
Ringritja e urave të shëmbura mes Tiranës dhe Uashingtonit, ngjan se pas largimit të Noc Rrokut, nuk bëhet me para, por me punë e arrestime të atyre që deri sot shiheshin si të paprekshëm...
Noc Rroku, sipas Edi Ramës, i dërguari special i SHBA në Shqipëri, ka disa ditë që nuk është këtyre anëve.
Amerika ka shtuar forcat, ka rrethuar mafien, dhe ditët në vazhdim, pritet një cunam i pa përballueshëm në partinë shtet.
Janë ditë tronditëse, izoluese, për izotopin e atomeve të oksigjenit që përbën 1 të pestën e ajrit në atmosferën e mafies që ende e drejton Babloku i kopshtit botanik të mjekësisë popullore, si ilaç për plagët në trupin e kalbur të kalifatit që nuk tretë dot as kaloritë e tepërta.
Tejpërtej, partia shtet, as blen as shet politikë me Amerikën.
Askush, asnjëherë, nuk e ka parë siluetën e Noc Rrokut që i orientonte Edi Ramës sensin ku mund të gjente sendet që i nevojiten për të mos zbritur nga pushteti i përjetshëm, prandaj edhe sot që nuk është, e bëjmë pjesë të vëmendjes së veshur me vulg.
Poshtë, këtej ku jetojnë varfanjakët, edhe zgjerohen edhe zgjaten paradokset për pasanikët në paradhomën e errët, ku SPAK palos e shpalos dosjet e rënda të krimit, por që ende nuk po guxon të nxjerrë në dritë asnjë nga ato që vetëm Babloku dhe Noc Rroku i dinin.
Palë-palë, nën jastëk të gjumit letargjik të drejtësisë, janë palosur shumë iluzione si “rezultatet vijnë nga ata që punojnë në zbatimin e ligjit, në gjykata, në qeveri, të cilët tani po krijojnë realisht këto standarde integriteti dhe transparence”, apo “askush nuk është mbi ligjin”, por edhe më keq tani që Noci iku, pasi nuk e dimë kush do e ngrejë sërish këtë godinë.
Po pse nuk tërhiqet nga instikami edhe tani që Bablokun e kanë lënë këmbët?!
Ringritja e urave të shëmbura mes Tiranës dhe Uashingtonit, ngjan se pas largimit të Noc Rrokut, nuk bëhet me para, por me punë e arrestime të atyre që deri sot shiheshin si të paprekshëm.
Ua, sa shumë para kanë këta, pyet ti që prej 34 vitesh qëndron në kryqëzim të besimit?!
Po po, vetëm një kompleks shërbimesh hotelerie në një plazh të Veriut i Monika Kryemadhit, ka vlerë më të lartë se gjithë pasuritë e sekuestruara nga SPAK-u deri sot.
Po, Altin Dumani u mburr se janë sekuestruar pasuri e katandi 150 milionë euro.
Ha ha ha, po mbi 200 milion euro i ka shpërdoruar vetëm ish ministri Ilir Beqja, afërsisht aq ish ministrja Frida Krifca, e secili më shumë se tjetri, prandaj tani duhet të nisë edhe kthimi i gjësë së vjedhur.
Monikës dhe Ilirit u janë shkulur vetëm tre qime në prapanicë, tre vila asgjë më shumë.
Diçka më shumë e diçka më pak, ky është refreni i përrallës për sot: Edi Ramës i duhet një ekip lobistësh, ku të mësojë pse Amerika ka tërhequr nga Shqipëria Noc Rrokun e ka forcuar formacionin me agjentë të rinj./Pamfleti
Lini një Përgjigje