
Pas skandalit me sistemin “Tims” në Polici, duke emëruar drejtues pa certifikata sigurie dhe me dosje penale, kompania “IdentTitek” e Ministrisë Brendshme, shërbimin sekret të transferimit të të dhënave biometrike, ia dha Endri Meksit, biznesmen me aktivitet të errët brenda e jashtë Shqipërisë e pa certifikatë sigurie, por ortak me Olsi Ramën...
“Pamfleti” ka denoncuar shpesh e me prova, lidhjen e Endri Meksit, djalit të ish-kryeministrit të firmave piramidale dhe Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit të PPP-ve, oligarkëve e investitorëve strategjik, në ortakëri biznesesh të pista me kinezët, koreanët, PPP-ën e tatimeve dhe bastet.
Kjo lidhje me Olsin, i ka krijuar Endri Meksit, mundësinë e përfshirjes në “tepsinë” e lejeve të ndërtimit dhe tenderëve shtetërorë, nëpërmjet kompanive e tij, të themeluara pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet dhe lejimit të “TV-MCN” e 10 firmave të tij, të pastrojnë miliona Euro e të fshehin të ardhurat me bilance false.
Por Endri Meksi, është futur dhe në tenderët e shërbimeve strategjike të sigurisë kombëtare, ku mblidhen, përpunohen e administrohen të dhënat e shtetasve shqiptarë, dhe të shtetasve të huaj, që pajisen me dokumente biometrike për leje qëndrimi të përkohshme e të përhershme.
Sipas njoftimit të datës 13 maj 2024, bërë nga kompania shtetërore “IdentTitek”, që prodhon dhe shpërndan pasaportat e kartat “ID”, firma “MC Networking Sh.p.k”, ka marrë tenderin më objekt “Shërbim për transmetimin e të dhënave midis zyrës qendrore dhe zyrave të aplikimit në rrethe”.

Vlera e këtij tenderi është 140 milionë lekë, ndërsa afati i kontratës së shërbimit të transferimit të të dhënave të pasaportave e kartave biometrike të shtetasve, do jetë deri 30 maj 2025, ose 1 muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
Edhe nëse ky akses i Endri Meksit, ortakut të Olsi Ramës; te të dhënat personale të pasaportave e kartave biometrike të shtetasve, nuk ka lidhje me ndonjë skenar manipulimi në zgjedhjet parlamentare 2025; dhënia e aksesit të këtij shërbimi sekret të Policisë e Ministrisë së Brendshme, është i njëjtë me skandalin e sistemit “Tims” në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Sepse biznesmeni Endri Aleksandër Dhurata Meksi nuk ka certifikatë sigurie për të marrë këtë shërbim sekret shtetëror, ku edhe bizneset që marrin tenderë apo thirren si ekspertë, duhet të jenë me dosje të pastër.
Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, Endri Meksi është i skeduar nga anti-krimi, si kontigjent me aktivitet të errët brenda e jashtë Shqipërisë; por meqë është ortak me Olsi Ramën, atij iu dha aksesi në të dhënat biometrike të shtetasve deri pas zgjedhjeve të viti 2025, kur Babloku është betuar se do marrë mandatin e katërt të pushtetit./Pamfleti
Lini një Përgjigje