TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë11 Shkurt 2025, 09:32

Po Edi Rama kur do të arrestohet?

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Po Edi Rama kur do të arrestohet?
Edi Rama /

Pas shkëputjes së çdo mbështetjeje, edhe nga Uashingtoni, Edi Rama tanimë është rrugës për në burg...

Arrestimi i krahut të djathtë të Edi Ramës, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është këmbana se drejtësia po shkon drejt kokës së krimit.

Babloku tashmë ka humbur lidhjet me ndërkombëtarët, sa po i bie murit me kokë e as bën gëk, as mëk, por del broçkullitë në rrjetet sociale “sy m’sy” me fshatarët që po i nxjerrin sytë me zemërimin publik. 

Fundi i Bablokut po vjen, pasi Veliaj nuk ka ngrënë molla pas shpine fshehtas dhe, edhe drejtësia i ka dy duar për kokën e vet tek dëgjon britmat gjithandej, ec përpara, arresto Edi Ramën, ai është krymafiozi.

I mbyllur në guaskë të dëshpërimit, e shqetëson tutela e talebanizmit turshi që po konservon bijtë e vet.

Kufizimi i lirisë deri sot, nuk ka arritur t’u mbytë mikrotubulat që u mbajnë në jetë qelizat e trupit pa kokë mafiozëve sorosianë të Tiranës, por pas shkëputjes së çdo mbështetjeje edhe nga Uashingtoni, Edi Rama tanimë është rrugës për në burg.

Erion Veliaj është trupëzuar me Edi Ramën.

Cilido e di, se ai është trupi pa kokë i Mafies së gjallë, me ndjesi fizike përballë rrezatimeve kimike për çlirim pasionesh me pasword Edi Ramën. 

Tek gurra e Aleks Soros apo Entony Blinken, jo vetëm Erioni, por më shpesh Babloku, kanë larë kokën si të pasionuar pas parave të pista, por këtej janë bërë piskë laraskat që notojnë moçaleve të fshatit, portave të SPAK-ut ku çdo ditë hapen e mbyllen me piskamë nga psikopatët që me piskërr shkulin ca fije leshi në vetullat e korrupsionit, pa arritur tek shëndoshja e shoqërisë, arrestimi i Edi Ramës.

Nuk e shëmton SPAK-u Mafien, se i lë ca shenja në trup, sa kohë kryehajduti është i lirë.

Dhimbjet në organizmin e Edi Ramës, dashuritë që lindin të vdekura, çlyrosin real politikën dhe ngjyrosin simetrikën e ç’rregullimeve, në tunelet e ndëshkimeve të ndërlikuara.

Tigri i Tiranës hyri në gëmushë me fillin e FBI-së që nuk e këpusin dot jo humbësit, por as fitimtarët e përkohshëm apo fondacionet e fonetikës ekonomike.

Ekonomët që merren vetëm me trupin e vet, pasi kokat nuk i kanë mbi shpatullat e tyre, por na i fshehin nëpër dosjet e disfatave, nuk na vijnë si fantazma legjendash, por i njohim mirë, i kemi zënë duke vjedhur dhe ç’është më e rëndësishmja kanë humbur çdo imunitet, prandaj pyesim sot po Edi Rama kur do të arrestohet?

edi rama burg

Lini një Përgjigje