TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 4 Mars 2025, 11:38

Amerika i ka lënë hajdutët vetëm

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Amerika i ka lënë hajdutët vetëm
Rama dhe Berisha /

Secili mund të jetë viktimë e intrigave të veta, sa kohë mungon mbikëqyrja e përkujdesja...

Arrestimet nuk janë fitore e drejtësisë mbi mafien, edhe pse kanë sjellë ca entuziazëm.

Edi Rama, si më i forti mes banditëve, ndoshta është më i fituari, por jo më i gëzuari. Mungesa e një ambasadori amerikan prej shumë kohësh, i ka dobësuar sulmin dhe e ka detyruar të luajë në mbrojtje.

Barra mbi ngjarjet është e rëndë, sa nuk e di, duhet të gëzohet apo të hillërohet që Amerika i ka lënë hajdutët vetëm, e ku t’i dihet, Saliu mund të fitojë terren.

Ky, që deri dje drejtonte kusarët e diplomacisë dhe zotëronte paratë e piratëve, sot lufton për ndonjë kockë të ngelur në tavën e vjetër të epokës së rilindjes së hajdutëve pa maska.

Po të mos e ketë seriozisht Saliu, nuk do të ishte problem, po ku ta dijë Babloku, është mirë nga trutë apo jo këto kohët e fundit.

Një herë e shkrin SPAK-un, një herë e ngrin, pastaj e bën përshesh, e prapë pendohet dhe e bën lesh në furkën e zonjës Venecie.

Po a u besohet shtizave të një zonje italiane?

Kështu pra, për problemet e hajdutëve të mëdhenj të fshatit tonë, nuk është se pritet të thuret zhgun i ngrohtë, pasi edhe Venecia po jeton acarin e realitetit ku Amerika shfaqet si regjisore e heshtur, që shkruan skenarin dhe më pas largohet, duke lënë aktorët të përplasen në derë të SPAK-ut njëri me tjetrin për mbijetesë.

Këtej, kudo ka kaos.

Secili mund të jetë viktimë e intrigave të veta, sa kohë mungon mbikëqyrja e përkujdesja, sa kohë të gjithë e pranojnë se Amerika i ka lënë hajdutët vetëm./Pamfleti

amerika hajdutë

Lini një Përgjigje