TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë25 Shkurt 2025, 10:16

Krye- gardisti Ermal Onuzi, “çimka” që përgjon ministra e zyrtarë të SPAK, BKH, GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Krye- gardisti Ermal Onuzi, “çimka” që përgjon

Në shkurt 2023, u shkarkuar nga detyra Zv/drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës e Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) me kërkesë të zyrës së NATO-s, për cënim të sigurisë së informacionit e kontakte me eksponentë të krimit...

Kur më 17 tetor 2024, Drejtori i Përgjithshëm i Gardës, Ermal Onuzi, lejoi futjen e forcave speciale në mjediset e parlamentit, ministri Ervin Hoxha fillimisht e mohoi, pastaj e konsideroi pakujdesi dhe mungesë përvojë të krye- gardistit, ngaqë kishte 1 muaj punë në këtë detyrë.

Por një informacion i ardhur në “Pamfleti”, fakton se Drejtori i Gardës, Ermal Onuzi, ka “përvojë skuthi” për qëndrime të paligjshme e punë të pista, në detyrat që ka kryer gjatë 22 viteve në shërbimet shtetërore të sigurisë e kompani sigurie private.

Një muaj më parë, agjencitë investiguese kanë dorëzuar te kryeministri Edi Rama dhe te Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, një raport të hartuar me denoncime nga oficerë të Gardës e truproje të Gardës, për një veprimtari të paligjshme që ata detyrohen ta kryejnë me urdhër të shefit.

Në raport, thuhet se pas marrjes së detyrës në muajin shtator 2024, krye-gardisti Ermal Onuzi, ka krijuar një rrjet me oficerë e truproje të gardës, që mbledhin të dhëna për ministra dhe zyrtarë të SPAK, BKH, Gjykatës së Posaçme dhe funksionarë që mbrohen nga garda.

Detyra është të garantojnë sigurinë fizike të tyre, por Drejtori i Gardës, Ermal Onuzi, i ka urdhëruar të memorizojnë bisedat dhe veprimet e ministrave, zyrtarëve të drejtësisë speciale e funksionarëve që kanë në ruajtje, por dhe të raportojnë për çdo takim jo zyrtar e kontakte të tjera.

Në raport, thuhet se përdoren dhe pajisje përgjimi elektronike, vizuale e ambientale të paligjshme, për të mbledhur të dhëna që i jepen krye- gardistit Ermal Onuzi; ndërsa ky i dorëzon te shefat më lartë, që për të janë kryeministri Edi Rama e ministri Ervin Hoxha.

Këta e emëruan në këtë detyrë në shkelje të ligjit, vetëm për të bërë detyrën e “çimkës” të cilën e realizon nëpërmjet truprojeve gardistë, duke përgjuar ministra e zyrtarë të drejtësisë speciale.

Të njëjtën gjë, madje dhe me favore ndaj trafikantëve, kontrabandistëve e shërbimeve të vendeve jo mike me Shqipërinë dhe vendeve nën sanksione të SHBA-BE, krye-gardisti Ermal Onuzi ka bërë gjatë viteve 2005-2009, kur ishte zyrtar në Shërbimin Informativ Ushtarak, ku është qarkulluar e pezulluar 3 herë, për lidhje me eksponentë kriminalë e shitje informacionesh të klasifikuara, madje hartonte raporte false edhe për aktivitetin e fabrikës së Gërdecit.

Pas shkarkimit nga Shërbimi Informativ Ushtarak, në vend që të përajshtohej nga shërbimet ushtarake e të vihej para drejtësisë; me urdhër të Sali Berishës kryeministër, ai u transferua në SHISH, ku qëndroi deri në muajin shkurt 2022.

Gjatë punës në SHISH, ai u kap disa herë me nxjerrje informacionesh e lidhje me aktivitete kriminale, dhe u qarkullua në disa sektorë me ndërhyrje nga persona me ndikim në kupolën e pushtetit dhe drejtësisë deri sa e larguan nga SHISH.

Po në shkurt 2022 pas largimit nga SHISH, Ermal Onuzi u emërua Zv/drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM); por në shkurt 2023 e larguan me kërkesë të zyrës së NATO-s, për cënim të sigurisë së informacionit e kontake të papërshtatshme.

Në mars 2023, miqtë e fuqishëm biznesmenë që e shpëtuan nga burgu, e çuan drejtor operacionesh te kompania “S2 Secure Albania” që ka skanimin në Portin-Durrës e pika kufitare, ku u skedua nga SHISH, Anti-krimi e DEA, për lejim trafiku drogë e naftë kontranbandë.

Prej 6 muajsh, Ermal Onuzi është Drejtues i Gardës, ku siç thamë më larë, po shërben si “çimkë” Bablokut dhe ministrit Ervin Hoxha, për të përgjuar ministra dhe zyrtarë të drejtësisë së re; por në Gardë, ka emëruar 13 persona me precedentë penalë, ka dhënë poste e grada të paligjshme dhe u shërben privatisht me truproje garde, disa oligarkëve. Ka zullume të tjera./Pamfleti

ermal onuzi çimka përgjon ministra

Lini një Përgjigje