Grupi i prokurorëve që po heton në të gjitha shtetet e Ballkanit, të gjitha projektet me fondet e taksapaguesve amerikanë, është një ushtri e pamëshirshme, dhe Edi Ramën nuk ka Perendi ta shpëtojë...
Armiqtë e njerëzimit, sot nuk janë as të padukshëm, as të pandëshkueshëm. Skandalet me taksat e popullit amerikan, Edi Rama nuk po i mbulon dot me sukseset mbi naivët e formatit Charles McGonikal, Fondacioni i Hapur Soros, apo USAID.
-Kush është ai që infektoi Amerikën, pyetën kongresmenët amerikan?
-Edi Rama, ishte përgjigja e ftohtë.
Kjo fjali, me kryefjalë Bablokun e Mafies globale, çdokush në Botë e di se u shkëput nga Uetergejti Nr.2 Rama-McGonigal, dosje tashmë e ngrohtë edhe në selinë e SPAK-ut këtu në Tiranën e çudirave.
-Kush ka krijuar narrativa se Amerika i shërben mafies e mban në pushtet kriminelët?
-Edi Rama, -ishte përgjigja e qartë.
Fjalia e dytë, u shkëput nga vargonjtë e ngarkesës së fuqive të Uetergejtit Nr.3 Rama-Soros, edhe kjo dosje në SPAK.
-Kush i prishi ekuilibrat e Agjencisë së Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar, duke i bërë ndihmat amerikane pandemi populiste?
-Edi Rama, ishte përgjigja e zjarrtë.
Kjo fjali, u shkarkua nga kamioni me shkresa i Uotergejtit Nr.4 Rama- USAID, edhe kjo dosje nën hetim nga SPAK.
Grupi i prokurorëve që po heton në të gjitha shtetet e Ballkanit, të gjitha projektet me fondet e taksapaguesve amerikanë, është një ushtri e pamëshirshme, ku Edi Ramën nuk ka Perendi ta shpëtojë nga ndëshkimi.
Në morinë e fjalive ku Edi Rama është kryefjalë në Kongresin Amerikan, më shumë se skandalet e Bablokut, ka vlerë suksesi i drejtësisë, rikalibrimi i politikave, ku e mira po varros të keqen./Pamfleti
Lini një Përgjigje