TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 8 Maj 2024, 17:25

SPAK 'shkund' Edin dhe Olsin, rihap dosjen e Xibrakës dhe fut në skaner vëllanë e kryeministrit!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK 'shkund' Edin dhe Olsin, rihap dosjen e Xibrakës dhe fut

SPAK ka nisur verifikimet për dosjen 335/1 (Xibraka), e cila u gropos nga ish-prokurorët e Krimeve të Rënda...

Prokuroria e Posaçme ka rihapur hetimet për dosjen “Xibraka”. Teksa kryeministri Rama po shpik lloj-lloj manovrash për të ndalur drejtësinë e re, sot i ka shkuar një lajm dëshpërues, pasi dosja që ishte pezulluar, pra ajo për Olsi Ramën, është rihapur.

Lajmin e ka dhënë gazetari Basir Çollaku. Në kuadër të denoncimeve mediatike dhe të Gazment Bardhit, ka nisur verifikimi se pse prokurorët nuk e hetuan personin e paidentifikuar.

SPAK bën me dije se ka nisur verifikimet për 335/1 për mosveprimet, për Olsin vëllanë e Xibrakës. Duke e emërtuar procedim nr. 88 vitit 2024. Këtu hyjnë në valle verifikim-hetimesh edhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela dhe Edvin Kondili, me një tufë drejtorë policie. Edi Rama thotë ti nxirret uji i zi hetimit për këdo dhe pret të ngrejë Komision ndëshkues parlamentar. Sepse kemi Rama kundër Ramës. Edi kundër Olsit”, shprehet ai.

Kjo gjë u konfirmua edhe nga vetë Gazmet Bardhi. Kreu i grupit të PD, në një konferencë me gazetarët tha se SPAK e ka thirrur ta marrë në pyetje si person që ka dijeni. “Jam njoftuar se procedimi penal 335/1 është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara duke u numërtuar procedimi 88 i vitit 2024 dhe në javët në vazhdim, në cilësinë e personit që ka dijeni jam ftuar për të dhënë shpjegime në Prokurorinë e Posaçme", deklaroi ai.

SPAK 'shkund' Edin dhe Olsin, rihap dosjen e Xibrakës dhe fut
Fletëthirrja për Bardhin

Sipas burimeve, hetimet duket se kanë nisur kryesisht, pasi Gazmet Bardhi dredhoi me qëndrimet e tij. Edhe pse tha se kishte bërë padi në SPAK, në fakt nuk kishte asnjë padi. Mirëpo organi i akuzës ka vendosur të veprojë duke nxjerr nga pluhuri dosjen.

Kur u zbulua laboratori i Xibrakës, Krimet e Rënda e ndanë dosjen në dy pjesë. Nga hetimet rezultoi se ishte një person i paidentifikuar, i cili kishte lëvizur me një automjet që ishte përdorur nga trafikantët. Vetë Bardhi nxori të dhënat e TIMS se ai person ishte Olsi Rama. Prokuroria i bllokoi hetimet dhe nuk u zbulua asgjë.

Si duket SPAK do të verifikojë se përse hetimet u ndërprenë dhe nëse ata duan ta zbardhin skandalin, mjafton t’i drejtohen policisë gjermane. Ishin ata që e zbuluan laboratorin dhe ata kanë përgjime dhe foto.

Ndërkohë ka pasur akuza se dosja është gjymtuar. Sipas avokatit Arben Llangozi janë hequr fashikujt që përmendin Olsi Ramën.  

Në momentin që zoti Bardhi ka bërë kallëzimin penal, janë urdhëruar porkurorët që të marrin dosjen. Ata janë skandalizuar nga ajo që kanë parë. Kanë konstatuar se dosja hetimore, tashmë e pezulluar, ka fshikuj të zhdukur. Pra është zhdukur dosja hetimore në ngarkim të zotit Olsi Rama. Por kush ka qenë autori dhe përfituesi i zhdukjes së kësaj dosje hetimore? Nga fashikujt janë zhdukur raportet e vëzhgimit dhe fotot e personave që kanë qenë të dyshuar dhe për të cilët nuk është bërë identifikimi. Për këtë arsye mbetet për t’u parë në vijim se çfarë do të ndodhë”, shprehej avokati pak kohë më parë.

Mbetet tani të shohim se çfarë do të bëjë SPAK, do guxojë të shkojë te vëllai i kryeministrit apo bëhet sa për të larë gojën. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje