TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Shkurt 2025, 11:39

Edi Rama dhe Yuri Kim hetohen në Uashington

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Edi Rama dhe Yuri Kim hetohen në Uashington
Edi Rama dhe Yuri Kim /

Edi Rama e ka urdhëruar arrestimin e Erion Veliajt, sapo në Uashington nisi hetimi për shërbimet armiqësore kundër interesave amerikane të Edi Ramës, Aleksandër Soros dhe ish ambasadores Yuri Kim...

Sa për korrektësi, më datën 23 janar në orën 13: 40 minuta, kur pak kush e besonte,  në profilin tim në FB, e kam lajmëruar këtë skandal dhe urdhërin e Edi Ramës për Altin Dumanin, se duhet të eklipsohet hetimi i ambasadores Kim me arrestimin e Lalit.

Skilja e të gjitha të zezave kishte ende shpresë se me prangosjen e një figure kaq të lartë, skllevërve do u thyente zemërimin deri sa të dorëzohen edhe 4 vjet, medias antimafie do t’i shkulte veshët dhe diplomacinë e Uashintonit do ta shurdhonte, ashtu siç ka bërë me këta që la Yuri Kim nëpër këmbët dhe ekosistemin tonë, fatmirësisht në gjenerim.

Babloku ka pervojë të zezë që sot njihet nga Shtëpia e Bardhë.

Për këtë e sigurojmë që edhe pse ka qënë më zuzar se Aleksandër Soros dhe Charles McGonigal, gjeneralë të mafies e gjela të Rusisë e Kinës, arriti t’i korruptonte e shndërronte në kafshë të bindura për punët “shkencore” të kapitalit, sot koha mbrapsh ka filluar.

Hetimi në Uashington po vazhdon në çdo kapitull të rëndësishëm të dosjeve hetimore, ngado droga dhe paraja e pistë, kanë lëshuar lavra për të sëmurë tokën dhe ata që rrinë mbi tokë.    

3 Planete, të drejtësisë, diplomacisë dhe pushtetit, Edi Rama i ka infektuar me ca anadollakë që transferojnë ku duan trastat me dollarë nga puna e skllevërve.

Sot që Bota jeton me dorë në zemër nga frika e rishfaqjes së Presidentit Donald Trump në tapetin e kuq të demave, Edi Rama ka aktivizuar “raketat” sorosiane për të shkatërruar pritshmëritë për rotacion pushteti.

Me postulatin që e njohin jo vetëm fshatarët, por edhe FBI, DEA, madje çdo derë ku pas saj ka njerëz se: “Amerikanëve u shkuli veshët”, patronazhistët që nuk bëjnë asnjë punë dhe janë të ekspozuar si milionerë, po sulmojnë këdo u afrohet tek strofulla, edhe të vetët.

Prandaj SPAK-u nuk arreston asnjë ministër milioner, por një kryebashkiak që prodhon lajm për eklipsimin e hetimit të vetë Bablokut dhe sekretares së tij medemek Ambasadore e SHBA-ve.

Deri sot, që këtej sillej Aleksi i Sorosit si shaka e Palajve shtëpi në shtëpi, dhe dinte vrimat e gardhit të gjithkujt, mulliri i fshatit tonë, bluante krunde se asgjë nuk ndodh, se nuk arrestohen as ministra, as Olsi Rama e Shkëlzen Berisha, pasi amerikanët i ka shurdhuar e blerë Edi Rama, por jo zotërinj kriminelë, rruga e ka një fund, bëhuni gati për ndëshkim dhe kthim të gjësë së vjedhur.

Dilni një xhiro nëpër fshat e dëgjojeni këtë melodi që po përformojnë të gjitha rrjetet sociale, Edi Rama dhe Yuri Kim hetohen në Uashington./Pamfleti

edi rama yuri kim hetohen në uashington

Lini një Përgjigje