TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë30 Janar 2025, 17:41

Dokumenti i DASH/ Ja fondet që mund të humbasë Shqipëria dhe a do të shpëtojnë nga prangat ‘bajlozët’ e politikës?

Shkruar nga Pamfleti

 

Dokumenti i DASH/ Ja fondet që mund të humbasë Shqipëria dhe
Dumani me të dërguarën e SHBA

 

Ja 3 kategoritë se si ndahen fondet e SHBA në Shqipëri...

Shqipëria mund të humbasë afro 11 milionë dollarë fonde nga SHBA, pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump. Dje ambasada e SHBA njoftoi institucionet shqiptare për pezullimin e ndihmës, teksa bëhet fjalë për afro 32 organe që nuk do të financohen së paku për 90 ditë. Mes tyre ishin dhe organet e drejtësisë, me në krye SPAK.

Por për çfarë fondesh bëhet fjalë dhe sa do të ndikojë ky proces te lufta ndaj korrupsionit? ‘Pamfleti’ ka siguruar buxhetin e SHBA të vitit 2025, ku flitet për ndihmën e huaj, mes të cilave dhe vendi ynë. Fondet për Shqipërinë janë të ndara në tre zëra, për drejtësinë, ushtrinë dhe shoqërinë civile. Duhet theksuar se këto fonde, janë të karakterit ndihmës dhe jo fonde fjala vjen që shkojnë për paga apo shpenzime të tjera.

Dokumenti i DASH/ Ja fondet që mund të humbasë Shqipëria dhe

Letra dje e ambasadës, shkaktoi gëzim në radhët e politikës. Demokratët dhe Partia e Lirisë nuk e fshehën buzëqeshjen duke deklaruar se kaq e pati SPAK dhe tani do të shkrihet. Por edhe në PS ka pasur nga ata që u lumturuan, pasi si PS ashtu dhe PD njësoj janë kur vjen puna te SPAK. Dallimi është se njëra e shpreh dhe tjetra jo.

Por ishte vetë SPAK që ua ngriu buzëqeshjen sot. Prokuroria konfirmoi atë që thotë dhe vetë DASH se bëhet fjalë për fonde mbështetëse, pra që janë për trajnime apo dhe asistencë teknike.

SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.

Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, por Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI. Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve”, thuhet në përgjigjen e SPAK.

Nëse shohim buxhetin e shtetit, për vitin 2025, Prokurorisë së Posaçme i janë akorduar mbi 2 miliardë lekë, që shkojnë për paga, pajisje dhe elemente të tjera. E vetmja pasojë do të jetë që disa zyrtarë të ambasadës që janë në SPAK ndoshta nuk do paguhen për pak kohë, por kjo nuk do të thotë se dëmtohet puna e SPAK. Struktura e Posaçme i ka momentalisht të gjitha pajiset teknike që i duhen dhe puna gjithmonë është bërë nga prokurorët shqiptarë. Me pak fjalë, pezullimi i fondeve nga SHBA ka ndikim minimal te lufta antikorrupsion.

Por nuk duhet të harrojmë elementin tjetër. Pezullimi ndodh për 90 ditë me qëllim që të verifikohet procesi se si janë shpërndarë paratë. Pra kjo do të thotë se pas 90 ditësh mund të kemi një rikthim të tyre për sektorë të caktuar. Nga sa raportojnë mediat amerikane, ata që do të preken më shumë duket se janë shoqëria civile dhe organizatat, të cilat kanë marrë para qyl nga ambasada.

Ja dokumenti i DASH mbi fondet për Shqipërinë

(5.2 milionë dollarë)

Asistenca INL do të bazohet në vullnetin e fortë politik të Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin, duke zhvilluar kapacitetin e zbatimit të ligjit për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet që lidhen me trafikun e narkotikëve, krimet komplekse financiare, pastrimin e parave, dhe krimin kibernetik. Ndihma do të zvogëlojë mundësinë që Rusia të ushtrojë ndikim keqdashës duke forcuar sundimin e ligjit dhe duke reformuar institucionet joefektive që pengojnë integrimin e mëtejshëm transatlantik. Përmes trajnimeve, pajisjeve dhe mbështetjes teknike, fondet do të ndihmojnë për të rritur aftësitë e zbatimit të ligjit dhe të forcojnë profesionalizmin e institucioneve.

