A mund të kemi një kryeministër edhe shumë hajdut edhe shumë antiamerikan?!
Kurrë më ngushtë se sot nuk kanë qënë shqiptarët.
Edi Rama, ky që ka shpuar me shtizë fuçinë e opozitës dhe shkelur me korrupsion fuqinë e Amerikës sorosiane që për fatin tonë po e merr veten shpejt, ka shpikur rregulla të reja.
Marrëzia e deri sotme, se kryeministri, edhe nëse është pak hajdut, të paktën të jetë pak proamerikan, ngjan e dalë mode ende këtej në fshatin tonë.
Epoka ka ndërruar sjellje.
Sot, secilin peshk të madh, që shoqëria e akuzon për korrupsion, drejtësia e gjykon si profesionist, si intelektual, që është zor ta hetojë, diplomacia e vlerëson si ofertë të thekur për strategji gjeniale, që kënaqin interesat globale.
Edhe veset e këqia, në varëse floriri, shkëlqejnë.
Këta tipa, dinë t’i bëjnë punët e veta mirë, dinë të justifikohen pse rrugët prishen e premtimet gjenerohen, taksat ngrihen e pensionet jo, tenderët ecin me shpejtësinë e inflacionit, bizneset e oligarkëve lajnë buxhetin e shtetit e burimet i shterron thatësira e tranzicionit, secili është më hajdut se tjetri e s’kemi ç’bëjmë.
Në fakt, edhe në Amerikë askush deri sot nuk paska arritur gjithçka për të gjithë, pasi Elon Musk, zbuloi miliona amerikanë të vdekur para një, dy, apo tre shekujve, që “firmosin” e marrin pension.
Atje u zgjua zgjuarsia, për fat.
Këtej mjafton të pyesim, a mund të kemi kryeministër shumë hajdut e shumë antiamerikan?!
Gjithesi, ju votoni me zgjuarsinë tuaj!/Pamfleti
Lini një Përgjigje