Sa herë që Batoni akuzon figurat politike të PS, ndonjë ministër apo kryetar bashkie, të gjithë e kuptojnë, se ai është thjesht tellalli, ndërsa skenaristi e regjisori i çdo sulmi është ‘i gjati’...
Baton Haxhiu, ose siç quhet ndryshe në krahasim historik, “Dushan Mugosha”, i katapultuar prej 11 vitesh si tellall mediatik i PS dhe si këshilltar i Edi Ramës në qeveri, me dy detyra:
Mbrojtës i aferave të pushtetit dhe familjarëve e klanit qeveritar; dhe ‘gjuetar i shtrigave’, që sajon Babloku në kupolën e partisë së tij.
Sa herë që Baton Haxhiu akuzon ndonjë figurë politike të PS, ndonjë ministër apo kryetar bashkie, të gjithë e kuptojnë, se ai është thjesht tellalli, ndërsa skenaristi e regjisori i çdo sulmi është Edi Rama.
Për këto shërbime, “Dushan Mugosha”, paguhet me bordero e nën dorë; nga qeveria dhe grupi oligarkëve, koncesionarëve e trafikantëve të kryeministrit Edi Rama, disa prej cilëve janë bërë publike nga “Pamfleti”.
Për shkak të këtij roli prej tellalli mediatik, ditën martë është zbuluar një aferë tjetër e pisët e Baton Haxhiut, kryer në bashkëveprim me Edi Ramën, me burim financimi nga buxheti i shtetit, ose më qartë nga taksat e shqiptarëve.
Bëhet fjalë, për sondazhe të porositura e financuara nga qeveria, me urdhër të Edi Ramës për llogari të Baton Haxhiut, si pagesë për propagandën që ai bën në favor të pushtetit, duke mashtruar sikur shqiptarët janë të kënaqur me qeverinë, sikur nuk ka korrupsion etj. etj.
Sipas informacionit, çdo institucion i pushtetit qendror e pushtetit lokal, është i detyruar të paguajë 10-15 milionë lekë, për çdo sondazh që sajon Baton Haxhiu, bërë në emër të portalit “Albanian Post” e disa OJF-ve të të birit, Andi Haxhiu, por të maskuara pas emrash në Kosovë.
Sondazhet false, bëjnë propagandë në favor të qeverisë, por dhe të figurës së “udhëheqësit të madh e të pagabueshëm” Edi Rama, madje ka bërë dhe sondazhe, për gjoja vlerësime të shkëlqyera ndërkombëtare për Edi Ramën si “Lider global me ndikim te udhëheqësit botërorë”.
Për ata drejtues institucionesh e koncesionarë, që nuk ia pranojnë sondazhet, Batoni sajon e publikon artikuj që ua nxijnë punët e figurën; gjë të cilën e ka bërë në shumë raste dhe me drejtorë entesh publike të energjisë, ujit, arsimit, shëndetësisë etj., ndërsa ata që ia paguajnë nga buxheti i shtetit e nën dorë, Batoni i lustron, siç ka vepruar me landfillet.
Por shqetësim për drejtuesit e institucioneve shtetërore, është fakti se Batoni ka dyfishuar tarifën e sondazheve, ndërsa në tatime nuk bën asnjë deklarim të ardhurash prej tyre; madje prej 4 vitesh nuk ka dorëzuar bilance financiare për portalin “Albanian Post”.
Batoni ka publikuar sondazhe dhe për punën e SPAK-ut; dhe nuk e dimë, nëse ia kanë paguar; por SPAK duhet të hetojë, sa milionë lekë ka marrë këshilltari i Bablokut për sondazhet nga buxheti i shtetit; sa ka marrë nga landfillet; sa ka marrë nga PPP- Laboratorët, Check-up e Sterilizimi, dhe vazhdon paguhet 18 mijë Euro në muaj./Pamfleti
Lini një Përgjigje