
USAID dhe Edi Rama paratë i paskan përdorur bashkë...
USAID-i amerikan po merret si shembulli i hajdutërisë në Botë, por këtu në fshatin tonë, skandali bëhet qesharak.
Amerika, sikur nuk po thotë asgjë më shumë, përveçse USAID paska qenë si Edi Rama.
USAID, krijoi një shoqëri të varur nga substancat sorosiane dhe surrelase, Edi Rama një komb të varur nga krimi dhe Soros.
USAID dhe Edi Rama paratë i paskan përdorur bashkë.
Me stemën zyrtare të drejtësisë në gjoks, me njërën dorë në zemër dhe tjetrën në thesin e parave të pista, paskan krijuar beteja falsiteti nëpër indet e industrisë së kontrolluar të bizneseve familjare.
Paratë vu nga Amerika për gratë e kryeministrit tonë, familjen socialiste të artit dhe diplomacisë demone, nën tingujt e orkestrës së vdekjes së opozitës dhe shoqërisë, nën shoun mediatik të tragjedisë “pushteti gjakatar blihet me djersën e huaj”, droga vu nga Shqipëria për McGonigalët e Sorosianët nën britmat, “kur do vijë drejtësia këtej”, janë sot e gjithë ditën studimi për prokurorët amerikanë, se kush janë më të rrezikshëm, ata që shesin drogën e vjedhin diçka në rrugë e sot janë në burgje, apo këta që politikën shtetërore e shesin si drogë e jetojnë në luks nëpër zyra shteti?!
Tipi i hajdutërisë amerikane, edhe pse i veçantë në llojin e vet, paska qenë vetëm një element i prototipit tonë, këtij që xhepat ende i ka tunel terri, dhe paratë i fluturojnë akoma nëpër qiellin e elitave botërore e tregun, heshtjes apo duartrojkitjes së gjithë këtyre që akoma vazhdojnë të mbajnë në modë petkun e poshtërsive.
Le të hetojnë sa të duan prokurorët amerikanë, le të tundin lart banderolën e reformave nëpër qitapët ku USAID i ka përdorur paratë më me aftësi se kartelet e drogës së vëlla Olsit, Babloku nuk i njeh skemat e fshehta si Berisha.
Ky është vetëshpallur antiamerikan, antiligj, dogmën dhe drogën i ka bërë strategji kombëtare.
Le të çuditet Bota për ç’të dojë, fshatarët këtej ja plasin gazit, ç’janë këto përralla more, USAID-i amerikan paska qënë si Edi Rama./Pamfleti
Lini një Përgjigje