TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë12 Shkurt 2025, 10:41

Kur të lëvdon Babloku, je gati për burg: Kush do të jetë “kurbani” i radhës?

Shkruar nga Pamfleti
Kur të lëvdon Babloku, je gati për burg: Kush do të
Edi Rama /

Në “të shtatat” e mbështetjes dhe lavdërimit publik te qyteti “Studenti”, Erjon Veliaj u arrestua, ndërsa Babloku aktroi sikur nuk e dinte që do arrestohej e sikur i dhimbset...

Vendimi i kryetarit të PS, Edi Rama, për të shtuar Elisa Spiropalin e Ogerta Manastirliun, si bashkëdrejtuese me Erjon Veliajn në ekipin për fushatën elektorale në Tiranës, u konsiderua si skenar spostimi dhe goditjeje politike ndaj Veliajt, me sebepin e hetimit nga SPAK.

Këto zëra, Babloku u mundua t’i shuante, duke deklaruar se drejtues politik për fushtën elektorale në Tiranë është Erjon Veliaj; madje e mori disa herë pranë vetes në aktivitete politike, ku e lavdëroi për punët që ka bërë në Bashki e kontributet në fitoret e PS.

Pas nisjes së hetimit dhe sulmeve të PD e PL, Edi Rama i ka dalë në mbrojtje dhe e ka lëvduar disa herë kryebashkiakun Erjon Veliaj, siç ka bërë për shumë ish-drejtues të PS e qeverisë.

Të njëjtën gjë, Edi Rama bëri dhe në datën 3 shkurt 2025, në qytetin “Stundeti” në Tiranë, ku kishte në krahë Erjon Veliajn, të cilin e quajti drejtues të sukseshëm, që e ka bërë Bashkinë e Tiranës, lokomotivë udhëheqëse në të gjtha drejtimet dhe ka mbështetjen time, të PS e qeverisë.

Por në datën 10 shkurt 2025,  në “të shtatat” e mbështetjes dhe lavdërimit publik, krye bashkiaku Erjon Veliaj u arrestua me vendim të SPAK e Gjykatës së Posaçme, ndërsa Babloku doli të nesërmën me qëndrimet e tij akrobatike, sikur nuk e dinte që do arrestohej e sikur i dhimbset.

Arrestimi i Erjon Veliajt, disa ditë pas elozheve që i bëri Edi Rama, por dhe arrestimet e zyrtarëve të tjerë, pasi i ka mburrur dhe mbrojtur Edi Rama, ka krijuar perceptimin, se ata që lëvdon e mbron Babloku, përfundojnë në burg.

Psh; pasi  Saimir Tahiri u procedua penalisht, Babloku i doli në mbrojtje dhe quajti “ministër kampion të luftës kundër krimit”; por pas lëvdatës ai përfundoi në proces gjyqësor e në burg.

Më 13 qershor 2016, Babloku mbrojti dhe lëvdoi krye bashkiakun e Kavajës, Ervis Roshi, duke quajtur model politik të PS, por pas 3 ditësh u arrestua, ndërsa Babloku bëri sikur i dhimbsej.   

Në analizën e PS 3 muaj pas zgjedhjeve të prillit 2021, kryeministri Edi Rama lavdëroi për punë të shkëlqyer në fushatë dhe në drejtimin e bashkisë, kryebashiakun e Lushnjes Fatos Tushe, duke e quajtur model të qeverisjes lokale e PS, ndërsa pas 10 ditësh ai u arrestua.

Pesë ditë, para se ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, të merrej vendimi për arrestimin, Babloku e lëvdoi dhe e mbrojti, duke e quajtur të pastër e të ndershëm, ndërsa provat ndaj tij për dënimin në Greqi, i quajti shpifje kundër një politikani të ri të PS.

Një ditë para dorëzimit të mandatit dhe një javë para arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, Babloku e quante mik dhe pinte verë me të, duke e konsideruar politikan të ndershëm që iku nga moçali i LSI dhe iu bashkua PS, siç veproi me deputetin Alqi Bllako

Më 12 mars 2023, katër ditë para arrestimit, Babloku lëvdoi në fushatë elektorale krye bashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, ndërsa 3 ditë më pas ai u arrestua e bëri burg.

Të njëjtën akrobaci bëri me Vangjush Dakon, të cilin, deri mbrëmjen e datës 5 qershor e mbrojti dhe e lëvdoi, ndërsa 1 ditë më pas u arrestua, ndërsa Babloku heshti sikur s’kishte ndodhur asgjë.

Kështu veproi dhe ndaj Arben Ahmetajt, të cilin e quante ministër që refomoi ekonominë e financat dhe përballoi rindërtimin e banesave pas termetit, por ndryshe nga të tjerët, Ahmetajn e shkarkoi dhe iu vërsul për ta futur në burg edhe me heqje të imunitetit brenda ditës.

Për 5 vite e deri 1 ditë para arrestimit, Babloku mbrojti ish-ministrin Ilir Beqja, duke e quajtur të ndershëm, vizionar e shembull që reformoi e ngriti shëndetësinë në standarde moderne europiane

Një javë para arrestimit, Babloku e quajti dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj, “lokomotivë” politike e qeverisëse të Bashkisë e Tiranës; por të presim e të shohim, cili “kurban” e ka radhën; sepse faktet tregojnë, që të gjithë të mbrojturit e lëvduarit nga Babloku, si Agaçi, Manastirliu, Peleshi, Xhaçka, Shalsi etj., duhet të bëhen gati për burg./Pamfleti

babloku kurbani i radhës

Lini një Përgjigje