Neritan Nallbati, i njohur si “Daja i bandave”, u tha partnerëve anglezë, se do zbatojë përvojën e fituar në lufën kundër bandave në Shqipëri, kur ishte drejtues policie në disa qarqe...

Përveç faktit, që drejtues policie janë përfshirë në kultivim e trafik droge dhe skenarë vrasjesh me pagesë, ata jo vetëm nuk po largohen nga policia e të çohen para drejtësisë, por gradohen në detyra të larta dhe ngarkohen me misione për të luftuar kriminelët shqiptarë jashtë Shqipërisë.
Kështu kanë vepruar Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Drejtori i Policisë, Ilir Proda, duke dërguar në Londër, Drejtorin e Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, si bashkë-drejtues të programit partnerial, për goditjen e bandave kriminale shqiptare në Angli.
Atje, krye-polici i anti-krimit, Neritan Nallbati, takoi drejtuesit e Policisë Angleze, të cilët i garantoi se policia shqiptare do bashkëpunojë për të luftuar krimin e organizuar të shtetasve të saj.
Në njoftimin zyrtar, thuhet se Drejtori i Krimit, Neritan Nallbati, i ofroi palës angleze, ekspertizën dhe përvojën e tij disa-vjeçare, në luftën kundër bandave të krimit në Shqipëri.
Është tallje, ose më saktë gallatë, autorizimi i Neritan Nallbatit, për për të qenë bashkë-drejtues në projektin anglez, që do luftojë bandat shqiptare në Angli, sipas përvojës që ka në detyrën Drejtor i Përgjithshëm i Anti-krimit dhe si drejtor policie në disa qarqe ku sundojnë bandat.
Sepse përvoja e Neritan Nallbatit, nuk është në luftën kundër krimit, por në lidhjet dhe bashkëpunimim me bandat e krimit, me informacione për dekonspirim aksionesh, fshehje krimesh të tyre dhe paprekshmëri për t’i shpëtuar zbulimit, hetimeve e arrestimeve.
Së pari, Drejtori i Përgjithshëm i Anti-krimit, Neritan Nallbati, është nën hetim nga SPAK, mbështetur në prova që kanë dalë nga dosja SKY-ECC, ku vërtetohen lidhjet me eksponentë e grupe kriminale, madje në muajin gusht 2024, SPAK firmosi urdhër arrestin për të dhe anuloi.
Neritan Nallbati që është ngarkuar të luftojë bandat shqiptare në Angli, rezulton, se kur ishte Drejtor Policie në Elbasan, hoqi emrin dhe provat e Olsi Ramës nga dosja “Xibraka”, megjithëse informacionin e dërgoi policia gjermane.
Më 25 nëntor 2003, kur ishte Drejtor i Policisë të Vlorës, Neritan Nallbati u përjashtua përgjithnjë nga policia, mbasi nga SHISH, Anti-Trafiku, Policia e Anti- krimit dhe SHÇBA, u vërtetua se kishte lidhje me vrasës e trafikantë droge.
Pas rikthimit Drejtor Policie i Elbasanit në tetor 2013, Neritan Nallbati i forcoi aq shumë lidhjet me bandën “Çapja”, sa shpesh ishte bujtës te sarajet” e tyre; sidomos te hoteli i Adrian Capjas, të cilin Neritan Nallbati e kishte zgjedhur si mjedis të sigurt, për takimet elektorale të Edi Ramës.
Më 16 mars 2021, prokurori Ritvan Sukaj, i çoi policisë së Elbasanit, urdhër-arrestin e kapobandës Florenc Çapja, por e informua Neritan Nallbati që e ka dhëndër, dhe ai iku në Dubai bashkë me gruan e vajzën para së të arrestohej.
Sipas tabulateve të telefonit e dosjes SKY-ECC, Drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, ka dalë në shumë kontakte me krerë të krimit të organizuar, mes tyre me Ben Qimen e Fierit, Trifonin e “Bana-King”, Talo Çelën, Sokol Sanxhaktarin, bandat Çopja e Çapja në Elbasan etj.
Raportet e agjencive të sigurisë, thonë se nga tetori 2013 e deri në muajin prill 2015, kur Neritan Nallbati ishte Drejtor në Elbasan, kanë dalë “huq” 28 operacione të policisë, anti-trafikut, forcave “RENEA” e “Shqiponja”, duke mos arrestuar dot krerë dhe anëtarë bandash në këtë qytet.
Ka prova të shumta, që vërtetojnë se Neritan Nallbati, ka bashkëpunuar me grupet kriminale kur ishte drejtor policie në Fier, Berat e Durrës, sidomos në Durrës, ku lejoi trafiqet e kontrabandën në Portin Detar./Pamfleti
Lini një Përgjigje