TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë14 Shkurt 2025, 12:39

Edi Rama nën këmbët e Yuri Kim

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Edi Rama nën këmbët e Yuri Kim
Marko Rubio dhe Yuri Kim /

Cila është arsyeja që Yuri Kim publikon foton armiqësore me Marko Rubion si dokument miqësie?

Ngreje këmbën Yuri, ngjiti shkallët e llogaridhënies serbes, e paç këmbën e mbarë Yuri, shembe Edi Ramën në Ferr!

Lirisht vrapojnë këto lajmotive nëpër lirishtat e pyjeve, ku pyka shtyn pykën deri tek dy fotografi të çuditshme, njëra e ish ambasadores Yuri Kim me Sekretarin e Shtetit Marko Rubio dhe tjetra e Aleks Sorosit me Edi Ramën, fiks në kohën që Kimetja dhe Babloku, kanë nevojë të rikonstrukturojnë rubinët e rrubinetave nëpër dejet e diamanteve të naftës, Tigrave, mollëve, kumbullave, dardhave e rrushit të fabulës së Ezopit.

Ezofagu tretës i taksave të popullit amerikan këtu në Shqipëri, është ngushtuar që atë moment kur Kimetja e vogël dhe imcake, shkeli me taka Edi Ramën në rrëfimin para Sekretarit Amerikan të Shtetit Marko Rubio, ku sot është rasti ta themi, se ish ambasadorja është thirrur për të kulluar hirrën nga djathi.

Pra, kjo është arsyeja pse Kimetja publikon foton armiqësore si dokument miqësie, dhe Sorosi atë me Bablokun si për të thënë, Edin e kam mik dhe ende nuk kam rënë. 

Kimetja, e hetuar deri në hormone të hemogjenezës, pas efekteve anësore që ka pësuar bordi administrativ i kimisë së korrupsionit global, nuk mund të vlerësohet si murgesha që ka punuar me zell në bordellon politike të Edi Ramës dhe Charles McGonigalit, por si një eksperiment i gjuhës së zgjidhur që do të ngrejë tym mbi Tiranën që fryn e shfryn Noc Rrokun me doza epshi, sa herë Babloku ka nevojë për viagra magjike.

Poshtë e lart, tensioni i drejtësisë, po bën masë nëpër gabimet farmaceutike të pilulave politike dhe diplomatike.

Oreksi për pasuri pa fund dhe pushtet të përjetshëm, në laboratorin e operacioneve të Aleks Sorosit dhe Charles McGonigalit, po shfaqet si teatër turpi i shtypjes sociale të faturave të Bablokut të iluzioneve emocionale dhe simptonave të SPAK-ut, që pak nga pak, po e hapë tenxheren pa kapak.

Orgjive të intrigës, kryeministri në ikje, po investon për viagra me diversitet hutimi, ku SPAK-un ta palos në gjumë e krimit t’i japë frymëmarrjen artificiale.

Acarimi i këtij që kaparon jo vetëm pasuritë, të drejtat dhe liritë, por edhe votat, stilistikisht spostohet edhe në ironinë, Edi Rama është nën këmbët e Yuri Kim, edhe në simfoninë, fati është fat, ca i zë me grep, ca i zë ma lak./Pamfleti

edi rama yuri kim

Lini një Përgjigje