TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 5 Mars 2025, 10:04

Donald Trump fton Edi Ramën në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Donald Trump fton Edi Ramën në Shtëpinë e Bardhë
Edi Rama dhe Donald Trump /

Donald Trump në tokë dhe Zoti në Qiell i falin gjynahet...

Po, kohë më të mirë se sot, për të ndjerë dhëmshuri e për të falur mëkate, nuk ka pasur kjo Botë.

Edi Rama, është i pari hajdut dhe antiamerikan që ftohet në Shtëpinë e Bardhë, dhe surprizat që paralajmëroi kryeministri, sa kohë njerëzia është e hutuar, është mirë t’i ndajmë në cifla të vogla, që të mos i zbehet asnjërit pritshmëria.

Pra, edhe pse nuk është e vërtetë kjo, tek e fundit, është ëndërr e bukur.

Këtej, të gjithë, edhe vjedhin me elegancë, edhe vegojnë pa vetëdije, se si minjtë, mund të bëhen mbretër dhe luanët s’ka pse të mos bien pre e intrigave të vogla.

Hajduti i madh, sot është tkurrur sa një vorbë, ku mediat e mafies ziejnë groshën për gomarët që punojnë shumë e hanë pak.

Avash avash, lajmi u ngjyros me ngjyrat e ylberit dhe ndijimit psiqik të Bablokut, pas një ëndrre të bukur që ua tregoi militantëve në emisionin “sy m’sy”, edhe pse Babloku e di se Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë vetëm në televizion ose me sy mbyllur.

Militantët që fërkonin sytë dhe nuk i besonin Sali Berishës, se Edi Rama nuk e kalon Oqeanin, e gëlltitën qetësuesin.

Për të vajtur në Amerikë, në fakt, nuk pengohen as Olta Xhaçka e Frida Krifca, as Fatmir Mediu e Olsi Rama, madje asnjë kriminel me pushtet, por edhe kështu, gjysma e të keqes.

Edhe andej nga Ambasada Amerikane ka filluar pastrimi i shtëpisë. Kanë nxjerrë në shitje pasuri e katandi, e surprizat do të jenë ato që ne i kemi lajmëruar prej katër vitesh.

Gjysma e patronazhistëve do të shkojnë ushtarë e gjysma do të ikin në bjeshkë.

Gjysma tjetër, kjo e fshatit tonë, është në pjesën tjetër të ëndrrës së Bablokut, surprizën që presim të na sjellë kjo kohë e ngarkuar me pranga./Pamfleti

donald trump edi rama shtëpia e bardhë

Lini një Përgjigje