
Ndërpreja e fondeve amerikane për të gjitha institucionet shqiptare, nuk është diktaturë, por kuptueshëm ruajtje e parave të popullit amerikan nga hajdutët e fondacionit ‘kap ç’të kapësh’...
Hera e parë, që hajdutët po struken skutave nga hapi i rëndë i një “diktatori”. Prej pak ditësh, asnjë armik nuk i del hapur “diktatorit” Donald Trump. Të gjithë po bëjnë kthesë me zor, të tërë janë vënë në rresht për në burg, e vetëm po shtyhen me bërryla kush të dalë nga fundi.
Kjo mrekulli, e shkruar në mitologjitë helene, hebraike dhe surrelase, është botuar gjithandej ku Aleks Soros ka ngritur tempuj të investuar me paprekshmëri.
Diktatorët dinakë, nuk janë as trima as të ndershëm, nuk i ofrohen afër, “diktatorit” që po kuron verbërinë e njerëzve, paralizën e pushteteve, lebrën e lirive dhe egot e epokës më të zezë, ku edhe mashkullin e bënin femër e femrën mashkull.
Në pikën më të lartë të epikës, aty ku mitologjia e Fredi Belerit na njeh me Asklepiusin, viganin që ringjall të vdekurin, duke u ngritur prej varrit të Altin Dumanit e duke shfaqur në Parlamentin e BE-së, bën lajm për secilin që nuk u beson lajmeve, se hajdutët e fshatit tonë mund ta bëjnë mik Presidentin Donald Trump e të vazhdojnë të vjedhin e të shtypin.
Po pse Trumpizmi shihet si diktaturë?
Ndërpreja e fondeve amerikane për të gjitha institucionet shqiptare, nuk është diktaturë, por kuptueshëm ruajtje e parave të popullit amerikan nga hajdutët e fondacionit ‘kap ç’të kapësh’.
As Zeusi nuk është akuzuar për diktator, se ashtu mendonte, të lëshojë rrufetë e tij të tmerrshme kundër kundërshtarëve; as Kimetja nuk është penalizuar pse oponentët e Edi Ramës dhe Aleks Sorosit i ka mbyllur në qitape si nuska “mashtruese” që infektojnë hapësirat e hajdutëve.
Se po, ka ndodhë skandal i paparë deri sot.
Në çdo refuzim vizash të gazetarëve, çdonjërit që nuk ka futur gishtat në sahanin e mafies, ka të njëjtën fusnotë; ka “mashtruar”.
94 copë të tilla kishte edhe “diktatori” që sot këta maskarenjtë i lëpijnë prapanicën, apo jam gabim, e prapë po mashtroj?!
“Diktatori” Donald, ky “mik” i armiqve të vet që nuk i ka poshtëruar ende siç e meritojnë, ka mesazh hyjnor, shkruan për mafiozët, një djall i fshatit tonë në variantin ‘vari lesht reformës në drejtësi’.
Drejtpërdrejt, të gjithë milionerët tanë të majtë, por që qëllojnë në shënjë edhe me të djathtën, e dinë fare mirë, se “Diktatori” Donald, ata që takon i laton, kurse ata që nuk i sheh dot me sy, i fton ta ndjekin në televizione e rrjete sociale, për t’i thënë njerëzimit, ose ikni nga hajdutët, ose zhdukini ata./Pamfleti
Lini një Përgjigje