
Dosja Rama-McGonigal, do të hapet si ‘një e një bëjnë dy’...
Blerja dhe përdorimi i FBI-së amerikane nga një batakçi i Ballkanit, sot është në batak dhe nuk lundron dot ujërave të oqeaneve të territ pa fund.
Në fund të rrugës “aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim me Edi Ramën”, sipas shkrimit me të njëjtin titull të portalit 1945, publikuar edhe nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjes, varka e peshkimit të kriminelëve të Ballkanit, po lëkundet nga valët që e përplasin nëpër shkëmbinjtë e drejtësisisë.
E fundit varkë shpëtimi për Edi Ramën, ishte Yuri Kim.
E përdori pushtetin politik të Shtëpisë së Bardhë, haptas për korrupsion organik.
Uniteti në inskenimet e kundërshtive false, gjasme se po zihen kush ta drejtojë SPAK-un, sot po pranohet nga Amerika, se paska qenë veshja me uniformë të Aleks Soros dhe USAID, për ushtrinë e hajdutëve të taksave të popullit amerikan dhe nënshtrimin e një publiku, që edhe kapelën e policit që bashkëpunon me krimin, e paguan 350 dollarë.
Konformistët sot janë konfuzë, as për fotografi nuk takohen dot.
Të pasigurtë me ujërat e turbullta poshtë, dhe mjegullën e dendur lart, si Yuri ashtu edhe Rama, po kujtojnë me nostalgji Eurekën e të vërtetave biblike, të çmuara sa edhe floriri i Minotaorit të Skraparit, një përbindësh gjysëm demokrat e gjysëm socialist, kur të dy gjenin ç’donin.
Ilir Meta tanimë është zbutur, dhe njerka Fatime, po drejton gjithë resortet dhe pasuritë e tij me ndihmën e Altin Dumanit që mbron edhe me jetën e vet pasuritë e çdo zyrtari e ministri të minierës së mafies së fshatit tonë.
Sido të precipitojnë punët, secili që është me këmbë në tokë, e kupton se mafia është në fundin e saj dhe se Yuri Kim, si “varka” e fundit që mund ta shpëtonte Edi Ramën, është përmbytur, dhe ka lagur gjithë sekretet e dosjes Rama-McGonigal, një skandal që do bëjë dritë mbi qiellin e drejtësisë shumë shpejt./Pamfleti
Lini një Përgjigje