Dokumenti i DASH/ Ja fondet që mund të humbasë Shqipëria dhe

Fondet do të përdoren për të përmirësuar profesionalizmin dhe pavarësinë politike të prokurorëve dhe gjyqtarëve nëpërmjet trajnimit dhe krijimit të mekanizmave të mbikëqyrjes. Ndihma do të vazhdojë të fokusohet te reforma në drejtësi, forcimi i shoqërisë civile dhe mbështetja e institucioneve të sapokrijuara të sektorit të drejtësisë (përfshirë Strukturën e Specializuar Kundër Korrupsionit, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit) për të hetuar, ndjekur penalisht dhe gjykuar me sukses krimin e organizuar dhe rastet e korrupsionit.

Programi do të ndihmojë gjithashtu në sundimin e ligjit dhe mbështetur komunitetet e cenueshme të refugjatëve dhe për të ofruar ndihmë për viktimat e trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore.

Programimi do të vazhdojë të mbështesë gratë, duke promovuar punësimin e tyre, sidomos në institucionet ligjzbatuese.

0.5 milionë dollarë

Programi CWD do të vazhdojë të forcojë kapacitetin e forcave shqiptare të sigurisë për të menaxhuar armët dhe municionet në mënyrë të sigurt. Aktivitetet do të përfshijnë trajnime dhe përmirësime të armëve dhe objektet e magazinimit të municioneve.

Dokumenti i DASH/ Ja fondet që mund të humbasë Shqipëria dhe

Ky program do të ndihmojë në parandalimin e trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municionit, si dhe zvogëlojnë gjasat e shpërthimeve të papritura.

4.0 milionë dollarë

Ndihma e SHBA-së për Shqipërinë do të inkurajojë reformat për të çuar përpara integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke mbështetur përpjekjet mbikëqyrëse dhe avokuese të organizatave të shoqërisë civile (OSHC-të).

Programet e asistencës do të forcojnë kapacitetin e grave dhe të rinjve për të ndikuar në politikat dhe veprimet e qeverisë për barazinë gjinore dhe rininë. Financimi do të mbështesë përpjekjet për të forcuar sektorin e drejtësisë, të reduktojë tensionet ndëretnike dhe të luftojë dhunën dhe ekstremizmin. Ndihma e SHBA-së do të kontribuojë në rritjen e gazetarisë investigative, edukimit mediatik dhe krijimin e mediave të pavarura dhe të lira.

Dokumenti i DASH/ Ja fondet që mund të humbasë Shqipëria dhe

Fondet do të shkojnë dhe për të luftuar ndikimin malinj të huaj. Mbështetja do të adresojë dobësitë kritike kibernetike, duke vendosur gjithashtu mbështetje teknike afatgjatë për të ndihmuar Shqipërinë të zhvillojë një ekosistem kibernetik të fortë dhe të qëndrueshëm që përfshin mbrojtje për sistemet e infrastrukturës kritike dhe rrjetet qeveritare. Fondet do të përdoren për të përmirësuar konkurrencën ekonomike të Shqipërisë dhe të përshpejtojnë anëtarësimin e saj në BE duke përmirësuar kapacitetin e bizneseve vendase.

Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë gjithashtu të rinjtë, veçanërisht studentët e margjinalizuar, që të ndjekin mundësitë e arsimit të lartë dhe të përgatiten për fuqinë punëtore moderne globale. /Pamfleti

Dokumenti i DASH/ Ja fondet që mund të humbasë Shqipëria dhe

 

Lini një Përgjigje