TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë25 Shkurt 2025, 10:04

O SPAK, a dëgjon, Ridvan Bode nuk ka vjedhur më pak se Ilir Beqaj!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

O SPAK, a dëgjon, Ridvan Bode nuk ka vjedhur më pak se Ilir Beqaj!
Ridvan Bode /

Aktori i tragjedive të financave, e kaloi “lumin” pa u lagur, dhe veshi çizmet për të vazhduar hajdutërinë bashkë me Edi Ramën që e gradoi anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë...

Ridvan Bode, ish ministër i financave nga viti 2005 deri në 2013, nëse SPAK do ta hetonte, Ilir Beqaj do na dukej sardele përballë peshkut gjigant.

Mbretërit e fshehtë të pasurive të dukshme, sot bëjnë jetë luksi, pasi hajdutët e vjetër sillen me elegancë edhe me drejtësinë e re, duke na përforcuar bindjen, se kriminelët që kanë drejtuar Shqipërinë prej 34 vitesh janë të gjithë bashkë.

Dy vjet qeverisje kishte Edi Rama, kur Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, e kallëzoi në prokurori për 500 000 euro të pa deklaruara.

Aktori i tragjedive të financave, e kaloi “lumin” pa u lagur, dhe veshi çizmet për të vazhduar hajdutërinë bashkë me Edi Ramën që e gradoi anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Si “opozitar”, u fut në rrugën ku drejtësia nuk i prek as hajdutët demokratë që dinë të lyejnë rrotat dhe të mbajnë drejt timonin e makinës së mafies.

Rama e pozicionoi Boden në vendin ku do të vazhdonte veprimtarinë kriminale që kishte krijuar kur ishte ministër opozitar.

Dhëndri i Ridvan Bodes, Ali Vishaj, e bija Adela Bode dhe i biri Eraldo Bode, kishin prej kohësh aktivitet për dhënie kredish, me shuma të konsiderueshme parash në shkelje të ligjit, përmes kompanisë “AvA Consulting”, ku kanë lëvruar mikrokredi me interesa shumë të larta.

Hajdutëria e këtij ish ministri të “harruar” nga SPAK-u, dyshohet të jetë galopante në pazaret e shitjes së pronës publike, ish Hotel Dajti tek tjetra pronë publike, Banka e Shqipërisë për 30 milionë euro, tek afera me pullat fiskale, koncensioni i markimit të karburanteve si dhe shitja abuzive e hidrocentraleve “Ulëz”, “Shkopet”, “Bistrica-1” e “Bistrica-2”, në vitin 2012.

Eraldo Bode, ka lidhje interesash financiare me personazhin anonim Klard Flaga, pëmes kompanisë

“Bankers Petroleum Albania Ltd”, ku kanë lëvizur dhjetëra milionë euro, të dyshuara edhe në Parajsat Fiskale, çka nuk i lë asgjë mangut skemës së inceneratorëve të Bablokut apo lojërave të fatit të vëlla Olsit.

Tek krimet e ish ministrit Bode, ende nuk kemi një Nesti Angoni, por ama po, kemi një duzinë copash të njëjta hajdutërish që do i publikojmë në vazhdimësi, deri sa SPAK-u t’i trokasë pas portës edhe këtij.

Sot që portat e përgjegjësive po çelen, lexuesve tanë që kanë hapur sytë mbi paradokset e hajdutëve të rinj, duam t’u themi hapini edhe më fort, pasi edhe Ridvan Bode e çdo zyrtar milioner, janë një substancë, hajdut, kush më i madh e kush më i vogël.

Ajo që dimë me saktësi, është ajo që fsheh SPAK-u, se edhe ish ministri i harruar Ridvan Bode, nuk ka vjedhur më pak se Ilir Beqaj./Pamfleti

spak ridvan bode ilir beqja

Lini një Përgjigje