TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë27 Prill 2024, 09:00

Edi Rama rrezik potencial për demokracinë, Evropën dhe Amerikën!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Edi Rama rrezik potencial për demokracinë, Evropën dhe
Edi Rama

Demokracia është e rrezikuar nga Edi Rama. Pasi ka tmerruar Europën dhe Amerikën si sheik që blen “lojtarët” më të famshëm të politikës, inteligjencës dhe diplomacisë, ka ndërtuar “skuadrën” më të fortë për betejat e nënujshme, ku me “trimat” e tij vlerësohet sot si gjigand grabitqar.

Biodiversitetin e veçantë të Ballkanit, na e zbuloi një ambasador me emrin Donald Lu. Ai, pasi ishte bindur se këtej jetojnë 69 lloje peshku që nuk gjenden në botë, pushoi “luftërat” mes pakicave dhe shumicave, që një grusht sunduesish të jenë përjetësisht në pushtet.

Pushtuesit, që atë ditë na janë bërë si pushues.

I numërojmë, i nderojmë, u krehim pushin e butë, dhe, sado që shtypi që as shtyp ndokënd, as pranon shtypjen me dollarë që i kemi me shumicë këtej, na janë dalldisur edhe shefa të FBI-së e gjeneralë të Guardia Di Finanza në Itali, dhe ne pra, pluhurojmë e plugojmë thuajse kot.

Kot flasim prej 34 vitesh, kot fare Rai 3 dhe media të tjera në gjithë Botën perëndimore, pasi këta, sapo perëndon Dielli i ditës, natën bëhen bashkë në gjueti të shtrigave që kanë huqe të këqija, të hanë bijtë e vet.

Kur “Tigri” desh hëngri Bablokun, as FBI, as DEA dhe as SPAK-u, nuk u ndien fare, pasi ata ose kishin dalë bashkë me Bablokun për peshk, ose pastronin peshqit që kapte kapoja.
Brigada e peshkimit, ka zënë kanionet e Kinës, Amerikës, Rusisë dhe botës arabe, pasi në fshatin tonë ujërat janë shumë të cekëta e peshqit kanë dalë me kurriz jashtë.

Mbase për të fshehur të ardhurat nga peshkimi në Vlorë, njëfarë Yuri Kim nëse ju kujtohet, në epokën e ndritur të Edi Ramës që i bie shekulli i dytë i Saliut të dytë, doli si nimfë nga deti, shkundi shkumët, që ta besojmë se ajo për vete nuk është peshkatare e Bablokut tonë, dhe pikë për ju, që gjithë fshati pret kur po ju bie pika në grup.

Ne që numërojmë pikat e shiut nga e hëna në të diel, e ndjejmë obligim profesional që në vazhdimësi, ta mbajmë në vëmëndje shprehjen e lashtë sa Toka: “Uji duke shterrë, mileti shkon më thellë”.

Kështu pra, meqë hajdutët janë bërë trima e vjedhin publikisht, për sot e stampojmë sentencën simfonike në dy përkufizime.
1-FBI, DEA dhe SPAK-u po na mbyten në ujë të cekët!
2-Edi Rama rrezik potencial për demokracinë, Evropën dhe Amerikën!/Pamfleti

edi rama rrezik për demokracinë eu shba

Lini një Përgjigje