TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 4 Maj 2024, 12:09

Rama ka rënë, Amerika nuk po investon më imazh për Qeverinë

Shkruar nga Sokol Pepushaj

  

Rama ka rënë, Amerika nuk po investon më imazh për
Edi Rama /

Amerika, në mos ka fjetur gjumë për t’u zgjuar pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, po studion ëndrrat e shqiptarëve që nuk i zë gjumi, deri sa këta banditë të shkojnë përpara drejtësisë...

Mafia, deri tani, e ka blerë imazhin imagjinar për të lyer sipërfaqen e faqes së zezë të saj. Alkimia alegorike, si shkencë e trilluar që në mesjetën e Edi Ramës, këtu e gjashtë vjet më parë, ka rënë edhe si teori. Po jetohet epoka ku socialistët po shtyhen cili rrëzon shokun poshtë rrugës.

Në shekullin e hajdutërisë, të gjithë ja kruajnë koren kohës.

Pak gërvishtje në duar kanë pësuar 4 Klanet Mafioze, dhe është e qartë, se çdo vit ka qenë më i lig se ai që kemi lënë pas.

Mbrapa të gjatit, mbahet Qeveria e rënë, e zënë në krime, pas të shkurtrit ngjishet shpirti opozitar, që nuk po e lë fryma as nga kërbaçi i fortë as nga barku bosh.

Edi Rama dhe Ilir Meta, ja kanë vënë në varg të metat njëri- tjetrit artistikisht, sa Sali Berisha këndon majë ballkonit këngë me prokuror e prokura profetike, për arrestime peshqish grabitqar, thjeshtë për të instaluar imazh të rremë, me gjasë  këtej, hajdutët kanë qëllim të mirë, të bëjnë shtet.

Laneti lan filmin në filigran të stolive të Çharles McGonigal.

Njëri në plevicë të burgut e tjetri në majë të politikave pushte, kanë pushtuar dy anët e medaljes së gunës që po shkundet në gjykatat amerikane.

Mbulesa mbi punët e pista, nuk shihet si petk festiv, sa kohë kanë ndaluar akrepat e kohës dhe Amerika, në mos ka fjetur gjumë për t’u zgjuar pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, po studion ëndrrat e shqiptarëve që nuk i zë gjumi, deri sa këta banditë të shkojnë përpara drejtësisë.

Pra, njolla e bardhë në petkun e zi, shihet me sy të lirë.

Edhe Edi Rama nuk është më pak hajdut se Sali Berisha dhe Ilir Meta,

Gropën e ka të hapur, pasi ka ndodhur ajo që ne e presim prej vitesh. Sado Mafia jonë e nderuar gjithandej në perëndim, ka lëshuar para me shumicë për lobime, Rama ka rënë, Amerika nuk po investon imazh për Qeverinë./Pamfleti

edi rama amerika

Lini një Përgjigje