa zhurmë dhe të betuara se nuk do të nxjerrin fjalë nga goja, as ç’kanë parë as ç’kanë shkruar nëpër qitapët qeveritare.
Këto që prijnë të parat për në manastir, për fat, nuk do të na fshihen përgjithmonë si qenie që kishin jetuar dikur, dhe kaq.
Po po, do të na shfaqen si hije nëpër ekranet e parave të zeza, si artistet që koha i rrëzoi aksidentalisht nga skena, por që të mira ishin ama.
Do të kemi emisione me analistë, që edhe pse u iku Sorosi e USAID-i, do të hanë ca nga dhjami i tyre e do të na thonë, pse, ç’është pushteti, përveçse karamele në sëndukun e kështjellës së fshehur, që i lëpijnë më të zgjuarit, pasi kudo ashtu ngjan?!
Por novela është e thjeshtë, e përshëndetshme, e përfundimisht e bukur, Olta Xhaçka, Monika Kryemadhi dhe Frida Krifca, 3 murgeshat e para në Qeverinë e Burgjeve të Bablokut, janë shembull se si vetëpastrohen veglat e ndryshkura të qeverisë dhe si shlyhen mëkatet në të gjallë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje