TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 3 Shkurt 2025, 10:21

Grabitqar me shqiptarët dhe delenxhi me diplomatët

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 Grabitqar me shqiptarët dhe delenxhi me diplomatët

Diplomatë që vijnë e rrinë këtej me nga 3 vjet, fiks sa Covidi...

Ndër hajdutët është më i miri. Jo vetëm vlerësohet si areus i rrallë, me çmim shumëfish Aleks Sorosit, Charles McGonigalit, Tony Blairit, gjeneral Fabricio Lisit, karteleve të drogës e gjithë demonëve të lirive dhe të drejtave njerëzore së bashku, por edhe si bruzi më i çmuar, ku mprehin me nxitim borominat banditët e axheleve të diplomacisë, që vijnë e rrinë këtej me nga 3 vjet, fiks sa Covidi.

Suksesshmëria e Sarahoshit që pi verë 33 000 dollarëshe, që buzët e tij të bruzda, herë si të dollarit apo Jonit ku kanë ngordhur 2 Tigrat e Yuri Kim, herë si të Charterit në Qiell apo të fustanit të Olta Xhaçkës, shkëlqejnë shëmti shëmbullore, sot studiohet në dosjet e FBI-së, DEA-s dhe gjithë shërbimeve perëndimore për dredhitë që i bën drejtësisë.

Pak para betejës së Filipit të 2-të të SPAK-ut, këtij që erdhi pas Arben Krajës, i njohur edhe si krehër i krimit, Babloku po mbron ushtrinë e vet të hajdutëve nga Paionasit e Thraket që po sulmojnë socializmin e Aleks Sorosit, vëllait nga vjedhja të Babaxhanit të korrupsionit.

Republikanët e Amerikës dhe reformatorët e Europës, janë përballë shpërblimeve premtuese, se kjo është arma e kryehajdutit tonë.

Se këtej, vetëm për shitblerje intereshash flitet, apo nuk është kështu?!

Nëse është fjala për hajdutë, ne organizojmë parada më madhështore se ato që zhvillon Vladimir Putin në Sheshin e Kuq.

Detajet me tanket ruse të Ilir Metës kundër Flamurit të Yuri Kim, blindat e Sali Berishës kundër prindit 1 dhe prindit 2 të Aleksit të vogël, bir i Xhorxhit të Madh, raketat e Edi Ramës kundër armatimit anti korrupsion të Donald Trump, janë madhështia ambicioze, e ambalazhuar bukur për budallenjtë që shkojnë prej 34 vitesh para kutive të votimit, si cjapi tek kasapi.   

Kasaphana që pritet nga Altin Dumani, i detyruar të çërmojë në dosjet Rama- McGonigal, Inceneratorët dhe nevojtoret e kasabasë, këtu në fshatin ku ka pasuri më shumë se në Manhatan, matanë murit të mediave moçalore, mund të ngrejë statuja Satanësh.

Deri atë ditë që ne e presim shpejt, sipër synimit, le të varet varianti vulgar se po, Edi Rama di të vjedhë shqiptarët dhe të bëjë delenxhiun me diplomatët./Pamfleti

hajdut me shqiptarët delenxi me diplomatët

Lini një Përgjigje