
A po planifikon Rama t’i japë Tom Doshit kanabisin mjekësor?
Pasi vendosi trarin dhe e ka diskriminuar në lidhje me investimet, Edi Rama ka vendosur që ta kthejë Veriun në një zonë ku lulëzon kanabisi. Zona e Malësisë së Madhe njihet si zonë ku mbillet kanabis, por Rama ka vendosur të rivalizojë bandat dhe t’i marrin njerëz pranë tij në zotërim.
Për të qenë më të qartë. Sot në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i qeverisë i miratuar javën që shkoi, mbi përcaktimin e zonave kadastrale ku do të mbillet kanabis mjekësor. Vetë ministrja e Bujqësisë nuk dha asnjë detaj kur njoftoi vendimin, duke thënë se përjashtohen zonat bujqësore. Por sipas hartës të siguruar nga vendimi, zona ku do të mbillet është ajo e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe. Janë 17 sipërfaqe në këto dy qytete që janë përzgjedhur ku do të lejohet mbjellja e kanabisit. 11 janë në Malësinë e Madhe dhe 6 janë në fshatrat e Shkodrës.
Por duket se fshihet diçka tjetër pas këtij projekti. Së pari duket qartë se qeveria hyn në garë me gupet kriminale sepse kanabisi do të kultivohet te fshatrat e njohur për mbjelljen e tij. Qeveria i ka kopsitur aq mirë nenet sa askush nuk fut dorën në këtë treg.
Gojët e liga flasin se Rama mund të fusë në lojë Tom Doshin, i cili ka në pronësi kompani farmaceutike. Jo pa qëllim Doshi kërkon futjen në Kuvend tani dhe synon të marrë disa deputetë. Po ashtu raportet Rama-Doshi janë qetësuar shumë kohët e fundit. Duhet të presim dhe të shohim, por duket se ky vendim bie erë. Pse u zgjodh Shkodra dhe jo Gjirokastra, Tepelena, Korça, Vlora, Elbasani, etj?/ Pamfleti
Lini një Përgjigje