TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 1 Shkurt 2025, 20:15

Babloku nuk pyet për ligje dhe Kushtetutë, Oltën dhe Vullnetin i do për të mbledhur vota

Shkruar nga Pamfleti
Babloku nuk pyet për ligje dhe Kushtetutë, Oltën dhe Vullnetin i
Vullnet Sinaj, Olta Xhaçka dhe Edi Rama

Edhe pse marrin miliona nga buxheti i shtetit, Rama nuk lëshon deputetët e tij...

Teksa çdo ditë po del dhe kërkon mandatin e katërt, Edi Rama vijon të shkelmojë me të dyja këmbët çdo ligj dhe Kushtetutë. Precedenti i Olta Xhaçkës po përdoret në mënyrën më të rrezikshme, pasi çdo deputet apo ministër që përfiton fonde në konflikt interesi, nuk e humbet mandatin.

Edhe pse burri i saj mori prona në bregdet dhe të gjithë i dolën kundër, Babloku nuk e lëshoi Oltën. Madje jo vetëm nuk e lëshoi, por pritet t’i japë një tjetër mandat. Rama e hoqi nga Kolonja dhe e solli në Tiranë, ku do ta angazhojë për të mbledhur sa më shumë vota në kryeqytet. Padyshim e mbështetur në prapaskenë nga burri i saj investitor strategjik.

Por njësoj si me Oltën, Rama veproi dhe me Vullnet Sinajn. Në mesnatën mes të enjtes dhe të premtes, socialistët vijuan me të njëjtin avaz. Partia Demokratike faktoi se si Vullnet Sinaj kishte përfituar para nga buxheti i shtetit. Çështja u trajtua në Këshillin e Mandateve dhe PS nuk pati asnjë kundërshtim në aspektin formal të çështjes. Por duke ndjekur parimin se secili deputet ka vullnetin e lirë për të votuar, socialistët rrëzuan kërkesën e PD duke shkelur hapur ligjin. Vetë Kushtetuta shprehet qartë në dispozitat e saj se kur ka pretendime të tilla, Kuvendi e voton kërkesën dhe më pas në fund vendos Gjykata nëse duhet hequr apo jo mandati.

Por për çfarë bëhet fjalë realisht? Në mocionin e firmosur nga 14 deputetë të opozitës, evidentohet përmes 30 provave shoqëruese, se deputeti Sinaj ushtron mandatin në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, që i ndalojnë deputetit që të përfitojë fonde nga Buxheti i Shtetit apo pasuri të shtetit.

Nga verifikimi i të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se deputeti në fjalë, nëpërmjet kompanive në pronësi të tij, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit. Shoqëritë ‘BIGALB GROUP’ sh.p.k., ‘BIG LISUS’ sh.p.k., ‘BIG DURRËSI’ sh.p.k., ‘BIG PESHKOPIA’ sh.p.k., ‘BIG ROI’ sh.p.k., ‘BIG LEO’ sh.p.k., ‘BIG LEZHA’ sh.p.k., ‘BIG DRINI’ sh.p.k., ‘BASHKIMI’ sh.p.k., ‘TIRANA CASH & CARRY’ sh.p.k., që janë në pronësi apo bashkëpronësi të deputetit Vullnet Sinaj, përmes vetëm 9 transaksioneve të verifikuara, kanë përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë.

“Shoqëritë e mësipërme kanë vazhduar të jenë në pronësi të deputetit Vullnet Sinaj edhe pas fitimit prej tij të mandatit të deputetit dhe gjithashtu edhe pas emërimit prej tij të dy personave znj. Elona Koshi dhe z. Eduart Koshi si ‘person i besuar i ortakut të vetëm z. Vullnet Sinaj’, përmes akt-marrëveshjeve të datave 20.07.2017, 29.03.2018 dhe 31.10.2018. Përmes këtyre marrëveshje rezulton se është bërë vetëm transferimi i kuotave dhe jo tjetërsimi i tyre, duke kaluar nga ‘zotërues aktiv i aksioneve’ në ‘zotërues pasiv i aksioneve’ për shkak të caktimit të ‘një personi të besuar’”, thekson PD.

Sipas PD, ‘Personi i besuar’, siç qartësisht përcaktohet edhe në Akt-marrëveshjet e sipërcituara i ka kaluar vetëm e drejta e vendimmarrjes mbi 100% të kuotave të zotëruara nga deputeti Vullnet Sinaj, me qëllim menaxhimin e përgjithshëm të aktivitetit të shoqërive. Por në asnjë rast, deputeti Vullnet Sinaj nuk humb të drejtën për të marrë fitimet nga shoqëria.

Por në fakt Rama nuk e lëshon Vullnetin sepse ai i duhet për vota. Zgjedhjet po afrojnë dhe biznesmeni i Big Market hedh miliona në këtë periudhë që PS të dalë fituese në Vlorë./Pamfleti

babloku lifje kushtetetute olta xhacka vullnet sinaj vota

Lini një Përgjigje